• Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur
në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë
pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse
kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët
për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës
• mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen
në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në
ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla
të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e
vlerave;
• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj
periudhe;
• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
• përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe
të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
• mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë
hermetik;
• mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira,
në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;
• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
• akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të
shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
• është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të
pasur parasysh kohën e ruajtjes.
10
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme