Electrolux ENB38637X Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend
udhëzimet për përdorim
Ръководство за употреба
upute za uporabu
kasutusjuhend
lietošanas instrukcija
naudojimo instrukcija
Упатство за ракување
Упутство за употребу
Frigorifer-Ngrirës
Хладилник-фризер
Hladnjak-zamrzivač
Külmik-sügavkülmuti
Ledusskapis ar saldētavu
Šaldytuvas–šaldiklis
Фрижидер-замрзнувач
Фрижидер-замрзивач
ENB38637X
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Paneli I kontrollit 4
Përdorimi i parë 7
Përdorimi I përditshëm 7
mekanizmi DrinksExpress 10
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 12
Kujdesi dhe pastrimi 13
Si të veprojmë nëse… 14
Të dhëna teknike 16
Instalimi 16
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe
të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni
me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të
shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të
gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje,
të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe
veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime
dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes
në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga
pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të
mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga
priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni
derën për të parandaluar fëmijët që luajnë
të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të
mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në
trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak,
sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë
përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo
do të parandalojë që pajisja të kthehet
rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Kujdes Mos bllokoni zgavrat e ventilimit.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç
shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë nuk janë përshtatur
për këtë nga prodhuesi.
Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse
(antipiretikut).
2 electrolux
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet
në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie
me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e
qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të
mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në
kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër,
zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli
i kualifikuar i shërbimit.
1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur
apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos
futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambushkës
1)
së ndriçimit
të brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
e lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng
të ndezshëm, pasi këto mund
shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që
ndodhet në murin e pasmë.
2)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda shishes
dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të
dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza. Nëse nuk e arrini dot
spinën kryesore, shkëpusni energjinë
elektrike.
Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
Mos përdorni objekte me majë për të
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e
kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar,
uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni
me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët
e veçantë.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën
2) Nëse pajisja është Pa formim bryme
electrolux 3
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse
ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për
t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të
mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur
ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit për
të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve
të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e
për të shmangur djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
3)
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si
dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun
e ftohësit apo në materialet izoluese.
Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me
plehrat e tjera të qytetit. Shkuma
izoluese përmban gazra të ndezshëm:
pajisja duhet të hidhet në përputhje me
rregullat e zbatueshme të vendosura
nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni
dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht
në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit
të nxehtësisë. Materialet e përdorura për
këtë pajisje që kanë simbolin
janë të
riciklueshme.
Paneli I kontrollit
BDE
AC
A - Butoni ON/OFF i pajisjes D - Butoni i funksionit
B - Butoni i rregullimit të temperaturës E - Butoni konfirmues
C - Treguesi i temperaturës dhe funksionit
3) Nëse parashikohet një lidhje me ujin
4 electrolux
Ekrani
Nëse është i ndezur, dhomëza
përkatëse është aktivizuar.
Treguesi i temperaturës.
Nëse është e ndezur, temperatura e
shfaqur është ajo e dhomëzës
përkatëse.
Treguesi i funksionit të bllokimit për
fëmijët.
Nëse pulson, veprimet përkojnë me
dhomëzën përkatëse.
Treguesi i funksionit të pazarit.
Alarm ndaj temperaturës shumë të
lartë.
Treguesi i funksionit DrinksExpress.
Nëse është e ndezur, temperatura e
shfaqur është ajo e ambientit.
Treguesi i funksionit të Ngrirjes Aktive.
Treguesi pozitiv ose negativ i
temperaturës.
Treguesi i funksionit Ekonomik.
Ndezja e parë
pasi të futni spinën në prizë, nëse ekrani nuk
ndizet, shtypni çelësin (A), pajisja ndizet.
Sapo të jetë ndezur pajisja, ajo është nën
modalitetin e alarmit, temperatura do të
pulsojë dhe do të dëgjoni një zile.
Shtypni çelësin (E) dhe zilja do të pushojë
(shihni gjithashtu paragrafin "alarmi i
temperaturës së lartë" ) ikona
vazhdon të
pulsojë dhe në treguesin
do të shfaqet
temperatura më e ngrohtë e arritur.
Për ruajtjen sa më të mirë të ushqimit,
zgjidhni funksionin Ekonomik që ju siguron
temperaturat e mëposhtme të regjistruara:
+5°C në frigorifer
-18°C në ngrirës
Prisni derisa temperatura e brendshme të
arrijë -18ºC, përpara se të futni ushqimet
në dhomëzën e ngrirësit.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
shihni "Rregullimi i temperaturës".
Fikja
Pajisja fiket duke shtypur çelësin (A) për më
shumë se 1 sekondë.
Gjatë kësaj kohe do të shfaqet një numërim
mbrapsht i temperaturës nga -3 -2 -1.
Menyja e funksioneve
Duke aktivizuar çelësin (D), menyja e
funksioneve aktivizohet. Çdo funksion mund
të konfirmohet duke shtypur butonin (E).
Nëse nuk e konfirmoni, pas disa sekondash
menyja do të fiket nga ekrani dhe ky i fundit
do kthehet në gjendjen normale.
Do të shfaqen funksionet e mëposhtme:
Përzgjedhja/Fikja/Ndezja në dhomëzën e
frigoriferit.
Përzgjedhja/Fikja/Ndezja në dhomëzën e
ngrirësit.
Temperatura e ambientit
Funksioni i bllokimit për fëmijët
Funksioni i pazarit.
Funksioni Ekonomik
electrolux 5
Funksioni i Ngrirjes Aktive
Funksioni
DrinksExpress
Rregullimi i temperaturës
Temperatura mund të rregullohet duke
shtypur çelësin (D) për të përzgjedhur
dhomëzën dhe më pas çelësin (B) për të
regjistruar temperaturën e dëshiruar.
Duke shtypur çelësin (B), përzgjedhja aktuale
e temperaturës pulson në ekran. Për të
konfirmuar përzgjedhjen e temperaturës,
shtypni çelësin (E).
Do të dëgjoni zilen për pak sekonda dhe në
ekran do të shfaqet temperatura e
sapozgjedhur për pak sekonda, më pas do
të shfaqet sërish temperature e dhomëzës së
brendshme.
Temperatura e sapozgjedhur duhet të arrihet
pas 24 orësh.
Pas një periudhe të gjatë përdorimi, nuk
është e nevojshme ta vendosni temperaturën
sërish pasi ajo mbetet e regjistruar.
E rëndësishme Gjatë periudhës së
qëndrueshmërisë, pas startimit të parë,
temperatura e shfaqur nuk mund të
korrespondojë me temperaturën e
përzgjedhur. Gjatë kësaj kohe është e
mundur që temperatura e shfaqur të jetë e
ndryshme nga ajo e përzgjedhur.
Funksioni i pushimeve "H"
Funksioni i pushimeve vendos një
temperaturë +15°C.
Ky funksion ju lejon ta mbani frigoriferin të
mbyllur dhe bosh gjatë një periudhe
pushimesh (psh. pushimet e verës) pa
formimin e erërave të këqija.
Për të aktivizuar funksionin e pushimeve,
veproni njësoj si për modifikimin e
temperaturës së përzgjedhur. Treguesi i
temperaturës mund të modifikojë
temperaturën e shfaqur deri në + 8 ºC, me
nga 1º. + 2 ºC do të pasohet nga gërma "H".
Shtypni çelësin E për ta konfirmuar.
Frigoriferi tani është në modalitetin e kursimit
të energjisë të funksionit "pushime".
E rëndësishme Dhomëza e frigoriferit duhet
të jetë bosh kur funksioni i pushimeve është
i ndezur.
Funksioni i temperaturës së ambientit
Funksioni i temperaturës së ambientit
aktivizohet duke shtypur çelësin (D) (disa
herë nëse është nevoja) derisa të shfaqet
ikona përkatëse
. Në këto kushte,
temperatura e shfaqur është ajo e ambientit.
Duhet të konfirmoni përzgjedhjen duke
shtypur çelësin (E) për pak sekonda. Do të
dëgjoni një zile dhe ikona do të mbetet e
ndezur.
Është e mundur ta çaktivizoni funksionin në
çdo kohë, duke shtypur çelësin (D) derisa
ikona përkatëse të pulsojë, dhe më pas
çelësin (E)
Funksioni i bllokimit për fëmijët
Funksioni i bllokimit për fëmijët aktivizohet
duke shtypur çelësin (D) (disa herë nëse
është nevoja) derisa të shfaqet ikona
përkatëse
.
Duhet të konfirmoni përzgjedhjen duke
shtypur çelësin (E) për pak sekonda. Do të
dëgjoni një zile dhe ikona do të mbetet e
ndezur. Në këto kushte, asnjë veprim i
mundshëm me anë të çelësave nuk shkakton
asnjë ndryshim për sa kohë ky funksion është
aktiv.
Është e mundur ta çaktivizoni funksionin në
çdo kohë, duke shtypur çelësin (D) derisa
ikona përkatëse të pulsojë, dhe më pas
çelësin (E).
Funksioni i pazarit
Nëse duhet të futni një sasi të madhe ushqimi
të ngrohtë, për shembull pasi të keni bërë
pazar në ushqimore, ju këshillojmë të
aktivizoni funksionin e Pazarit për të freskuar
produktet më shpejt si dhe për të shmangur
ngrohjen e ushqimeve të tjera që ndodhen në
frigorifer.
Funksioni Pazarit aktivizohet duke shtypur
çelësin (D) (disa herë nëse është nevoja)
derisa të shfaqet ikona përkatëse
. Duhet
të konfirmoni përzgjedhjen duke shtypur
çelësin (E) për pak sekonda. Do të dëgjoni një
zile dhe ikona do të mbetet e ndezur.
Funksioni i Pazarit fiket automatikisht pas
afro 6 orësh. Është e mundur ta çaktivizoni
funksionin në çdo kohë, duke shtypur çelësin
(D) derisa ikona përkatëse të pulsojë, dhe më
pas çelësin (E).
Funksioni Ekonomik
Funksioni Ekonomik aktivizohet duke shtypur
çelësin (D) (disa herë nëse është nevoja)
derisa të shfaqet ikona përkatëse
.
6 electrolux
Duhet të konfirmoni përzgjedhjen duke
shtypur çelësin (E) për pak sekonda. Do të
dëgjoni një zile dhe ikona do të mbetet e
ndezur.
Në këto kushte, temperaturat e zgjedhura
regjistrohen automatikisht (+5ºC dhe 18ºC),
në kushtet më të mira të ruajtjes së ushqimit.
Është e mundur ta çaktivizoni funksionin në
çdo kohë, duke ndryshuar temperaturën e
përzgjedhur në një nga dhomëzat.
Funksioni i Ngrirjes Aktive
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ruajtjen për kohë të gjatë të ushqimeve
që tregtohen të ngrira, si dhe për ushqimet e
freskëta që doni të ngrini.
Sasia maksimale e ushqimeve që do të ngrini
në 24 orë shfaqet në etiketën e parametrave.
Për të ngrirë sasinë e ushqimeve që shfaqet
në etiketën e parametrave, vendoseni
ushqimit në kontakt të drejtpërdrejtë me
sipërfaqen ftohëse (hiqeni sirtarin ose
koshin). Në rast se ushqimi ka ngrirë brenda
në sirtarët ose koshat e ngrirjes, sasia
maksimale pakësohet disi.
Për të ngrirë ushqime të freskëta do të duhet
të aktivizoni funksionin e Ngrirjes Aktive.
Shtypni çelësin (D) (disa herë nëse është
nevoja) derisa të shfaqet treguesi
.
Duhet të konfirmoni përzgjedhjen duke
shtypur çelësin (E) për pak sekonda. Do të
dëgjoni zilen dhe në ekran do të shfaqen disa
vija të animuara.
Pas një ftohjeje paraprake prej 24 orësh,
vendoseni ushqimin në ngrirje.
Vendoseni ushqimin që do të ngrini në
dhomëzën
, pasi aty është pika më e
ftohtë.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Gjatë kësaj
kohe mos vendosni ushqime të tjera në
ngrirës.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Është e mundur ta çaktivizoni funksionin në
çdo kohë, duke shtypur çelësin (D) derisa
treguesi
të pulsojë, dhe më pas çelësin
(E).
Alarm i temperaturës shumë të lartë
Rritja e temperaturës në njërën nga
dhomëzat (për shembull si pasojë e ikjes së
dritave) tregohet nëpërmjet:
temperaturës që pulson
dhomëzës së ngrirësit
që pulson
pulsimit të ikonës
tringëllimit të ziles
Kur rivendosen kushtet normale:
sinjali akustik fiket
vlera e temperaturës vazhdon të pulsojë
Kur shtypni çelësin (E) për të çaktivizuar
alarmin, temperatura më e lartë e arritur në
dhomëz shfaqet në treguesin
për disa
sekonda.
Më pas ai kthehet në procesin normal duke
treguar temperaturën e dhomëzës së
përzgjedhur.
Gjatë fazës së alarmit, zilja mund të fiket duke
shtypur çelësin (E).
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët
dhe pak sapun natyral për të hequr erën
tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent
apo pluhura gërryese, pasi këto mund të
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
electrolux 7
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të
dhënave teknike në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt
ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund
të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi
të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të
zgjasë më shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të
vendosen sipas dëshirës.
Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në
raftin e para-vendosur.
E rëndësishme Nëse rafti është pozicionuar
horizontalisht, vendosni vetëm shishet e
mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të
mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta
arritur këtë, tërhiqeni raftin lart, në mënyrë që
të rrotullohet nga lart e të vendoset në nivelin
tjetër më sipër.
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me
madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të
vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon:
tërhiqni ngadalë raftin në drejtim të
shigjetave, derisa të lirohet, e më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
8 electrolux
Kutia e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ushqimeve të freskëta është e
përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve të
freskëta si peshk, mish, fruta deti, pasi
temperatura këtu është më e ulët se në
pjesët e tjera të frigoriferit. Ajo ndodhet në
pjesën e poshtme të frigoriferit, menjëherë
mbi sirtarin e zarzavateve.
Nëse dëshironi ta nxirrni jashtë sirtarin e
ushqimeve të freskëta, ndiqni këta hapa:
1. Hapni derën e frigoriferit sa më shumë.
Nëse nuk e hapni dot derën në një kënd
180º për arsye të ndonjë pengese ose
objekti, hiqeni raftin e shisheve nga dera.
2. Tërhiqeni sirtarin drejt vetes deri në fund.
3. Ngrijeni pak pjesën e përparme të sirtarit.
4. Shkëputeni sirtarin nga mbajtëset e tij.
5. Ngrini pjesën e pasme të mbajtëses nga
foleja e saj.
6. Tërhiqeni kornizën drejt vetes.
7. Hiqeni kornizën mbajtëse.
3
2
5
6
Për ta rivendosur dhomëzën e ushqimeve të
freskëta në vendin e saj fillestar, ndiqni hapat
e mësipërme në rend të kundërt.
Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që nuk
i lejon ata të nxirren nga vendi aksidentalisht
apo të bien poshtë. Kur të doni t'i hiqni ata
nga ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe
në momentin që arrini në pikën e ndalimit,
hiqeni koshin duke e ngritur atë pak lart.
Në momentin që e vini sërish në vend, ngrini
pak pjesën ballore të koshit për ta futur atë
në ngrirës. Pasi të keni arritur në pikat e
ndalimit, shtyjini koshat sërish në vendin e
tyre.
electrolux 9
2
1
mekanizmi DrinksExpress
Mekanizmi DrinksExpress mund të ftohë
shpejt një sërë pijesh të paketuara më shpejt
se në frigorifer dhe në ngrirës.
Kapaciteti është i mjaftueshëm për pije nga
33cl deri në 2l.
Brenda njësisë ju mund të ftohni deri në:
8 shishe prej 0.33 cl ose 0.5 cl
4 shishe të vogla prej 0.5 cl
2 shishe vere 0.75 lt
një kuti 2lt Tetrapak
një shishe e vogël 1.5 lt ose një shishe e
madhe vere.
Paralajmërim Nëse i përdorni siç
duhet, do të shmangni rrezikun e ngrirjes
së shishes.
10 electrolux
1
2
3
4
Ekrani për përdoruesin
33cl
75cl
1,5l
50cl
1l
2l
1 Ekrani për përdoruesin
2 Butoni ON/OFF
Butonat përzgjedhës
3 Platforma
4 Dera
Ndezja
1. Hapni derën DrinksExpress dhe
vendoseni enën brenda mbi platformë.
2. Mbyllni derën.
3. Shtypni butonin ON/OFF për 1 sekondë
për të ndezur mekanizmin.
4. Zgjidhni llojin e pijes që doni të ftohni duke
shtypur butonin përzgjedhës, derisa në
ekran të ndizen dritat e ikonës së
dëshiruar.
5. Ikona e zgjedhur fillon të pulsojë dhe
ftohja fillon.
6.
Ikona
në ekranin e panelit të kontrollit
ndizet.
Fikja
E rëndësishme Funksioni fiket
automatikisht pas 30 minutash.
1. Kur procesi i ftohjes ka përfunduar:
dëgjohet një sinjal akustik vazhdimisht
çdo 10 sekonda, gjatë një periudhe
prej 30 minutash.
ikona
në ekranin e panelit të
kontrollit pulson.
2. Shtypni butonin ON/OFF për 1 sekondë.
3. Sinjali akustik fiket.
4.
Ikona
fiket.
5. Ikona e përzgjedhur në ekranin
DrinksExpress fiket.
Në çdo kohë ju mund të fikni funksionin duke
shtypur butonin ON/OFF për 1 sekondë.
Mekanizmi DrinksExpress në
modalitetin stand-by (pezullim)
Në modalitetin stand-by, kjo dhomëz
specifike është një zonë e ftohtë që mund të
përdoret si zgjatim i dhomëzës së ushqimeve
të freskëta, për ruajtjen e ushqimeve dhe
pijeve.
Temperatura brenda mekanizmit
DrinksExpress kur ky nuk është në përdorim,
është në të njëjtin nivel me koshin e
zarzavateve.
Pastrimi i mekanizmit
Mekanizmi DrinksExpress pastrohet lehtë
për shkak të sipërfaqes së tij të sheshtë që
mund të pastrohet lehtë me një leckë të
njomë.
Një pllakë që ndodhet në pjesën e poshtme,
mbledh rrjedhjet e mundshme të pijeve dhe
ujin e kondensuar.
electrolux 11
Hiqeni pllakën për ta larë me ujë të ftohtë e
të ngrohtë.
Kujdes Mos e lani pllakën në enëlarëse.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Tingujt e Funksionimit Normal
Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur
frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave
ose tubave. Është normale.
Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi
pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull
si uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga
kompresori. Është normale.
Zgjerimi termik mund të shkaktojë një
zhurmë të papritur kërcitëse. Është një
fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen
fizik i rrezikshëm. Është normale.
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose
mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe
pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa pushim duke shkaktuar
formimin e ngricës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni
Rregullatorin e Temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar
shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të
freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës
mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen
mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në
mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një
kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen
e shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet
në ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa
këshilla të rëndësishme:
sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën
e vlerave;
procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet
shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë
kësaj periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
përgatitni ushqimin në racione të vogla për
të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe
të plotë si dhe për të bërë të mundur si
rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e
dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini ose
polietileni dhe sigurohuni që paketimi të
jetë hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira,
të prekin ushqimet që janë tashmë të
ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje
temperature të këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë
pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,
mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga
ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në çdo
pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për
të pasur parasysh kohën e ruajtjes.
12 electrolux
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të
ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga
kjo pajisje, duhet:
të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni
blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
të siguroheni se ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës, në
një kohë sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt
dhe nuk mund të ngrihet sërish.
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
Kujdesi dhe pastrimi
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të
kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë
të vakët dhe me pak sapun.
kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t'u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura
gërryese, produkte pastruese me shumë erë
të mirë ose pastrues me dyll për të pastruar
brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të
dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë
të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe
kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes,
me një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky
veprim do të përmirësojë rendimentin e
pajisjes dhe do të kursejë konsumin e
energjisë.
E rëndësishme Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë
pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja
e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm
me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi
i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse
të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme
të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku
dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet
në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për
të parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të
pikojë mbi ujë. Përdorni pastruesin e
posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta
gjeni të futur në vrimën e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Nga ana tjetër, dhomëza e shkrirjes së këtij
modeli është e tipit "pa ngricë". Kjo do të
electrolux 13
thotë se nuk formohet brymë kur pajisja
është në punë, as në muret e brendshme e
as në ushqime.
Mungesa e brymës ndodh për shkak të
qarkullimit të vazhdueshëm të ajrit të ftohtë
brenda dhomëzës, i vënë në lëvizje nga një
ventilator i kontrolluar automatikisht.
Si të veprojmë nëse…
Kujdes Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga
priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose
personat kompetentë duhet të merren
me rregullimet apo defektet që nuk janë
në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështetur mirë
në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa
lëvizur (të katër këmbët e saj duhet
të kenë prekur tokën).
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e lini derën të hapur më gjatë
se ç'duhet.
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit të
bjerë në temperaturën e ambientit,
përpara se ta futni në pajisje.
Temperatura e ambientit është
shumë e lartë.
Ulni temperaturën e ambientit.
Funksioni i Ngrirjes Aktive është
aktivizuar.
Referojuni paragrafit "Funksioni i
Ngrirjes Aktive".
Në pllakëzën e pasme
frigoriferit rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në
pllakëzën e pasme.
Është normale.
Brenda në frigorifer rrjedh
ujë.
Tubi i daljes së ujit është bllokuar. Pastroni tubin.
Produktet e pengojnë ujin të
rrjedhë në kolektorin e ujit.
Sigurohuni që produktet të mos
prekin pllakën e pasme.
Uji rrjedh në dysheme. Uji i shkrirë që del jashtë nuk
shkon në depozitën avulluese që
ndodhet mbi kompresor.
Bashkoni tubin e daljes së ujit të
shkrirë me depozitën avulluese.
Ka shumë brymë dhe
akull.
Produktet nuk janë mbështjellë
siç duhet.
Mbështillini ushqimet më mirë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Temperatura në pajisje
është shumë e lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit të
bjerë në temperaturën e ambientit,
përpara se ta futni në pajisje.
14 electrolux
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Keni futur shumë produkte
njëkohësisht në pajisje.
Futni më pak produkte
njëkohësisht në pajisje.
Temperatura në frigorifer
është shumë e lartë.
Në pajisje nuk qarkullon ajër i
ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
Temperatura në ngrirës
është shumë e lartë.
Produktet janë shumë afër me
njëri-tjetrin.
Vendosini produktet në mënyrë të
tillë që ajri i ftohtë të mund të
qarkullojë.
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë në
prizë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk ka korrent. Në prizën
kryesore nuk kalon tension.
Lidhni një pajisje tjetër elektrike në
prizë. Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llambushka nuk punon. Llambushka është në modalitetin
stand-by.
Mbylleni dhe hapeni derën.
Llambushka është me defekt. Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
llambushkës".
Nëse këshillat e dhëna nuk japin rezultat, telefonojini shërbimit më të afërt të klientit.
Zëvendësimi i llambushkës
Nëse doni të ndërroni llambushkën, ndiqni
këta hapa:
1. Shkëputeni pajisjen nga rryma.
2. Hiqni vidhën nga kapaku i llambushkës.
3. Zbërtheni pjesën e lëvizshme duke e
shtypur siç tregohet në figurë.
4. Zëvendësoni llambushkën me një tjetër të
së njëjtës fuqi (fuqia maksimale tregohet
në mbështjellën e llambushkës)
5. Fiksojeni kapakun e llambushkës në
vend.
6. Vidhoseni vidhën e kapakut të
llambushkës.
7. Rilidheni pajisjen me rrymën.
8. Hapni derën dhe kontrolloni nëse drita
ndizet.
1
2
3
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni
derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni
guarnicionet me defekt të derës.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
electrolux 15
Të dhëna teknike
Përmasat
Lartësia 595 mm
Gjerësia 595 mm
Thellësia 632 mm
Koha në rritje 18 h
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e
vlerave që gjendet në anë të majtë brenda
pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
Instalimi
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna
për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për
një përdorim të saktë të pajisjes, përpara
se të instaloni atë.
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku
temperatura e ambientit përputhet me klasën
e klimës që tregohet në tabelën e vlerave në
pajisje:
Klasa e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Vendosja
Pajisja duhet të instalohet larg burimeve të
nxehtësisë si radiatorët, bojlerët, drita e
dejtpërdrejtë e diellit, etj. sigurohuni që ajri
qarkullojë lirisht rreth pjesës së pasme të
raftit. Për të siguruar performancën më të
mirë, nëse pajisja është vendosur poshtë një
njësie të varur në mur, largësia minimale
midis pjesës së sipërme të dollapit dhe
njësisë së murit duhet të jetë minimalisht 100
mm . Në një rast ideal, do të ishte mirë që
pajisja të mos vendosej nën njësive që varen
në mur. Nivelimi i kujdesshëm arrihet përmes
një ose më shumë këmbëzave të
rregullueshme që ndodhen nën dollap.
Paralajmërim Pajisja duhet të mund të
shkëputet lirisht nga korrenti; për këtë,
spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme
pas instalimit.
A
B
mm
mm
min
100
20
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që
tregohet në tabelën e vlerave përputhet me
të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos
tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt,
pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e
ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar,
lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të
tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi,
duke u këshilluar me një elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë
përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat
paraprake të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. -
Direktivat
16 electrolux
Ndarëset e pasme
Në çantën e dokumentave, gjeni dy
ndarëse që duhet të montohen siç
tregohet në figurë.
Lironi vidhat dhe futeni ndarësen nën kokën
e vidhës, më pas shtrëngojini sërish vidhat.
1
2
3
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të
qëndrojë në nivel. Kjo mund të arrihet
nëpërmjet dy këmbëzave të rregullueshme
në pjesën e poshtme ballore.
Heqja e mbajtësbe të rafteve
Pajisja juaj është pajisur me mbajtëse raftesh
që bëjnë të mundur sigurimin e rafteve gjatë
transportimit.
Për t'i hequr ato, veproni si më poshtë:
1. Lëvizni mbajtëset e rafteve në drejtim të
shigjetës (A).
2. Ngrijini raftet nga pas dhe shtyjini përpara
derisa të lirohen (B).
3. Hiqni skarat mbajtëse (C).
Ndryshimi i drejtimit të derës
Paralajmërim Përpara se të kryeni çdo
lloj veprimi, hiqni spinën nga priza.
E rëndësishme Për të kryer veprimet e
mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni
së bashku me një person tjetër që do të
mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë
procesit.
Për të ndryshuar drejtimin e hapjes së derës,
ndiqni këta hapa:
1. Hapni derën me pajisjen e vendosur
vertikalisht. Zhvidhosni vidhat (t1) dhe
hiqni kornizën e sipërme plastike (t2).
Mbyllni derën.
t1
d7
t1
t1
t2
t3
electrolux 17
2. Hiqni pjesëzën e vogë plastike nga
korniza plastike e derës dhe vendoseni
në skajin e kundërt (t3).
3. Hiqni panelin e kontrollit (t4). Nëse është
e nevojshme, përdorni me shumë kujdes
një kaçavidë. Zhvidhosni vidhën në anën
tjetër. Hiqni menteshën e sipërme të
derës (t5). Vendosini ato në një qeskë
plastike bosh.
t5
t4
4. Çmontoni derën e sipërme.
5. Zhvidhosni vidhat dhe hiqni mekanizmin
ndalues të derës (d1). Mbërthejeni atë
mbrapsht në anën e kundërt.
d1
6. Zhvidhosni menteshën e mesit (m2).
Hiqni ndarësen plastike (m1).
m1
m2
m3
m4
m5
m6
7. Hiqni ndarësen (m6) dhe zhvendoseni në
anën tjetër të aksit të menteshës (m5).
8. Hiqni derën e poshtme.
9. Hiqni pjesëzën (b1) duke përdorur një
vegël. Zhvidhosni aksin e poshtëm të
menteshës (b2) dhe ndarësen (b3) dhe
vendosini ato në anën e kundërt.
10. Rivendosni mbulojën (b1) në anë të
kundërt.
b1
b2
b3
11. Zbërtheni elementet kyçës të derës
(d2,d3) duke zhvidhosur vidhën (d4) .
18 electrolux
d2
d4
d3
d5
d6
12. Hiqni mekanizmat ndalues në dy dyert
(d5,d6) .
13. Ktheni mbrapsht elementët mbërthyes
të derës (d2,d3) , kalojini në anën tjetër
të derës dhe fiksojini duke vidhosur
vidhën (d4) .
14. Rivendosni mekanizmat ndalues (d5,d6)
në anën tjetër të dyerve.
15. Hiqni kunjin e majtë të mbulojës së
menteshës së mesit (m3, m4) dhe
zhvendoseni në anën tjetër.
16. Futeni kunjin e menteshës së mesit (m5)
në vrimën e majtë të derës së poshtme.
17. Futeni sërish derën e poshtme në aksin
e menteshës së poshtme (b2).
18. Vidhosni sërish menteshën e mesit (m1)
në skajin tjetër . Mos harroni ndarësen
plastike (m2) që duhet futur nën
menteshën e mesit.
19. Futeni derën e sipërme në aksin e
menteshës së mesit (m5).
Sigurohuni që skajet e derës të jenë
paralel me skajin anësor të pajisjes.
20. Poziciononi dhe mbërtheni menteshën e
sipërme (mund t'i gjeni në qeskën e
udhëzimeve të përdorimit) në skajin tjetër
(t6).
t6
t7
21. Futni panelin (t7) (që gjeni në qeskën e
udhëzimeve të përdorimit).
22. Hapni derën e sipërme, mbërtheni
kornizën e sipërme (t2) me anë të
vidhave (t1). Montoni magnetin (d7).
Mbyllni derën.
23. Rivendoseni, niveli pajisjen, prisni për të
paktën katër orë dhe më pas lidheni atë
në prizë.
Bëni një kontroll përfundimtar për t'u siguruar
që:
Të gjitha vidhat janë shtrënguar.
Guarnicioni magnetik ngjitet në kasën e
pajisjes.
Dera hapet dhe mbyllet në mënyrë të
saktë.
Nëse temperatura e ambientit është e ftohtë
(p.sh. në Dimër), rondela mund të mos futet
mirë në dollap. Në atë rast, prisni që rondela
të hyjë natyrshëm.
Në rast se nuk doni të kryeni veprimet e
sipërpërmendura, kontaktoni Qendrën më të
afërt të Shërbimit të Klientit. Specialisti i
Qendrës së Shërbimit të Klientit do të kryejë
ndryshimin e drejtimit të derës, me
shpenzimet tuaja.
electrolux 19
Electrolux. Thinking of you.
Споделете още от нашето мислене на
www.electrolux.com
Съдържание
Информация за безопасност 20
Командно табло 22
Първа употреба 26
Всекидневна употреба 26
устройство DrinksExpress 28
Полезни препоръки и съвети 30
Грижи и почистване 31
Как да постъпите, ако 32
Технически данни 34
Инсталиране 34
Опазване на околната среда 38
Запазваме си правото на изменения
Информация за безопасност
От интерес на вашата безопасност и за
осигуряване на правилна употреба,
преди да инсталирате и използвате уре‐
да за пръв път, прочетете това ръковод‐
ство за потребителя внимателно, вклю‐
чително препоръките и предупрежде‐
нията. За да избегнете ненужни грешки
и злополуки, важно е да внимавате всич‐
ки хора, които използват уреда, да са на‐
пълно запознати с неговата работа и
средствата за предпазване. Запазете те‐
зи инструкции и се погрижете те да оста
нат към уреда, ако той бъде преместен
или продаден, така че всеки, който го из‐
ползва през целия му срок на експлоа‐
тация, да бъде добре информиран за
употребата и безопасността на уреда.
За защита на живота и имуществото си
спазвайте предпазните мерки от ин‐
струкциите за потребителя, тъй като
производителят не носи отговорност за
повреди, предизвикани поради неспаз‐
ването им.
Безопасност за децата и хората с
намалени способности
Този уред не е предназначен за упо‐
треба от лица (включително деца) с
ограничени физически, сетивни или
умствени възможности, с недостатъ‐
чен опит и познания освен ако не се
наблюдават или са им дадени инструк‐
ции за употребата на уреда от лице,
отговорно за тяхната безопасност.
Децата трябва да се надзирават, за да
се гарантира, че няма да си играят с
уреда.
Съхранявайте опаковъчните материа‐
ли далеч от обсега на деца. Съществу
ва опасност от задушаване.
При изхвърляне на уреда изключете
щепсела от контакта, срежете кабела
на захранването (възможно най-близо
до уреда) и демонтирайте вратата, за
да предотвратите удар с електрически
ток и евентуалното затваряне на деца
в него по време на игра.
Ако с този уред, който има магнитни
уплътнения на вратата, ще замените
по-стар уред с пружинен затвор (клю‐
чалка) на вратата или капака, уверете
се, че пружинният затвор е неизполз‐
ваем, преди да изхвърлите употребя‐
вания уред. Така ще предотвратите
смъртна опасност от затварянето на
деца вътре.
Общи мерки за безопасност
ВНИМАНИЕ! Внимавайте да не
запушите вентилационните отвори.
Уредът е предназначен за съхранение
на хранителни продукти и/или напитки
при нормални домашни условия, както
е обяснено в тази книжка с инструкции.
Не използвайте механични инстру‐
менти или други неестествени сред‐
ства за ускоряване на процеса на раз‐
мразяване.
20 electrolux
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80
  • Page 81 81
  • Page 82 82
  • Page 83 83
  • Page 84 84
  • Page 85 85
  • Page 86 86
  • Page 87 87
  • Page 88 88
  • Page 89 89
  • Page 90 90
  • Page 91 91
  • Page 92 92
  • Page 93 93
  • Page 94 94
  • Page 95 95
  • Page 96 96
  • Page 97 97
  • Page 98 98
  • Page 99 99
  • Page 100 100
  • Page 101 101
  • Page 102 102
  • Page 103 103
  • Page 104 104
  • Page 105 105
  • Page 106 106
  • Page 107 107
  • Page 108 108
  • Page 109 109
  • Page 110 110
  • Page 111 111
  • Page 112 112
  • Page 113 113
  • Page 114 114
  • Page 115 115
  • Page 116 116
  • Page 117 117
  • Page 118 118
  • Page 119 119
  • Page 120 120
  • Page 121 121
  • Page 122 122
  • Page 123 123
  • Page 124 124
  • Page 125 125
  • Page 126 126
  • Page 127 127
  • Page 128 128
  • Page 129 129
  • Page 130 130
  • Page 131 131
  • Page 132 132
  • Page 133 133
  • Page 134 134
  • Page 135 135
  • Page 136 136
  • Page 137 137
  • Page 138 138
  • Page 139 139
  • Page 140 140
  • Page 141 141
  • Page 142 142
  • Page 143 143
  • Page 144 144
  • Page 145 145
  • Page 146 146
  • Page 147 147
  • Page 148 148

Electrolux ENB38637X Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend