Udhëzime dhe këshilla
Tingujt e funksionimit normal
Gjatë punës tingujt e mëposhtëm janë
normalë:
• Një tingull i lehtë gurgullues ose flluskues
nga bobina kur pompohet lëndë ftohëse.
• Një tingull gumëzhitës ose pulsues nga
kompresori kur pompohet lënda ftohëse.
• Një zhurmë e papritur kërcitëse nga
brenda pajisjes që shkaktohet nga zgjerimi
termik (një fenomen fizik i natyrshëm dhe
jo i rrezikshëm).
• Një zhurmë e dobët kërcitëse nga
rregullatori i temperaturës kur kompresori
ndizet ose fiket.
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose
mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, rregullatori i temperaturës është
vendosur në temperaturë të ulët dhe
pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa pushim duke shkaktuar
formimin e ngricës ose akullit në aparatin e
avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, vendoseni
rregullatorin e temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të ngrohtë për të lejuar
shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të
freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës
• mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
• Mish (të gjitha llojet): mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
• Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
• Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj...:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
• Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin(ët) e posaçëm.
• Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen
në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak
ajër të jetë e mundur.
• Shishet: duhet të jenë të mbyllura me
kapak dhe të ruhen në raftin e shisheve në
derën e pajisjes ose (nëse ka) në
mbajtësen e shisheve.
• Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
nuk janë të paketuara, nuk duhet të
mbahen në ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t’ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa
këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë tregohet në pllakëzën e
parametrave;
• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet
shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë
kësaj periudhe;
• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
• përgatitni ushqimin në racione të vogla për
të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe
të plotë si dhe për të bërë të mundur si
rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e
dëshiruar;
• mbështilleni ushqimin me letër alumini ose
polietileni dhe sigurohuni që paketimi të
jetë hermetik;
• mos lejoni ushqimet e freskëta, jo të ngrira,
të prekin ushqimet që janë tashmë të
ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje
temperature të këtyre të fundit;
• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
më gjatë se ushqimet e yndyrshme;
• akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë
pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,
mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga
ngrirja;
• është e këshillueshme të shënoni në çdo
pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për
të pasur parasysh kohën e ruajtjes.
8 www.zanussi.com