Aeg-Electrolux SZ91200-6I Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend
SANTO Z 9 12 00-6i
Udhëzimet për përdorim Frigorifer
Upute za uporabu Hladnjak
Kasutusjuhend Külmik
Lietošanas
instrukcija
Ledusskapis
Naudojimo
instrukcija
Šaldytuvas
Navodila za uporabo Hladilnik
Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë.
Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake
ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të
kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu
referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në
një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes
shtëpiake.
Ne ju urojmë shumë kënaqësi me pajisjen tuaj të re shtëpiake.
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme 3
Siguria e përgjithshme 3
Përdorimi i përditshëm 4
Kujdesi dhe pastrimi 4
Instalimi 4
Shërbimi 5
Paneli i kontrollit 5
Ndezja e frigoriferit 5
Fikja e frigoriferit 6
Butonat e përzgjedhjes së temperaturës
6
Treguesi i temperaturës 6
Rregullimi i temperaturës 6
funksioni TURBO COOLMATIC 7
Përdorimi i parë 7
Pastrimi i brendësisë së pajisjes 7
Përdorimi I përditshëm 7
Raftet e lëvizshme 7
Vendosja e rafteve të derës 8
Filtri prej karboni i ajrit 8
Dhomëza LONGFRESH 8
Kontrolli i lagështisë 8
Raft 9
Koha e ruajtjes në dhomëzën e freskisë
afatgjatë 0°C për ushqimet e freskëta
9
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 11
Këshilla për kursimin e energjisë 11
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
11
Këshilla për ftohjen 11
Kujdesi dhe pastrimi 11
Pastrimi periodik 12
Zëvendësimi i filtrit të karbonit 12
Shkrirja e frigoriferit 13
Kohë të gjata mos-përdorimi 13
Si të veprojmë nëse 13
Zëvendësimi i llambushkës 15
Mbyllja e derës 15
Të dhëna teknike 16
Instalimi 16
Pozicionimi 16
Lidhja elektrike 16
Nevojat për ventilim 17
Montimi i filtrit prej karboni të ajrit 17
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
2
Përmbajtja
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin
e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi
prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi
të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për
sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë
pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë
ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një
pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që
ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që
pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
KUJDES
Mos bllokoni zgavrat e ventilimit.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në
këtë broshurë udhëzuese.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e
akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për
sa kohë nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse (antipiretikut).
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt
në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark
të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga
një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit.
Të dhëna për sigurinë
3
1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes.
Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje
elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës
1)
së ndriçimit të
brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi
kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet
në murin e pasmë.
2)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të
prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri.
Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë
presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
Nëse nuk e arrini dot spinën kryesore, shkëpusni energjinë elektrike.
Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji
do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është
e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen.
Në këtë rast, ruajeni paketimin.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën
2) Nëse pajisja është Pa formim bryme
4
Të dhëna për sigurinë
Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të
shmangur djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
3)
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit
apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të
qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje
me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime
në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë.
Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
Paneli i kontrollit
1 2 3 4 5 6 7
1 Drita treguese e Frigoriferit
2 Çelësi ON/OFF i frigoriferit
3 Rregullatori i temperaturës së frigoriferit, butoni +
4 Treguesi i temperaturës së frigoriferit
5 Rregullatori i temperaturës së frigoriferit, butoni -
6 treguesi TURBO COOLMATIC
7 butoni TURBO COOLMATIC
Ndezja e frigoriferit
1. Futeni spinën në prizë.
3) Nëse parashikohet një lidhje me ujin
Paneli i kontrollit
5
2. Shtypni çelësin ON/OFF.
3. Drita treguese do të ndizet.
Fikja e frigoriferit
1. Mbajeni çelësin ON/OFF të shtypur për më shumë se 5 sekonda.
2. Pas kësaj, do të shfaqet një numërim mbrapsht i temperaturës nga -3 -2 -1. Kur shfaqet
"1", frigoriferi është i fikur. Treguesi i temperaturës fiket. Drita treguese do të fiket.
Butonat e përzgjedhjes së temperaturës
Temperatura rregullohet duke përdorur butonat e përzgjedhjes së temperaturës. Këta
butona janë lidhur me treguesin e temperaturës.
Treguesi i temperaturës ka kaluar nga treguesi i temperaturës AKTUALE (treguesi i
temperaturës është ndezur) në treguesin e temperaturës së DËSHIRUAR (treguesi i
temperaturës pulson) duke shtypur një nga butonat përzgjedhës të temperaturës.
Çdo herë që shtypet një nga dy butonat, temperatura e DËSHIRUAR rregullohet me anë
të 1°C. Temperatura E DËSHIRUAR duhet të arrihet brenda 24 orëve.
Nëse nuk shtypet asnjë nga butonat, treguesi i temperaturës tregon sërish automatikisht
pas një periudhe të shkurtër (afro 5 sek.) treguesin e temperaturës AKTUALE.
Temperatura e DËSHIRUAR do të thotë:
Temperatura që është zgjedhur për brendësinë e frigoriferit. Temperatura E DËSHIRUAR
tregohet me numra që pulsojnë.
Temperatura AKTUALE do të thotë:
Treguesi i temperaturës do të tregojë sërish temperaturën aktuale në brendësi të frigoriferit.
Temperatura AKTUALE tregohet me numra të ndriçuar.
Treguesi i temperaturës
Treguesi i temperaturës shfaq të dhëna të ndryshme:
Gjatë punës normale, do të shfaqet temperatura e frigoriferit në atë moment
(temperatura AKTUALE).
Gjatë rregullimit të temperaturës, ekrani që do të pulsojë do të tregojë temperaturën që
keni vendosur aktualisht (temperaturën E DËSHIRUAR).
Kur ndryshoni përzgjedhjen e temperaturës, prisni rreth 24 orë derisa ekrani i temperaturës
të stabizilohet.
Rregullimi i temperaturës
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:
1. Vendosni temperaturën e kërkuar, duke shtypur çelësin përkatës të temperaturës.
Treguesi i temperaturës do të shfaqë menjëherë përzgjedhjen e ndryshuar (temperatura
E DËSHIRUAR) dhe treguesi i temperaturës do të pulsojë.
2. Sa herë të shtypni çelësin e temperaturës, temperatura e DËSHIRUAR rregullohet me
1 °C. Temperatura E DËSHIRUAR duhet të arrihet brenda 24 orëve.
3. Pasi të jetë vendosur temperatura e nevojshme, pas pak (afro 5 sek.) treguesi i
temperaturës do të tregojë sërish temperaturën AKTUALE në brendësi të dhomëzës
përkatëse. Treguesi i temperaturës do të ndryshojë nga pulsimi në ndriçim të
vazhdueshëm.
Për të ruajtur siç duhet ushqimet, duhet të vendosni temperaturën e mëposhtme:
5°C në frigorifer
6
Paneli i kontrollit
Kur përzgjedhja është ndryshuar, kompresori nuk e fillon punën menjëherë nëse është në
proces shkrirja automatike. Pasi temperatura e frigoriferit të jetë arritur shpejt, ju mund të
ruani në të ushqime menjëherë pasi ta keni ndezur atë.
funksioni TURBO COOLMATIC
Funksioni TURBO COOLMATIC është i përshtatshëm për ftohjen e shpejtë të sasive të mëdha
të ushqimeve në frigorifer.
Për ta aktivizuar këtë funksion, ndiqni këta hapa:
1. Shtypni butonin TURBO COOLMATIC.
2. Treguesi TURBO COOLMATIC ndizet.
Funksioni TURBO COOLMATIC kujdeset për ftohjen intensive. A Temperatura e DËSHIRUAR
e +3°C zgjidhet automatikisht.
Funksioni TURBO COOLMATIC përfundon automatikisht pas një periudhe prej 6 orësh.
Ju mund ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë:
1. Shtypni butonin TURBO COOLMATIC.
2. Treguesi TURBO COOLMATIC do të fiket.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herëparë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike
të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen
sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të hapësirës, gjysmë-
raftet e përparme mund të mbështeten mbi ato të
pasmet.
Përdorimi i parë
7
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund
të vendosen në lartësi të ndryshme.
Filtri prej karboni i ajrit
Pajisja juaj është e pajisur me një filtër karboni
CLEAN AIR CONTROL që ndodhet pas një kapaku
në murin e pasmë të dhomëzës së frigoriferit.
Filtri pastron ajrin nga erërat e padëshirueshme në
frigorifer dhe dhomëza LONGFRESH do të thotë se
cilësia e ruajtjes së ushqimit do të përmirësohet
edhe më shumë.
Gjatë punës së pajisjes, mbajeni gjithmonë të mbyllur kapakun e ventilimit të ajrit.
Dhomëza LONGFRESH
Në dhomëzën LONGFRESH 0°C temperatura kontrollohet automakisht. Ajo qëndron në
mënyrë të pandryshuar në afro 0°C, e nuk nevoja për rregullime.
Temperatura konstante e ruajtjes prej afro 0°C dhe lagështia relative që lëvron midis 45
dhe 90 % krijojnë kushte optimale për llojet e ndryshme të ushqimit.
Për këtë arsye, ju mund të depozitoni një sërë ushqimesh të freskëta në dhomëzën
LONGFRESH 0°C , ku do të rezistojnë deri në 3 herë më gjatë dhe me cilësi më të mirë në
krahasim me dhomëzat e frigoriferëve normalë. Kjo ju lejon të futni brenda më shumë
ushqime të freskëta. Shija, niveli i freskisë, cilësia dhe vlerat ushqimore (vitaminat dhe
mineralet) ruhen mirë. Mpakja e perimeve dhe frutave pakësohet. Ushqimi ruan në shkallë
më të lartë vlerat e tij ushqimore.
Dhomëza LONGFRESH 0°C është gjithashtu e përshtatshme edhe për shkrirjen e ushqimit.
Në këtë rast, ushqimi i shkrirë mund të ruhet deri në dy ditë .
Kontrolli i lagështisë
Të dy sirtarët mundpërdoren sipas kushteve të
dëshiruara të ruajtjes, në mënyrë të pavarur nga
njëra tjetra, me lagështi më të ulët ose më të lartë.
Rregullimi është i veçuar për çdo sirtar dhe
kontrollohet me anë të përdorimit të valvulin
rrëshqitës në pjesën ballore të sirtarit.
"I thatë": lagështi e ulët ajri - deri në 50 %
lagështi relative
Niveli i lagështisë arrihet kur të dy rrëshqitëset vendosen në këtë pozicion
dhe vrimat
e ventilimit janë të hapura.
I lagësht": lagështi e lartë relative - deri në 90%
8
Përdorimi I përditshëm
Ky nivel lagështie arrihet kur të dy rrëshqitëset vendosen në këtë pozicion dhe
vrimat e ventilimit janë të mbyllura. Lagështia ruhet dhe nuk del dot jashtë.
Raft
Skarat brenda rafteve lejojnë ajrin të qarkullojë
lirshëm dhe si rrjedhojë ushqimet ruhen më mirë.
Ndarja ka ndalesa për të mos lejuar raftet të bien
kur tërhiqen deri në fund.
Për të hequr raftet (p.sh. për t'i pastruar), tërhiqini
deri te ndalesat, më pas ngrijini dhe nxirrini. .
Koha e ruajtjes në dhomëzën e freskisë afatgjatë 0°C për ushqimet e freskëta
Lloji i ushqimit Rregulli mi lagështisë së ajrit Koha e ruajtjes
Qepa
"i thatë"
deri në 5 muaj
Gjalpë
" i thatë"
deri në 1 muaj
Copa të mëdha mishi derri
"i thatë"
deri në 10 ditë
Mish lopë, mish dreri, copa të
vogla mishi derri, shpendë
" i thatë"
deri në 7 ditë
Salcë domatesh
" i thatë"
deri në 4 ditë
Peshk, koca deti, produkte
mishi të gatuara
" i thatë"
deri në 3 ditë
Fruta deri të gatuara
" i thatë"
deri në 2 ditë
Sallatë, perime Karota, erëza,
lakra Brukseli, selino
"e lagësht"
deri në 1 muaj
Shpargë, lulelakër, çikore,
sallatë jeshile, radhiqe, sanëza,
marule, presh, radhiqe
"e lagësht"
deri në 21 ditë
Brokoli, lakër kineze, lakër
jeshile, lakër, rrepka, lakër
savoje
"e lagësht"
deri në 14 ditë
Bizele, lakër-rrepë
"e lagësht"
deri në 10 ditë
Qepë të njoma, rrepka, shparg,
spinaq
"e lagësht"
deri në 7 ditë
Përdorimi I përditshëm
9
Lloji i ushqimit Rregulli mi lagështisë së ajrit Koha e ruajtjes
Fruta
1)
Dardhat, hurma Arabie (të
freskëta), luleshtrydhe,
pjeshkë
1)
"e lagësht"
deri në 1 muaj
Kumbulla
1)
raven, kullumbri
"e lagësht"
deri në 21 ditë
Mollë (jo delikate ndaj të
ftohtit), ftonj
"e lagësht"
deri në 20 ditë
Kajsi, qershi
"e lagësht"
deri në 14 ditë
Kumbulla të zeza, rrush
"e lagësht"
deri në 10 ditë
Manaferra, stafidhe
"e lagësht"
deri në 8 ditë
Fiq (të freskët)
"e lagësht"
deri në 7 ditë
Boronica, mjedër
"e lagësht"
deri në 5 ditë
1) Sa më i pjekur të jenë frutat, aq më e shkurtër është koha e ruajtjes
Tortat me krem dhe lloje të tjera pastash mund të ruhen në dhomëzën e freskisë afatgjatë
0°C për 2 ose 3 ditë.
Nuk duhen vendosur në dhomëzën e freskisë afatgjatë 0°C:
frutat e ftohta delikate që duhen ruajtur në bodrum ose në temperaturë dhomë, si
ananas, banane, grejpfrut, pjepër, mango, papaja, portokalle, limona, kivi.
Llojet e ushqimeve që nuk kanë përmendur më sipër duhet të ruhen në dhomëzën e
frigoriferit ( si psh. gjithë llojet e djathrave, sallamet me feta, etj.)
Niveli i lagështisë së ajrit në sirtarë varet nga përmbajtja e lagështisë në ushqimet e ruajtura,
perimet dhe fruta si dhe nga shpeshtësia e hapjes së derës
Dhomëza e freskisë afatgjatë është e përshtatshme edhe për shkrirjen e ushqimit. Në këtë
rast, ushqimi i shkrirë mund të ruhet në dhomëzën e freskisë afatgjatë 0°C deri në dy ditë .
Tips:
Bëni kujdes freskinë e ushqimeve, veçanërisht datën e skadencës. Cilësia dhe freskia
ndikojnë në kohën e ruajtjes.
I gjithë cikli i kohës së ruajtjes do të varet nga kushtet e ruajtjes që janë vendosur përpara
se t'i ruani ushqimet në frigorifer.
Ushqimet, frutat ose perimet duhet t'i paketoni gjithmonë apo t'i mbështillni përpara se
t'i futni brenda.
Ushqimet shtazore paketojini dhe thajini gjithmonë.
10
Përdorimi I përditshëm
Ushqimet e pasura në proteina do të prishen më shpejt. Kjo do të thotë se frutat e detit
do të prishen përpara peshkut, i cili në vetvete do të prishet përpara mishit. Ndërsa ruani
ushqime në një dhomëz me 0°C, koha e ruajtjes për atë lloj ushqimi mund të rritet deri
në tre herë pa humbur gjithashtu edhe cilësinë.
Gjithë ushqimet e ruajtura në një dhomëz me 0°C duhet të nxirren jashtë sirtarëve afro
15-30 minuta përpara konsumit, veçanërisht frutat dhe perimet që do të konsumohen
pa u gatuar më. Lënia e frutave dhe perimeve jashtë pajisjes deri në arritjen e
temperaturës së ambientit do të shtojë cilësinë dhe shijen.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë
se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur
në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë
pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse
kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët
për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës
mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen
në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në
ftohës.
Kujdesi dhe pastrimi
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
11
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë parfum ose
pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë sipërfaqet
dhe mund të lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me
një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe
do të kursejë konsumin e energjisë.
Rafti më i ulët që ndan dhomëzën më të ftohtë nga dhomëza LONGFRESH 0°C mund të
hiqet vetëm për t'u pastruar. Për ta hequr, tërhiqeni jashtë raftin.
Kapakët mbi sirtarët e dhomëzës, mund të nxirren për t'u pastruar.
Për t'u siguruar për funksionalitetin e plotë të dhomëzës LONGFRESH 0°C , rafti më i
poshtëm dhe kapakët mund të vendosen sërish në pozicionin e tyre fillestar pas pastrimit.
Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë
lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme
e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.
Zëvendësimi i filtrit të karbonit
Filtri i karbonit ndihmon në pakësimin e erërave brenda në frigorifer, duke zvogëluar
rrezikun e erërave të pakëndshme në ushqimet delikate.
Për të përftuar rezultatin më të mirë nga filtri i karbonit, duhet ta ndërroni atë çdo vit.
Filtra të rinj ajri mund të blini pranë shitësit tuaj.
12
Kujdesi dhe pastrimi
Filtri i ajrit është vendosur nën kapak dhe
mund të arrihet duke e tërhequr përpara
kapakun (1)
tërhiqni jashtë vrimës filtrin e përdorur të
ajrit.
futni filtrin e ri të ajrit në vrimë (2)
mbyllni kapakun.
Filtri i ajrit është një aksesor i konsumueshëm dhe si i tillë nuk mbulohet nga garancia.
Gjatë punës së pajisjes, mbajeni gjithmonë të mbyllur kapakun e ventilimit të ajrit.
Filtri i ajrit duhet të trajtohet me kujdes për të mos gërvishtur sipërfaqen e tij.
Shkrirja e frigoriferit
Shkrirja e dhomëzës së frigoriferit është automatike.
Uji që formohet, rrjedh në një enë që ndodhet në kompresor dhe aty avullon. Kjo enë nuk
duhet lëvizur nga vendi.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme:
shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
nxirrni jashtë gjithë ushqimet
shkrirja
4)
dhe pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj
lëreni derën/dyert pak hapur për të shmangur formimin e erërave të pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
Si të veprojmë nëse…
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet
apo defektet që nuk janë në këtë manual.
Gjatë përdorimin normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).
1
2
4) Nëse parashikohet.
Si të veprojmë nëse…
13
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë
Pajisja nuk është mbështetur
mirë në dysheme
Kontrolloni nëse pajisja qëndron
pa lëvizur (të katër këmbët e saj
duhet të kenë prekur tokën)
Pajisja nuk punon.
Llambushka nuk punon.
Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë në
prizë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk ka korrent. Në prizën
kryesore nuk kalon tension.
Lidhni një pajisje të ndryshme
elektrike në prizë.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llambushka nuk punon.
Llambushka është në
modalitetin stand-by.
Mbylleni dhe hapeni derën.
Llambushka është me defekt. Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
llambushkës".
Drita treguese pulson.
Pajisja nuk punon mirë. Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Temperatura nuk është
vendosur siç duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës.
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e lini derën të hapur më gjatë
se ç'duhet.
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta futni në
pajisje.
Temperatura e ambientit është
shumë e lartë.
Ulni temperaturën e ambientit.
Kompresori nuk starton
menjëherë pasi shtypni
butonin TURBO
COOLMATIC, ose pasi
ndryshoni temperaturën.
Kompresori starton pas një
periudhe kohore.
Është normale.
Në pllakëzën e pasme të
ftohësit rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në
pllakëzën e pasme.
Është normale.
Brenda në frigorifer
rrjedh ujë.
Tubi i daljes së ujit është
bllokuar.
Pastroni tubin.
Produktet e pengojnë ujin të
rrjedhë në kolektorin e ujit.
Sigurohuni që produktet të mos
prekin pllakën e pasme.
14
Si të veprojmë nëse…
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Temperatura nuk mund
të regjistrohet .
Funksioni TURBO COOLMATIC
është ndezur.
Fikeni TURBO COOLMATIC
manualisht, ose prisni të vendosni
temperaturën derisa funksioni të
rivendoset automatikisht.
Referojuni paragrafit " Funksioni
TURBO COOLMATIC ".
Temperatura në pajisje
është shumë e ulët/e
lartë.
Temperatura nuk është
vendosur siç duhet.
Vendosni një temperaturë më të
lartë/të ulët.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta futni në
pajisje.
Keni futur shumë produkte
njëkohësisht në pajisje.
Futni më pak produkte
njëkohësisht në pajisje.
Temperatura në frigorifer
është shumë e lartë.
Në pajisje nuk qarkullon ajër i
ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
Zëvendësimi i llambushkës
1. Fikni pajisjen.
2. Shtypni çengelin e pasmë dhe në të
njëjtën kohë rrëshqisni kapakun në
drejtim të shigjetës.
3. Zëvendësoni llambushkën me një tjetër të
së njëjtës fuqi (fuqia maksimale tregohet
në mbështjellën e llambushkës).
4. Instaloni kapakun e llambës duke e
rrëshqitur në pozicionin e tij fillestar.
5. Ndizni pajisjen.
6. Hapni derën. Sigurohuni që llambushka të
ndizet.
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
Si të veprojmë nëse…
15
Të dhëna teknike
Dimensionet e folesë
Lartësia 1225mm
Gjerësia 560mm
Thellësia 550mm
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes
dhe në etiketën e energjisë.
Instalimi
PARALAJMËRIM
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim
të saktë të pajisjes, përpara se të instaloni atë.
Pozicionimi
PARALAJMËRIM
Nëse po hidhni një pajisje të vjetër që ka një bravë ose gremç në derë, duhet të siguroheni
që kjo e fundit të jetë bërë e papërdorshme, për të shmangur kështu rrezikun që fëmijët të
mbyllen brenda.
Pajisja duhet ta ketë spinën të arritshme pas instalimit.
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me klasën e klimës
që tregohet në tabelën e vlerave në pajisje:
Klasa e klimës Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në
tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt,
pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni
pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar
me një elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake
të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. - Direktivat
16
Të dhëna teknike
Nevojat për ventilim
Qarkullimi i ajrit mbrapa pajisjes duhet të jetë i
mjaftueshëm.
Montimi i filtrit prej karboni të ajrit
Filtri prej karboni i ajrit është një filtër karboni aktiv që thith erërat e këqija dhe u mundëson
gjithë ushqimeve të ruajnë shijen dhe aromën e tyre, pa rrezikun e ngatërrimit të erërave.
Kur e merrni në dorëzim, filtri i karbonit ndodhet
në një qese plastike për të ruajtur jetëgjatësinë dhe
karakteristikat e tij. Filtri duhet të vendoset pas
kapakut, përpara se të ndizni pajisjen.
1. Hapni kapakun (1)
2. Nxirrni filtrin nga qesja plastike
3. Vendoseni filtrin në zgavrën përkatëse në
pjesën e pasme të kapakut (2)
4. Mbyllni kapakun.
Gjatë punës së pajisjes, mbajeni gjithmonë të
mbyllur kapakun e ventilimit të ajrit.
Filtri duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që të
mos prishet sipërfaqja e tij.
50 mm
min.
200 cm
2
min.
200 cm
2
1
2
17
Hvala što ste odabrali naš proizvod visoke kvalitete.
Kako biste osigurali optimalni i neometani rad vašeg uređaja, molimo
pozorno pročitajte ove upute za uporabu. Omogućit će vam navigaciju
kroz sve procese na savršen i najučinkovitiji način. Kako biste mogli
konzultirati ove upute svaki put kad vam je to potrebno, preporučujemo
vam da ih držite na sigurnom mjestu. Molimo vas također da ih predate
eventualnom budućem vlasniku uređaja.
Želimo vam mnogo užitka s vašim novim uređajem.
Sadržaj
Informacije o sigurnosti 18
Sigurnost djece i slabijih osoba
19
Opća sigurnost 19
Svakodnevna uporaba 20
Održavanje i čišćenje 20
Postavljanje 20
Servisiranje 21
Upravljačka ploča 21
Uključivanje hladnjaka 22
Isključivanje hladnjaka 22
Tipke za podešavanje temperature
22
Indikator temperature 22
Podešavanje temperature 22
Funkcija TURBO COOLMATIC 23
Prva uporaba 23
Čišćenje unutrašnjosti 23
Svakodnevna uporaba 24
Pomične police 24
Stavljanje polica vrata 24
Ugljični zračni filter 24
Odjeljak LONGFRESH 24
Kontrola vlažnosti 25
Ladica 25
Vrijeme čuvanja u odjeljku za dugo
čuvanje svježe hrane na 0 °C 25
Korisni savjeti i preporuke 27
Savjeti za uštedu energije 27
Savjeti za zamrzavanje svježe hrane
27
Savjeti za zamrzavanje 27
Čišćenje i održavanje 28
Redovito čišćenje 28
Zamjena ugljičnog filtera 29
Odmrzavanje zamrzivača 29
Razdoblje nekorištenja 29
Rješavanje problema 30
Zamjena žarulje 32
Zatvaranje vrata 32
Tehnički podaci 32
Postavljanje 32
Pozicioniranje 32
Električno spajanje 33
Ventilacijski zahtjevi 33
Postavljanje ugljičnog filtera 33
Briga za okoliš 34
Zadržava se pravo na izmjene
Informacije o sigurnosti
U interesu vaše sigurnosti i radi osiguravanja ispravne uporabe, prije po‐
stavljanja i prve uporabe uređaja, pročitajte pozorno upute sadržane u ovom
priručniku, uključujući savjete i upozorenja. Kako bi se izbjegle nepotrebne
greške i nezgode, važno je osigurati da su sve osobe koje koriste uređaj dobro
upoznate s njegovim načinom rada i sigurnosnim pitanjima. Spremite ove upu‐
18
Sadržaj
te i osigurajte se da prate uređaj u slučaju njegovog prenošenja ili prodaje, tako
da su sve osobe koje koriste ovaj uređaj tijekom njegova radna vijeka prikladno
informirane o načinu uporabe uređaja i o njegovim sigurnosnim pitanjima.
Radi sigurnosti osoba i imovine, pridržavajte se mjera opreznosti iz ovih koris‐
ničkih uputa jer proizvođač nije odgovoran za štete nastale zbog propusta.
Sigurnost djece i slabijih osoba
Ovaj uređaj nije pogodan za uporabu od strane osoba (uključujući djecu)
smanjenih fizičkih, osjetnih ili mentalnih sposobnosti, odnosno bez potreb‐
nog iskustva i znanja, osim ako ih ne nadgleda ili uputi u uporabu uređaja
osoba odgovorna za njihovu sigurnost.
Treba paziti na djecu kako bi se osiguralo da se ne igraju s uređajem.
Držite svu ambalažu izvan dohvata djece. Postoji opasnost od gušenja.
Prilikom zbrinjavanja uređaja, izvucite utikač iz utičnice, odsijecite priključni
kabel (što bliže uređaju) i demontirajte vrata kako biste spriječili da djeca za
vrijeme igre zadobiju električni udar ili da se zatvore u uređaju.
Ako će ovaj uređaj s magnetskim brtvama na vratima zamijeniti stariji uređaj
s bravom na vratima ili poklopcu, svakako onesposobite bravu prije
zbrinjavanja starog uređaja. To će spriječiti da uređaj postane smrtonosna
klopka za djecu.
Opća sigurnost
POZOR
Održavajte otvore za ventilaciju čistima.
Uređaj je namijenjen za čuvanje namirnica i/ili pića u kućanstvu kao što je
opisano u ovoj knjižici uputa.
Nemojte koristiti mehanička pomagala ni bilo kakva druga sredstva za ub‐
rzavanje procesa otapanja.
Nemojte koristiti električne uređaje (npr. aparati za pravljenje sladoleda) u
uređajima za hlađenje, osim ako ih je proizvođač odobrio za tu namjenu.
Nemojte oštetiti rashladni krug.
Rashladni krug uređaja sadrži izobutan (R600a), prirodni plin s visokim
stupnjem ekološke kompatibilnosti, koji je usprkos tomu zapaljiv.
Tijekom prijevoza i postavljanja uređaja osigurajte se da se ne ošteti nijedna
komponenta rashladnog kruga.
Ako se rashladni krug ošteti:
izbjegavajte otvorenu vatru i izvore vatre
dobro prozračite prostoriju u kojoj se nalazi uređaj
Opasan je bilo kakav pokušaj izmjene specifikacija ili samog proizvoda. Bilo
kakvo oštećenje kabela moglo bi prouzročiti kratki spoj, požar i/ili električni
udar.
UPOZORENJE
Sve električne komponente (električni kabel, utikač, kompresor) mora
zamijeniti ovlašteni serviser ili kvalificirani tehničar.
1. Električni kabel se ne smije produžavati.
Informacije o sigurnosti
19
2. Provjerite je li stražnji dio uređaja prignječio ili oštetio utikač. Prignječen
ili oštećen utikač se može pregrijati i prouzročiti požar.
3. Provjerite da imate pristup do električnog utikača uređaja.
4. Nemojte povlačiti električni kabel.
5. Ako utičnica nije dobro pričvršćena za zid, nemojte utaknuti utikač. Po‐
stoji opasnost od električnog udara ili požara.
6.
Ne smijete uključivati uređaj bez poklopca žarulje
5)
unutrašnje rasvjete.
Ovaj uređaj je vrlo težak. Pažljivo ga pomičite.
Nemojte vaditi niti dirati dijelove iz odjeljka zamrzivača ako su vam ruke
vlažne/mokre, jer bi to moglo prouzročiti ogrebotine na koži ili smrzotine.
Izbjegavajte produženo izlaganje uređaja izravnom sunčevom svjetlu.
Svakodnevna uporaba
Nemojte stavljati vruće posude na plastične dijelove uređaja.
Nemojte pohranjivati zapaljive plinove i tekućine u uređaju, jer bi mogli
eksplodirati.
Nemojte stavljati hranu izravno na otvor zraka na stražnjoj stijenci.
6)
Smrznutu hranu ne smijete ponovo zamrzavati nakon što ste je otopili.
Držite prethodno pakiranu zaleđenu hranu u skladu s uputama proizvođača
zaleđene hrane.
Strogo se pridržavajte preporuka proizvođača što se tiče čuvanja hrane.
Konzultirajte odgovarajuće upute.
Nemojte stavljati gazirana i pjenušava pića u odjeljak zamrzivača jer stvaraju
pritisak na spremnik koji ih sadrži, što bi moglo dovesti do eksplozije i ošte‐
ćenja uređaja.
Ledene lizalice mogu prouzročiti smrzotine ako se konzumiraju izravno iz
uređaja.
Održavanje i čišćenje
Prije održavanja, isključite uređaj i izvadite električni utikač iz utičnice mrež‐
nog napajanja. Ukoliko nemate pristup utičnici mrežnog napajanja, prekinite
dovod električne energije.
Nemojte čistiti uređaj metalnim predmetima.
Nemojte koristiti oštre predmete za uklanjanje inja s uređaja. Koristite
plastični strugač.
Redovito provjeravajte ispust hladnjaka ima li otopljene vode. Ako je po‐
trebno, očistite ispust. Ako je ispust začepljen, voda će se skupljati na dnu
uređaja.
Postavljanje
Izvedite električno spajanje pozorno slijedeći upute u odgovarajućim
odlomcima.
Izvadite uređaj iz ambalaže i provjerite je li oštećen. Nemojte spajati uređaj
ukoliko je oštećen. Odmah javite eventualne štete trgovini u kojoj ste ga
kupili. U tom slučaju nemojte baciti ambalažu.
5) Ako je poklopac žarulje predviđen
6) Ako je uređaj Frost Free
20
Informacije o sigurnosti
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80
  • Page 81 81
  • Page 82 82
  • Page 83 83
  • Page 84 84
  • Page 85 85
  • Page 86 86
  • Page 87 87
  • Page 88 88
  • Page 89 89
  • Page 90 90
  • Page 91 91
  • Page 92 92
  • Page 93 93
  • Page 94 94
  • Page 95 95
  • Page 96 96
  • Page 97 97
  • Page 98 98
  • Page 99 99
  • Page 100 100
  • Page 101 101
  • Page 102 102
  • Page 103 103
  • Page 104 104
  • Page 105 105
  • Page 106 106
  • Page 107 107
  • Page 108 108

Aeg-Electrolux SZ91200-6I Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend