Electrolux EW6T3262 Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend
EW6T3262
SQ Lavatriçe Udhëzimet për përdorim 2
ET Pesumasin Kasutusjuhend 36
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË............................................................................. 3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................6
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 7
5. ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT.........................................................9
6. PROGRAMET...................................................................................................12
7. CILËSIMET.......................................................................................................17
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................17
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................17
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 22
11. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 23
12. VLERAT E KONSUMIT.................................................................................. 27
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 28
14. TË DHËNAT TEKNIKE................................................................................... 31
15. UDHËZUES I SHPEJTË.................................................................................32
16. FLETA E INFORMACIONIT TË PRODUKTIT SIPAS RREGULLORES SË
BE-SË 1369/2017................................................................................................. 33
ME JU NË MENDJE
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili
sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe
elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që
ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të
shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.electrolux.com/webselfservice
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja,
përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
SHQIP 3
në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në
zyra dhe në ambiente të tjera pune;
nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi;
në zonat për përdorim të përbashkët në blloqe
apartamentesh ose në lavanderi.
Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 6 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga
lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa)
dhe 8 bar (0,8 MPa).
Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme nuk duhet të
mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë mbulesë
tjetër dyshemeje.
Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke
përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen
ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga
qendra e autorizuar e shërbimit.
Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë
dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Instalimi duhet të jetë në
përputhje me rregulloret
përkatës kombëtare.
Hiqni të gjithë ambalazhin dhe bulonat
e transportit duke përfshirë furçën prej
gome dhe distancatorin plastik.
Mbajini bulonat e transportit në një
vend të sigurt. Nëse pajisja do të
transportohet në të ardhmen, ata
www.electrolux.com4
duhet të vendosen për të bllokuar
kazanin për të parandaluar dëmtimet
e brendshme.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura mund të jetë
më e ulët se 0°C ose kur ekspozohet
ndaj kushteve atmosferike.
Zona e dyshemesë ku do të instalohet
pajisja duhet të jetë e sheshtë, e
qëndrueshme, rezistente ndaj
nxehtësisë dhe e pastër.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë saktësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç
duhet.
Mos e instaloni pajisjen direkt mbi një
piletë në dysheme.
Mos spërkatni ujë mbi pajisje dhe mos
e ekspozoni atë ndaj lagështirës së
tepërt.
Mos e instaloni pajisjen në një vend
ku kapaku i pajisjes nuk mund të
hapet plotësisht.
Mos vendosni një enë të mbyllur për
të grumbulluar ujin që mund të rrjedhë
nën pajisje. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për t'u
siguruar se cilët aksesorë mund të
përdoren.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
2.3 Lidhja e ujit
Mos u shkaktoni dëmtim tubave të
ujit.
Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
Mos përdorni zorrë zgjatuese nëse
zorra e furnizimit me ujë është tepër e
shkurtër. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për
zëvendësimin e zorrëve të hyrjes së
ujit.
Gjatë shpaketimit të pajisjes, ka
mundësi të shihni të derdhet ujë nga
zorra e shkarkimit. Kjo ndodh për
shkak të testimit të pajisjes me ujë në
fabrikë.
Ju mund ta zgjasni zorrën e
shkarkimit maksimumi 400 cm.
Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar
të Shërbimit për zorrë tjetër shkarkimi
dhe për zgjatues.
Sigurohuni që rubineti të jetë i
arritshëm pas montimit.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
SHQIP 5
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Mos lani pëlhura që janë të ndotura
shumë me vajra, graso apo substanca
të tjera vajore. Kjo mund të dëmtojë
pjesët prej gome të lavatriçes. Lajini
paraprakisht këto pëlhura me dorë
përpara se t'i ngarkoni në lavatriçe.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
2.5 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Veçoritë speciale
Lavatriçja juaj e re plotëson të gjitha
kërkesat bashkëkohore për trajtimin
efektiv të rrobave me konsum të vogël
uji, energjie dhe detergjenti dhe do të
kujdeset për rrobat.
Falë opsionit E butë Plus, zbutësi i
rrobave shpërndahet në mënyrë të
njëtrajtshme në rroba dhe depërton
thellë fibrat e rrobave duke favorizuar
një butësi të përkryer.
SensiCare System rregullon
automatikisht kohëzgjatjen e
programit për rrobat në kazan për të
arritur rezultatet më të mira në larje
brenda kohës më të shkurtër të
mundshme.
www.electrolux.com6
3.2 Pamje e përgjithshme e pajisjes
21
4
5
6
3
1
Paneli i kontrollit
2
Kapaku
3
Doreza me shtypje e kapakut
4
Filtri i pompës së shkarkimit
5
Këmbët për nivelimin e pajisjes
6
Etiketa e specifikimeve
4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit
2
3 4 5 6 7
13
12 9
1
81011
1
Çelësi i programeve
2
Butoni me prekje i opsioneve të
reduktimit të centrifugimit
3
Temperatura butoni me prekje
4
Ekrani
5
Shtyrja butoni me prekje
6
Rregulluesi i kohës butoni me prekje
7
Start/Pause butoni me prekje
8
Hekurosje e lehtë butoni me prekje
9
E butë Plus butoni me prekje
10
Shpëlarje shtesë butoni me prekje
SHQIP 7
11
Njolla butoni me prekje
12
Paralarje butoni me prekje
13
Ndezje/Fikje butoni me shtypje
4.2 Ekrani
Zona e temperaturës:
Treguesi i temperaturës
Treguesi i ujit të ftohtë
Treguesi i bllokimit të sigurisë për fëmijët.
Treguesi i shtyrjes së programit.
Treguesi i kapakut të bllokuar.
Treguesi dixhital mund të tregojë:
Kohëzgjatja e programit (p.sh. ).
Koha e vonesës (p.sh. ).
Përfundimi i ciklit ( ).
Kodi i paralajmërimit (p.sh.
).
Treguesi i nivelit të shiritave të Time Manager.
Treguesi i peshës maksimale të rrobave.
Treguesi i shtimit të rrobave. Ndizet në fillim të fazës së larjes,
ndërsa përdoruesi mund ta vendosë ende në pauzë pajisjen
dhe të shtojë më shumë rroba.
Treguesi i pastrimit të kazanit.
Natë treguesi.
Treguesi i ndërprerjes së shpëlarjes.
www.electrolux.com8
Zona e centrifugimit:
Treguesi i shpejtësisë së centrifugimit
Treguesi Pa centrifugim. Faza e centrifugimit është çaktivizuar.
5. ÇELËSI PËRZGJEDHËS DHE BUTONAT
5.1 Hyrje
Opsionet/funksionet nuk
janë të disponueshme për
gjithë programet e larjes.
Kontrolloni përputhshmërinë
midis opsioneve/funksioneve
dhe programeve të larjes në
"Tabelën e programeve". Një
opsion/funksion mund të
përjashtojë një tjetër, në këtë
rast pajisja nuk ju lejon të
vendosni opsione/funksione
të papajtueshme.
5.2 Ndezje/Fikje
Shtypni këtë buton për pak sekonda për
të aktivizuar ose çaktivizuar pajisjen.
Dëgjohen dy tinguj të ndryshëm gjatë
ndezjes ose fikjes së pajisjes.
Ndërsa funksion i Pritjes aktive e
çaktivizon automatikisht pajisjen pas disa
minutash për të ulur konsumin e
energjisë, mund t'ju nevojitet ta aktivizoni
sërish pajisjen.
Për më shumë detaje, referojuni
paragrafit "Pritja aktive" në kapitullin
"Përdorimi i përditshëm".
5.3 Temperatura
Kur përzgjidhni një program larjeje,
pajisja propozon automatikisht një
temperaturë të parazgjedhur.
Prekeni këtë buton në mënyrë të
përsëritur derisa të shfaqet vlera e
dëshiruar e temperaturës në ekran.
Kur ekrani shfaq treguesit
, pajisja nuk
e ngroh ujin.
5.4 Centrifugimi
Kur vendosni një program, pajisja
vendos automatikisht shpejtësinë
maksimale të lejuar të centrifugimit,
përveç programit Denim. Me këtë opsion
ju mund të ndryshoni shpejtësinë e
parazgjedhur të centrifugimit.
Prekeni këtë buton në mënyrë të
përsëritur që të:
Ulni shpejtësinë e centrifugimit.
Ekrani tregon vetëm shpejtësitë e
disponueshme të centrifugimit për
programin e vendosur.
Opsionet shtesë të centrifugimitPa
centrifugim .
Vendosni këtë opsion për të
çaktivizuar të gjitha fazat e
centrifugimit. Pajisja kryen vetëm
fazën e shkarkimit të programit të
zgjedhur të larjes. Vendosni këtë
opsion për pëlhura shumë delikate.
Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje
Aktivizoni opsionin Ndërprerje e
shpëlarjes .
Nuk është kryer centrifugimi i fundit.
Uji i shpëlarjes së fundit nuk do të
shkarkohet për të evituar zhubrosjen
e rrobave. Programi i larjes përfundon
me ujë në kazan.
Ekrani shfaq treguesin . Kapaku
qëndron i kyçur dhe kazani rrotullohet
rregullisht për të reduktuar rrudhosjen.
Për të hapur kapakun duhet të
shkarkoni ujin.
Nëse prekni butonin Start/Pause ,
pajisja kryen një fazë centrifugimi dhe
shkarkon ujin.
Pajisja e zbraz ujin
automatikisht pas afro 18
orësh.
Aktivizoni opsionin Natë .
Të gjitha fazat e centrifugimit të
ndërmjetme dhe përfundimtare
anulohen dhe programi përfundon me
ujë në kazan. Kjo ndihmon për të
reduktuar rrudhosjen.
SHQIP 9
Ekrani shfaq treguesin . Kapaku
qëndron i bllokuar. Kazani rrotullohet
rregullisht për të reduktuar rrudhosjen.
Për të hapur kapakun duhet të
shkarkoni ujin.
Duke qenë se programi është shumë i
heshtur, është i përshtatshëm për t'u
përdorur gjatë natës kur disponohen
edhe tarifa më të lira për energjinë
elektrike. Në disa programe,
shpëlarjet kryhen me më shumë ujë.
Nëse prekni butonin Start/Pause ,
pajisja kryen vetëm fazën e
shkarkimit.
Pajisja e zbraz ujin
automatikisht pas afro 18
orësh.
5.5 Paralarje
Me këtë opsion mund të shtoni një fazë
paralarjeje te një program larjeje.
Treguesi korrespondues mbi butonin me
prekje ndizet.
Përdoreni këtë funksion për të shtuar
një fazë paralarjeje në 30 °C përpara
fazës së larjes.
Ky opsion rekomandohet për rrobat e
ndotura shumë, veçanërisht nëse
përmbajnë rërë, pluhur, baltë dhe
grimca të tjera të ngurta.
Opsionet mund të rrisin
kohëzgjatjen e programit.
5.6 Njolla
Prekeni këtë buton për të shtuar fazën e
njollave në një program.
Treguesi korrespondues mbi butonin me
prekje ndizet.
Përdoreni këtë opsion për rroba që kanë
njolla të vështira për t'u hequr.
Kur vendosni këtë opsion, hidhni heqësin
e njollave në ndarje
.
Ky opsion rrit kohëzgjatjen e
programit.
Ky opsion nuk është i
disponueshëm me një
temperaturë më të ulët se
40°C.
5.7 I përhershëm Shpëlarje
shtesë
Me këtë opsion mund të shtoni disa
shpëlarje sipas programit të zgjedhur të
larjes.
Përdoreni këtë opsion për personat me
alergji ndaj mbetjeve të detergjentit dhe
me lëkurë të ndjeshme.
Ky opsion rrit kohëzgjatjen e
programit.
Treguesi korrespondues mbi butonin me
prekje ndizet dhe qëndron gjithashtu i
ndezur gjatë cikleve të mëvonshme
derisa ky opsion të çaktivizohet.
5.8 E përhershme E butë Plus
Vendosni këtë opsion për të optimizuar
shpërndarjen e zbutësit të rrobave dhe
për të përmirësuar butësinë e rrobave.
Rekomandohet kur përdorni zbutësin e
rrobave.
Ky opsion rrit kohëzgjatjen e
programit.
Treguesi korrespondues mbi butonin me
prekje ndizet dhe qëndron gjithashtu i
ndezur gjatë cikleve të mëvonshme
derisa ky opsion të çaktivizohet.
5.9 Hekurosje e lehtë
Pajisja lan dhe centrifugon rrobat me
kujdes për të parandaluar krijimin e
rrudhave.
Pajisja e ul shpejtësinë e centrifugimit,
përdor më shumë ujë dhe e përshtat
kohëzgjatjen e programit sipas llojit të
rrobave.
Treguesi përkatës ndizet.
5.10 Shtyrja
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit deri në një kohë më të të
volitshme.
Prekni në mënyrë të përsëritur butonin
për të vendosur shtyrjen e kërkuar. Koha
www.electrolux.com10
rritet me hapa prej 1 ore deri në 20
orësh.
Në ekran shfaqet treguesi dhe koha e
zgjedhur e shtyrjes. Pasi prekni butonin
Start/Pause pajisja fillon numërimin
mbrapsht dhe kapaku bllokohet.
5.11 Rregulluesi i kohës
Me këtë opsion mund të reduktoni
kohëzgjatjen e programit në varësi të
madhësisë së ngarkesës dhe nivelit të
ndotjes.
Kur vendos një program larjeje, ekrani
tregon kohëzgjatjen e parazgjedhur dhe
vija.
Prekni butonin Rregulluesi i kohës për
të reduktuar kohëzgjatjen e programit
sipas nevojave tuaja. Ekrani shfaq
kohëzgjatjen e re të programit dhe një
numër vijëzash do të ulen përkatësisht:
e përshtatshme për një ngarkesë të
plotë me rroba me ndotje normale.
një cikël i shpejtë për një ngarkesë
të plotë me rroba me ndotje të lehtë.
cikël shumë i shpejtë për ngarkesë
me ndotje shumë të vogël
(rekomandohet maks. një gjysmë
ngarkese).
cikli më i shkurtër për të freskuar
një sasi të vogël rrobash.
Opsioni Rregulluesi i kohës është i
disponueshëm vetëm me programet në
tabelë.
treguesi
Cottons
Cottons Eco
Synthetics
1)
1)
Kohëzgjatja e parazgjedhur për të gjitha
programet.
5.12 Start/Pause
Shtypni butonin Start/Pause për të
filluar, vendosur në pauzë ose ndërprerë
një program që është në punë.
SHQIP 11
6. PROGRAMET
6.1 Tabela e programeve
Programi
Temperatura
e
parazgjedhur
Gama e
temperaturës
Shpejtësi
a
referencë
e
centrifugi
mit
Gama e
shpejtësis
ë së
centrifugi
mit
Ngark
esa
maksi
male
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Cottons
40 °C
90 °C - I ftohtë
1200 rpm
(1200-
400)
6 kg Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra.
Ndotje normale dhe e madhe.
Cottons Eco
1)
40 °C
60 °C - 40 °C
1200 rpm
(1200-
400)
6 kg Të pambukta të bardha dhe të pambukta
me ngjyra që nuk zbehen. Ndotje normale.
Konsumi i energjisë ulet dhe koha e programit
të larjes zgjatet, duke siguruar rezultate të
mira në larje.
Synthetics
40 °C
60 °C - I ftohtë
1200 rpm
(1200 -
400)
3 kg Artikuj sintetikë ose tekstile të përziera.
Ndotje normale.
Delicates
30 °C
40 °C - I ftohtë
1200 rpm
(1200-
400)
2 kg Tekstile delikate të tilla si akrilike, viskoze
dhe tekstile të përziera kërkojnë larje më
delikate. Ndotje normale.
Rapid 14min
30 °C
800 rpm
(800- 400)
1,5 kg Artikuj tekstilë sintetikë dhe të përzier.
Artikuj të ndotur pak e artikuj për të rifreskuar.
Rinse
1200 rpm
(1200-
400)
6 kg Të gjitha tekstilet, përveç të leshtave dhe
tekstileve shumë delikate. Program për të
shpëlarë dhe për të centrifuguar rrobat.
Shpejtësia e parazgjedhur e centrifugimit
është ajo që përdoret për programet e
pambukut. Reduktojeni shpejtësinë e
centrifugimit sipas llojit të rrobave. Nëse është
e nevojshme, caktoni opsionin Shpëlarje
shtesë për të shtuar shpëlarjet. Me një
shpejtësi të ulët centrifugimi, pajisja kryen
shpëlarje delikate dhe centrifugim të shkurtër.
Spin/Drain
1200 rpm
(1200
-400)
6 kg Për të centrifuguar rrobat dhe për të
shkarkuar ujin në kazan. Të gjitha tekstilet,
përveç të leshtave dhe tekstileve shumë
delikate.
www.electrolux.com12
Programi
Temperatura
e
parazgjedhur
Gama e
temperaturës
Shpejtësi
a
referencë
e
centrifugi
mit
Gama e
shpejtësis
ë së
centrifugi
mit
Ngark
esa
maksi
male
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Anti-allergy
60 °C
1200 rpm
(1200 -
400)
6 kg Artikuj të bardhë të pambuktë. Ky program
largon mikroorganizmat falë një faze larjeje
me temperaturë që mbahet mbi 60°C për disa
minuta. Kjo ndihmon në heqjen e mikrobeve,
baktereve, mikro-organizmave dhe grimcave.
Shtesa e avullit së bashku me një fazë shtesë
shpëlarjeje siguron heqjen e mirë të mbetjeve
të detergjentit dhe polenit/substancave
alergjike, duke e bërë të përshtatshme për
lëkura delikate dhe të ndjeshme.
Baby
40 °C
40 °C - I ftohtë
1200 rpm
(1200 -
400)
2 kg Cikël delikat i përshtatshëm për rrobat e
bebeve. Niveli i lartë i ujit dhe lëvizja delikate
në fazën e larjes mbron ngjyrat dhe fibrat.
Silk
30 °C
800 rpm
(800 - 400)
0,5 kg Program special për rroba mëndafshi dhe
sintetike të përziera.
Wool
40 °C
40 °C - I ftohtë
1200 rpm
(1200-
400)
1,5 kg Të leshta që lahen në makinë larëse, të
leshta që lahen me dorë dhe tekstile të
tjera me simbolin e kujdesit "larje me dorë"
2)
.
Sport
30 °C
40 °C - I ftohtë
1200 rpm
(1200 -
400 )
3 kg Artikuj sportivë sintetikë. Ky program është
projektuar për të larë butësisht rrobat
moderne sportive që përdoren jashtë dhe
është gjithashtu i përshtatshëm për rrobat e
palestrës, çiklizmit apo vrapimit ose artikuj të
ngjashëm.
SHQIP 13
Programi
Temperatura
e
parazgjedhur
Gama e
temperaturës
Shpejtësi
a
referencë
e
centrifugi
mit
Gama e
shpejtësis
ë së
centrifugi
mit
Ngark
esa
maksi
male
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Outdoor
30 °C
40 °C - I ftohtë
1200 rpm
(1200-
400)
2 kg
3)
1 kg
4)
Mos përdorni zbutës rrobash dhe
sigurohuni që kenë mbetur
mbetje zbutësi në folenë e
detergjentit.
Artikuj sportivë sintetikë. Ky program është
projektuar për të larë butësisht rrobat
moderne sportive që përdoren jashtë dhe
është gjithashtu i përshtatshëm për rrobat e
palestrës, çiklizmit apo vrapimit ose artikuj të
ngjashëm. Ngarkesa e rekomanduar e larjes
është 2 kg.
Tekstile të papërshkueshme nga uji dhe të
papërshkueshme nga uji që e lejojnë
shkëmbimin e ajrit. Ky program mund të
përdoret gjithashtu si cikël për rikthimin e
papërshkueshmërisë së ujit, projektuar
veçanërisht për trajtimin e rrobave me shtresë
hidrofobike. Për të kryer ciklin e rikthimit të
papërshkueshmërisë së ujit, veproni si vijon:
Zbrazeni detergjentin e larjes në folenë
.
Derdhni një restaurues special
papërshkueshmërie nga uji për pëlhura në
folenë e zbutësit të rrobave të sirtarit
.
Pakësoni ngarkesën e rrobave në 1 kg.
Për të përmirësuar më tej
veprimin e restaurimit të
papërshkueshmërisë së ujit,
thajini rrobat në një tharëse
rrobash duke vendosur programin
e tharjes Outdoor (nëse
disponohet dhe nëse etiketa e
rrobave lejon tharjen në tharëse
rrobash).
www.electrolux.com14
Programi
Temperatura
e
parazgjedhur
Gama e
temperaturës
Shpejtësi
a
referencë
e
centrifugi
mit
Gama e
shpejtësis
ë së
centrifugi
mit
Ngark
esa
maksi
male
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Denim
30 °C
40 °C - I ftohtë
800 rpm
(1200 -
400)
2 kg Program special për xhinse me fazë
delikate larjeje për të minimizuar zbehjen e
ngjyrave dhe shenjat. Për kujdes më të mirë,
rekomandohet një ngarkesë e reduktuar.
1)
Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së energjisë. Sipas
rregullores 1061/2010, këto programe janë përkatësisht "Programi standard i pambukut me
60°C" dhe "Programi standard i pambukut me 40°C". Ato janë programet më efikase për sa
i përket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për larje të rrobave të pambukta me
ndotje normale.
Temperatura e ujit në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e
deklaruar për programin e zgjedhur.
2)
Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket
sikur kazani nuk rrotullohet ose nuk rrotullohet siç duhet, por kjo është normale për këtë
program.
3)
Programi i larjes.
4)
Programi i larjes dhe faza e kthimit të papërshkueshmërisë nga uji.
Përshtatshmëria e opsioneve të programit
Program
i
Centrifugimi
Paralarje
Njolla
Shpëlarje shtesë
E butë Plus
Hekurosje e lehtë
Shtyrja
Rregulluesi i kohës
Cottons
Cottons
Eco
Synthetic
s
SHQIP 15
Program
i
Centrifugimi
Paralarje
Njolla
Shpëlarje shtesë
E butë Plus
Hekurosje e lehtë
Shtyrja
Rregulluesi i kohës
Delicates
Rapid
14min
Rinse
Spin/
Drain
Anti-
allergy
Baby
Silk
Wool
Sport
Outdoor
Denim
6.2 Woolmark Apparel Care - Blu
Cikli i larjes për leshtat këtë pajisje
është miratuar nga The Woolmark
Company për larjen e rrobave leshta
mbajnë etiketën "për larje me dorë" nëse
rrobat lahen sipas udhëzimeve të dhëna
nga prodhuesi i kësaj lavatriçeje. Ndiqni
udhëzimet e tharjes dhe proceseve të tjera
larjes etiketën për kujdesin ndaj
rrobave. M1145
Simboli Woolmark është markë certifikimi
në shumë vende.
www.electrolux.com16
7. CILËSIMET
7.1 Sinjalet akustike
Kjo pajisje ka sinjale të ndryshme
akustike, që veprojnë kur:
Aktivizoni pajisjen (sinjal i shkurtër i
veçantë).
Çaktivizoni pajisjen (sinjal i shkurtër i
veçantë).
Prekni butonat (tingull klikimi).
Bëni përzgjedhjen e gabuar (3 tinguj
të shkurtër).
Programi përfundon (sekuencë
tingujsh për rreth 2 minuta).
Programi ka keqfunksionim (sekuencë
tingujsh të shkurtër për rreth 5
minuta).
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike kur përfundon programi, prekni
njëkohësisht butonat dhe për
rreth 2 sekonda. Ekrani shfaq On/Off
Nëse çaktivizoni sinjalet
akustike, ato vazhdojnë të
punojnë kur pajisja ka
keqfunksionim.
7.2 Bllokimi për fëmijët
Me këtë opsion mund të parandaloni që
fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, mbani shtypur butonin
derisa të ndizet/fiket në ekran.
Pajisja do të kalojë si parazgjedhje te ky
opsion pasi e fikni.
Funksioni i bllokimit për fëmijët mund të
mos jetë i disponueshëm për pak
sekonda pas ndezjes së pajisjes.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që të disponohet energjia
elektrike dhe që rubineti i ujit të jetë i
hapur.
2. Derdhni 2 litra ujë në folenë e
detergjentit të shënuar me .
Ky veprim aktivizon sistemin e
shkarkimit.
3. Derdhni një sasi të vogël detergjenti
në folenë e detergjentit të shënuar
me .
4. Vendosni dhe startoni një program
për të pambuktat në temperaturën
më të lartë pa rroba në kazan.
Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e
mundshme nga tamburi dhe kazani.
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
9.1 Aktivizimi i pajisjes
1. Futeni spinën në prizën elektrike.
2. Hapeni rubinetin e ujit.
3. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për të
aktivizuar pajisjen.
Bie një tingull i shkurtër.
9.2 Futja e rrobave në pajisje
1. Hapni kapakun e pajisjes.
SHQIP 17
2. Shtypni butonin A.
A
Kazani hapet automatikisht.
3. Vendosini artikujt në kazan, njërin
pas tjetrit.
4. Shkundini artikujt përpara se t'i
vendosni ato brenda pajisjes.
Sigurohuni që të mos fusni në kazan më
shumë rroba sesa duhet.
5. Mbyllni kazanin dhe kapakun.
KUJDES!
Përpara se të mbyllni
kapakun e pajisjes,
sigurohuni që ta keni mbyllur
mirë kazanin.
9.3 Ndarjet e detergjentit.
Përdorimi i detergjenteve dhe
aditivëve
1. Matni detergjentet e specifikuara për
lavatriçen dhe zbutësin e rrobave.
2. Vendosni detergjentin dhe zbutësin e
rrobave te ndarjet e duhura.
Gjithmonë zbatoni
udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produkteve të
detergjentit.
Kutia e detergjentit për fazën
e paralarjes.
Shenjat MAX janë nivelet
maksimale të sasisë së
detergjentit (pluhur ose lëng).
Kur vendosni një program për
njolla, shtoni detergjent
(pluhur ose të lëngshëm).
Kutia e detergjentit për fazën
e larjes.
Shenjat MAX janë nivelet
maksimale të sasisë së
detergjentit (pluhur ose lëng).
Foleja për solucionet shtesë
në trajtë të lëngët (zbutësi i
rrobave, ngrirësit).
Shenja
M
është niveli
maksimal për sasinë e
aditivëve të lëngshëm.
Ndarësja për detergjentin
pluhur ose të lëngshëm.
www.electrolux.com18
9.4 Detergjenti pluhur ose i
lëngshëm
1.
CLICK
2.
A
3.
CLICK
4.
B
Pozicioni A për detergjentin pluhur (cilësimi nga fabrika).
Pozicioni B për detergjentin e lëngshëm.
Kur përdorni detergjentin e lëngshëm:
Mos përdorni detergjent xhelatinoz ose detergjente me lëng të trashë.
Mos vendosni më shumë se lëng se niveli maksimal.
9.5 Vendosja e një programi
1. Rrotulloni çelësin e programeve për
të zgjedhur programin e dëshiruar të
larjes.
Treguesi i butonit Start/Pause
pulson.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e përafërt të
programit.
2. Prekni butonat përkatës për të
ndryshuar temperaturën dhe/ose
shpejtësinë e centrifugimit.
3. Nëse dëshironi, vendosni një ose më
shumë opsione duke prekur butonat
përkatës. Treguesit përkatës ndizen
në ekran dhe informacioni i dhënë
ndryshon përkatësisht.
Nëse nuk është e mundur
përzgjedhja, bie një sinjal
akustik dhe ekrani tregon
.
9.6 Nisja e një programi
Prekni butonin Start/Pause për të
nisur programin. Programi nuk mund të
niset kur treguesi i butonit është i
çaktivizuar dhe nuk pulson (p.sh. çelësi i
programeve në pozicion të gabuar).
Treguesi përkatës ndalon së pulsuari
dhe qëndron i ndezur.
Programi fillon, kapaku është i bllokuar.
Ekrani shfaq treguesin .
SHQIP 19
Pompa e shkarkimit mund të
punojë pak përpara se
pajisja të mbushet me ujë.
9.7 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Prekni butonin Shtyrja në mënyrë
të përsëritur derisa ekrani të shfaqë
kohën e dëshiruar të vonesës. Në ekran
treguesi shfaq .
2. Prekni butonin Start/Pause
.
Kapaku i pajisjes kyçet dhe fillon
numërimin mbrapsht të shtyrjes së
programit. Ekrani shfaq treguesin .
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi fillon automatikisht.
Anulimi i shtyrjes së programit
pasi ka nisur numërimi
mbrapsht
Për të anuluar shtyrjen e programit:
1. Prekni butonin Start/Pause për të
vendosur pajisjen në pauzë. Treguesi
përkatës pulson.
2. Prekni butonin Shtyrja në mënyrë
të përsëritur derisa ekrani të shfaqë
dhe treguesi të fiket.
3. Prekni sërish butonin Start/Pause
për të nisur menjëherë programin.
Ndryshimi i shtyrjes së
programit pasi ka nisur
numërimi mbrapsht
Për të ndryshuar shtyrjen e programit:
1. Prekni butonin Start/Pause për të
vendosur pajisjen në pauzë. Treguesi
përkatës pulson.
2. Prekni butonin Shtyrja në mënyrë
të përsëritur derisa ekrani të shfaqë
kohën e dëshiruar të vonesës.
3. Prekni sërish butonin Start/Pause
për të nisur një numërim të ri
mbrapsht.
9.8 Dallimi i ngarkesës me
Sistemin SensiCare
Pasi prekni butonin Start/Pause :
1. Sistemi SensiCare nis llogaritjen e
peshës së ngarkesës për të llogaritur
kohëzgjatjen reale të programit.
Gjatë kësaj faze shiritat e
Rregulluesit të kohës
vendosura poshtë shifrave të kohës
luajnë një animacion të thjeshtë.
2. Pas rreth 15-20 minutash, shiritat e
Rregulluesit të kohës zhduken dhe
shfaqet kohëzgjatja e re e ciklit.
Pajisja rregullon automatikisht
kohëzgjatjen e programit për rrobat
për të arritur rezultatet më të mira në
larje brenda kohës më të shkurtër të
mundshme.
9.9 Ndërprerja e programit dhe
ndryshimi i opsioneve
Kur programi është në punë, mund të
ndryshoni vetëm disa opsione:
1. Prekni butonin Start/Pause .
Treguesi përkatës pulson.
2. Ndrysho opsionet. Informacioni i
dhënë në ekran ndryshon
përkatësisht.
3. Prekni sërish butonin Start/Pause
.
Programi i larjes vazhdon.
9.10 Anulimi i një programi në
funksionim
1. Shtypni butonin Ndezje/Fikje për të
anuluar programin dhe për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Shtypni sërish butonin Ndezje/Fikje
për ta aktivizuar pajisjen.
Nëse Sistemi SensiCare
është kryer dhe ka nisur
tashmë mbushja me ujë,
programi i ri fillon pa
përsëritur Sistemin
SensiCare. Uji dhe
detergjenti nuk shkarkohen
për të shmangur
shpenzimet.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68

Electrolux EW6T3262 Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend