Sony UBP-X1100ES Kasutusjuhend

Kategooria
Mikseri / köögikombaini tarvikud
Tüüp
Kasutusjuhend
UBP-X1100ES
4-740-826-42(1)
master page=left
C:\2020BDP\15G_Iris\4740826421\4740826421UBPX1100ESEC1\00C
OV_UBPX1100ESEC1\Cover4.fm
http://www.sony.net/
© 2019 Sony Corporation Printed in Malaysia
4-740-826-42(1)
r leverdinë tuaj/За Ваше удобство/
Za vašu udobnost/Pro vaše pohodlí/Teie mugavuse huvides
Përpara se të
bëni kërkesat
Ju lutemi konfirmoni detajet e mëposhtme:
Ndiqni udhëzimet te “Zgjidhja e problemeve” (faqja 28) për të ndihmuar në
zgjidhjen e problemit.
Fikni aparatin dhe shkëputni kordonin e rrymës AC. Prisni për më shumë se
2 minuta dhe më pas lidhni kordonin e rrymës AC.
Преди да
направите
запитване
Моля, потвърдете следните детайли:
Вижте “Отстраняване на проблеми” (страница 31), за да отстраните
проблема.
Изключете плеъра и разкачете захранващия АС кабел (захранващия
проводник). Изчакайте повече от 2 минути, след това свържете отново
захранващия АС кабел (захранващия проводник).
Prije
podnošenja
upita
Molimo potvrdite sljedeće pojedinosti:
Provjerite poglavlje »Otklanjanje poteškoća« (stranica 28), kako biste pokušali
riješiti problem.
Ugasite uređaj za reprodukciju i isključite kabel za napajanje iz zidne utičnice.
Pričekajte 2 minute i zatim ponovno uključite kabel za napajanje.
Před zadáním
dotazu
Potvrďte následující údaje:
Prozkoumejte „Odstraňování problémů“ (str. 28), zda vám to nepomůže vyřešit
problém.
Vypněte přehrávač a odpojte síťovou šňůru. Počkejte něco přes 2 minuty a pak
síťovou šňůru opět zapojte.
Enne
päringuid
Selgitage välja järgmised üksikasjad.
Üritage probleemi lahendada jaotises „Veaotsing” (lk 28) pakutud lahenduste
abil.
Lülitage mängija välja ja lahutage vahelduvvoolu-toitejuhe. Oodake vähemalt
kaks minutit ja ühendage vahelduvvoolu-toitejuhe seejärel uuesti.
Regjistroni numrin serial (S/N) në hapësirën e caktuar më poshtë. Jepjani këtë numër shitësit
të Sony për të marrë një përgjigje më të shpejtë sa herë që ju telefononi në lidhje me këtë
produkt.
Запишете серийния номер (S/N) в полето отдолу. Представете този номер на Вашия
дилър на Sony, за да получите по-бързо обслужване винаги когато се свървате с него
относно този продукт.
Upišite serijski broj (S/N) na dolje označenom mjestu. Dajte taj broj prodavaču proizvoda tvrtke
Sony kako biste dobili bržu uslugu kada zovete vezano uz ovaj proizvod.
Napište sériové číslo (S/N) do prostoru poskytnutého níže. Toto číslo poskytněte prodejci Sony,
abyste urychlili proces, až se budete ohledně přístroje později informovat.
Kirjutage seadme seerianumber (S/N) alljärgnevasse lahtrisse. Esitage see number Sony
edasimüüjale, et asjad edeneksid ladusamalt, kui nendega toote asjus ühendust võtate.
S/N _____________________________
Për më shumë sugjerime, këshilla dhe informacione të dobishme rreth produkteve dhe
shërbimeve Sony, ju lutemi vizitoni faqen e internetit:
За да откриете още полезни съвети и информация относно продуктите и услугите на
Sony, моля, посетете:
Da biste pronašli korisne savjete i informacije o proizvodima i uslugama tvrtke Sony, posjetite:
Na stránce www.sony.eu/myproducts/ najdete užitečné poznámky, tipy a informace o
přístroji Sony a službách.
Kasulikke nippe, soovitusi ja lisateavet Sony toodete ja teenuste kohta leiate veebilehelt:
www.sony.eu/myproducts/
UBP-X1100ES
4-740-826-42(1)
master page=Right
C:\2020BDP\15G_Iris\4740826421\4740826421UBPX1100ESEC1\00C
OV_UBPX1100ESEC1\Cover1.fm
4-740-826-42(1)
Ultra HD Blu-ray
/
DVD Player
Udhëzimet e përdorimit AL
Инструкции за работа BG
Upute za upotrebu HR
Návod k použití CZ
Kasutusjuhend EE
UBP-X1100ES
Ju lutemi lexoni me kujdes këto udhëzime përdorimi përpara
përdorimit. Softueri i këtij aparati mund të përditësohet në
ardhmen. Ju lutemi, vizitoni faqen e mëposhtme të internetit:
Преди да използвате този плеър, моля, прочетете
внимателно настоящите инструкции за работа. Софтуерът
на този плеър може да бъде актуализиран в бъдеще.
Моля, посетете следния уебсайт:
Prije upotrebe uređaja za reprodukciju pozorno pročitajte ove
upute za upotrebu. Softver za ovaj uređaj za reprodukciju u
budućnosti je podložan ažuriranju. Posjetite sljedeću web
stranicu:
Před použitím přehrávače si pečlivě přečtěte návod k použití.
Software přehrávače může být v budoucnu aktualizován.
Vyhledejte následující webovou stránku:
Enne mängija kasutamist lugege hoolikalt läbi selle
kasutusjuhend. Mängija tarkvara võidakse tulevikus
värskendada. Külastage veebisaiti
www.sony.eu/support
2
AL
Tabela e përmbajtjes
3 PARALAJMËRIM
4 PARALAJMËRIME
7 Udhëzimet për pjesët dhe kontrollet
Hapat e para
10 1: Kontrolloni aksesorët shoqërues
10 2: Lidhja me TV-në ose një Sound Bar/Amplifikator AV
13 3: Lidhja me rrjetin
14 4: Easy Setup
15 Shfaqja e pamjes kryesore
Riprodhim i imazheve/zërit
16 Luajtja e një disku
16 Shijimi i Blu-ray 3D
16 Shijimi i Blu-ray 4K Ultra HD
16 Riprodhimi nga një pajisje USB
17 Riprodhimi i skedarëve nga rrjeti i shtëpisë
18 Dëgjoni audio nga një pajisje BLUETOOTH®
19 Opsionet e disponueshme
Cilësimet dhe rregullimet
21 Përdorimi i pamjeve të cilësimeve
Informacion shtesë
28 Zgjidhja e problemeve
33 Specifikimet
35 Disqet që mund të luhen
36 Llojet e skedarëve që mund të luhen
Lidhja me internetin dhe adresa IP
Të dhënat teknike, si adresa e IP-së, [ose detajet e pajisjes] përdoren kur ky produkt është lidhur
me internetin për të bërë përditësimin e softuerit ose për marrjen e shërbimeve nga palë
treta. Për përditësimet e softuerit, këto të dhëna teknike mund t'u komunikohen serverëve ta
të përditësimit me qëllim ofrimin e përditësimit të përshtatshëm për pajisjen tuaj. Nëse nuk
dëshironi që këto të dhëna të përdoren, mos e konfiguroni funksionin e internetit me valë dhe
mos e lidhni kabllon e internetit.
3
AL
PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit dhe goditjes
elektrike, mos e ekspozoni këtë pajisje ndaj
rrjedhjeve dhe spërkatjeve të ujit dhe mos
vendosni mbi të objekte të mbushura me lëngje,
si p.sh vazot.
Për të shmangur goditjen elektrike, mos e hapni
këtë pajisje. Për riparimin e pajisjes drejtojuni
vetëm personelit të kualifikuar.
Kablloja ushqyese duhet të zëvendësohet vetëm
nga një qendër e kualifikuar shërbimi.
Mos i ekspozoni bateritë ose pajisjet me bateri të
instaluara ndaj nxehtësisë së lartë, siç mund të
jenë rrezet e diellit ose zjarri.
KUJDES!
Rrezik shpërthimi nëse bateritë zëvendësohen
me lloje jo të përshtatshme.
Përdorimi i instrumenteve optike me këtë pajisje
do të rrisë rrezikun ndaj syve. Duke qenë se
rrezja laser e përdorur nga ky produkt është e
dëmshme për sytë, mos tentoni ta çmontoni
këtë pajisje.
Për riparimin e pajisjes drejtojuni vetëm
personelit të kualifikuar.
Kjo etiketë është vendosur në strukturën
mbrojtëse ndaj laserit brenda pajisjes.
Kjo pajisje është klasifikuar si një produkt LASER
KLASI 1. ETIKETA E PRODUKTIT ME LASER KLASI 1
është vendosur në pjesën e poshtme të pajisjes.
Hedhja e mbetjeve të baterive
dhe pajisjeve elektrike dhe
elektronike (e zbatueshme
Bashkimin Evropian dhe vendet
e tjera evropiane me sistem
mbledhjeje të diferencuar)
Ky simbol mbi produktin, mbi baterinë ose mbi
ambalazhin tregon se produkti nuk duhet të
trajtohet si mbetje shtëpiake. Në disa lloje
baterish, simboli mund të përdoret i shoqëruar
nga një simbol kimik. Simbolet kimike të
merkurit (Hg) ose të plumbit (Pb) vendosen nëse
bateria përmban më shumë se 0,0005% merkur
ose 0,004% plumb. Duke siguruar që këto
produkte dhe bateri asgjësohen siç duhet, ju
ndihmoni në parandalimin e pasojave negative
në mjedis dhe në shëndetin e njeriut, të cilat në
të kundërt mund të shkaktohen nga trajtimi i
papërshtatshëm i mbetjeve. Riciklimi i
materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e
burimeve natyrore.
Në rastet kur produkti, për arsye sigurie,
performance apo ruajtjeje të të dhënave, kërkon
një lidhje të vazhdueshme me një bateri
inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet
vetëm nga një staf i kualifikuar për riparimin. Për
të siguruar që bateria dhe pajisja elektrike dhe
elektronike do të trajtohen siç duhet, dorëzojini
këto produkte, në fund të ciklit të tyre të
përdorimit, në pikën e caktuar të grumbullimit
për riciklimin e pajisjes elektrike dhe elektronike.
Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shikoni
seksionin mbi heqjen në mënyrë të sigurt të
baterive nga pajisja. Dorëzojeni baterinë në
pikën e caktuar të grumbullimit për riciklimin e
mbetjeve të baterive. Për më tepër informacion
të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti ose
baterisë, ju lutemi kontaktoni me zyrën tuaj
lokale, shërbimin e trajtimit të mbetjeve urbane
ose dyqanin ku keni blerë produktin ose
baterinë.
AL
4
AL
Ky produkt është prodhuar nga ose në emër të
Sony Corporation.
Importues i BE-së: Sony Europe B.V.
Kërkesat ndaj importuesit të BE-së, ose në lidhje
me pajtueshmërinë e produktit në Evropë duhet
të dërgohen tek përfaqësuesit e autorizuar të
prodhuesit, Sony Belgium, bijkantoor van Sony
Europe B.V., Da Vincilaan 7-D1, 1930 Zaventem,
Belgjikë.
Shënim për klientët në Evropë
Sony Corporation deklaron se kjo pajisje është
në përputhje me Direktivën 2014/53/EU.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-
së është i disponueshëm në adresën e
mëposhtme të internetit:
http://www.compliance.sony.de/
Për këtë pajisje radio, kufizimet e mëposhtme
mbi vendosjen në punë ose për kriteret e
autorizimit për përdorim zbatohen në BE, BG,
CZ, DK, DE, EE, IE, EL, ES, FR, HR, IT, CY, LV, LT, LU,
HU, MT, NL, AT, PL, PT, RO, SI, SK, FI, SE, UK, IS, LI,
NO, CH, AL, BA, MK, MD, RS, ME, XK, TR:
brezi i frekuencave 5 150–5 350 MHz kufizohet
vetëm me funksionet në ambient të brendshëm.
PARALAJMËRIME
• Kjo njësi funksionon me 220 V–240 V AC,
50/60 Hz. Kontrolloni që voltazhi i operimit
të njësisë të jetë i njëjtë me atë të rrymës
kryesore vendase.
• Vendoseni këtë njësi në mënyrë të atillë që
spina të mund të hiqet menjëherë nga priza
në mur në rast të ndonjë defekti.
• Kjo pajisje është testuar, duke përdorur një
kabllo lidhëse më të shkurtër se 3 metra,
dhe ka rezultuar të jetë në përputhje me
limitet e përcaktuara nga Rregullorja EMC.
• Vendoseni aparatin në një vend me ajrosje
të përshtatshme për të parandaluar
akumulimin e nxehtësisë brenda pajisjes.
• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mos e
mbuloni hapësirën e ventilimit të pajisjes
me gazeta, mbulesa, perde etj.
• Mos i mbuloni hapësirat e ventilimit.
Kjo pajisje nuk ka për qëllim të vendoset
mbi sipërfaqe të buta (si mbulesa, batanije
etj.).
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj burimeve të
flakëve (për shembull, qirinj të ndezur).
• Mos e vendosni këtë aparat në hapësirë
mbyllur, si raftet e librave ose orendi të tilla.
• Hapësira e mjaftueshme rreth aparatit
nevojitet për të çliruar nxehtësinë. Në rastet
kur e vendosni pajisjen në një mbajtëse,
lejoni më shumë se 44,45 mm hapësirë mbi
aparatin dhe më shumë se 44,45 mm
hapësirë në të dyja anët. Pjesa e mbajtëses
pas pajisjes duhet të jetë e hapur. Nëse e
vendosni pajisjen me pjesën fundore
përballë murit, lejoni me shumë se 88,9 mm
hapësirë midis aparatit dhe murit.
• Përdorni kompletin e mbajtëses WS-
UBPRE1 (nuk sigurohet me pajisjen) për
vendosur aparatin.
Mos e vendosni aparatin pranë burimeve të
nxehtësisë, ose në vende me diell, me
pluhur ose me tronditje mekanike.
• Mos e vendosni aparatin në ambient të
jashtëm, automjete, anije ose në mjete të
tjera.
• Nëse aparati zhvendoset nga një ambient i
ftohtë në një ambient të ngrohtë, ose
vendoset në një dhomë me lagështi, mund
të krijojë kondensim në lentat brenda
aparatit. Nëse ndodh kjo, aparati mund të
mos funksionojë si duhet. Në rast të tillë,
hiqeni diskun dhe lëreni aparatin ndezur
për rreth gjysmë ore derisa lagështia të
avullojë.
• Mos e vendosni aparatin në një pozicion të
pjerrët. Ai është projektuar për t’u përdorur
në pozicion horizontal.
• Mos vendosni objekte metalike përpara
panelit ballor. Kjo mund të kufizojë marrjen
e valëve radio.
• Mos e vendosni aparatin në një vend ku
janë në përdorim pajisje mjekësore. Ai
mund t'u shkaktojë avari instrumenteve
mjekësore.
• Nëse përdorni një stimulues kardiak apo
aparate të tjera mjekësore, konsultohuni
me mjekun tuaj ose prodhuesin e pajisjes
mjekësore përpara se të përdorni
funksionin e rrjetit lokal (LAN) me valë.
• Ky aparat duhet të vendoset dhe të
përdoret në një distancë minimale prej
20 cm ose më shumë ndërmjet aparatit dhe
trupit të një personi (me përjashtim të
ekstremiteteve; duart dhe kyçet e tyre,
këmbët dhe kyçet e tyre).
• Mos vendosni mbi aparat objekte të rënda
ose të paqëndrueshme.
• Mos vendosni objekte të tjera përveç
disqeve në sirtarin e diskut. Kjo mund të
shkaktojë dëmtime të aparatit ose objektit.
• Hiqni çdo disk nga aparati gjatë
zhvendosjes së tij. Nëse nuk e bëni, disku
mund të dëmtohet.
5
AL
• Shkëputeni kordonin e rrymës dhe të gjitha
kabllot e tjera nga aparati kur e zhvendosni
atë.
Aparati nuk është i shkëputur nga rryma për
sa kohë spina e tij është vendosur në prizë
edhe nëse aparati vetë është i fikur.
• Shkëputeni aparatin nga priza nëse nuk do
ta përdorni atë për një kohë të gjatë.r të
shkëputur kordonin e rrymës, tërhiqni
spinën; asnjëherë mos e shkëputni duke
tërhequr kordonin.
• Ndiqni këshillat e mëposhtme për
shmangien e dëmtimit të kordonit të
rrymës. Mos e përdorni kordonin e rrymës
nëse është i dëmtuar, sepse mund të
shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përthyeni kordonin e rrymës midis
aparatit dhe murit, raftit etj.
Mos vendosni objekte të rënda mbi
kordonin e rrymës dhe mos ushtroni forcë
mbi vetë kordonin e rrymës.
Mos e ngrini volumin gjatë kohës që jeni
duke dëgjuar një pjesë me sinjal audio
shumë të ulët ose pa sinjal audio. Veshët
tuaj dhe altoparlantët mund të dëmtohen
kur niveli i zërit arrin maksimumin.
• Pastrojeni pajisjen, panelin dhe kontrollet
me një pecetë të butë. Mos përdorni asnjë
lloj pecete të ashpër, pastruesi të fortë ose
tretësi si alkool apo benzinë.
• Mos përdorni disqe pastrues ose pastrues
disku/lentesh (përfshirë llojet e lagura ose
me spërkatje). Këto mund të shkaktojnë
avari tek aparati.
• Në rastet kur ky aparat riparohet, pjesët e
riparuara mund të mblidhen për qëllime
ripërdorimi ose riciklimi.
• Kini parasysh këshillat e mëposhtme, sepse
përdorimi i papërshtatshëm mund të
dëmtojë fishën HDMI OUT dhe konektorin.
Drejtoni me kujdes fishën HDMI OUT në
pjesën e pasme të aparatit dhe
konektorin HDMI duke kontrolluar format
e tyre. Sigurohuni që konektori të mos
jetë me kokë poshtë ose i anuar.
Sigurohuni që të shkëputni kabllon e
HDMI kur zhvendosni aparatin.
Mbajeni konektorin HDMI drejt kur të
lidhni ose shkëputni kabllon HDMI. Mos e
përdridhni dhe mos e vendosni me forcë
konektorin HDMI në folenë HDMI OUT.
Mbi shikimin e video-imazheve 3D
Disa persona mund të pësojnë çrregullime (si
dhimbje të syve, dobësi, ose pështjellim)
gjatë shikimit të video-imazheve 3D. Sony
rekomandon që të gjithë shikuesit të
pushojnë rregullisht gjatë kohës që shikojnë
video-imazhe 3D. Gjatësia dhe shpeshtësia e
pushimeve të nevojshme do të ndryshojë nga
njëri person tek tjetri. Ju duhet të vendosni se
çfarë është më mirë për ju. Nëse ju
shkaktohet ndonjë shqetësim, duhet të
ndaloni së pari video-imazhet 3D derisa të
mos keni më shqetësime; konsultohuni me
mjekun nëse mendoni se është e nevojshme.
Duhet të shihni edhe (i) manualin e
përdorimit dhe/ose mesazhin paralajmërues
të ndonjë pajisjeje tjetër që përdoret me këtë
produkt, ose përmbajtjen e Blu-ray Disc që
shfaqet me këtë produkt, si dhe (ii) faqen
tonë internetit (www.sony.eu/
myproducts/), për informacionin më të
fundit. Shikimi te fëmijët e vegjël (në veçanti,
ata më të vegjël se gjashtë vjeç) është ende
në zhvillim. Konsultohuni me mjekun
(pediatër ose okulist) përpara se t'i lejoni
fëmijët të shohin video-imazhe 3D. Të rriturit
duhet t'i mbikëqyrin fëmijët për të siguruar
që të ndjekin rekomandimet e renditura më
lart.
Nëse keni ndonjë pyetje apo problem në
lidhje me aparatin tuaj, ju lutemi
konsultohuni me shitësin më të afërt të Sony.
SHËNIM I RËNDËSISHËM!
Kujdes: Kjo pajisje mund të shfaqë një imazh
të palëvizshëm video ose një foto në ekranin
e televizionit tuaj për një kohë të pacaktuar.
Nëse lejoni imazhe ose foto të tilla të
shfaqen në TV-në tuaj për një kohë të gjatë,
rrezikoni që të dëmtoni përgjithmonë
ekranin e tij. Të ndjeshëm nga kjo janë
televizorët me ekran plazmë dhe ata me
projeksion.
6
AL
Mbi sigurinë e lidhjes LAN me valë
Duke qenë se funksioni LAN me valë
realizohet nëpërmjet valëve të radios, sinjali
mund të jetë i kapshëm nga pajisje të tjera.
Për të mbrojtur komunikimin me valë, ky
aparat mbështet funksione të ndryshme
sigurie. Sigurohuni që të konfiguroni saktë
parametrat e sigurisë në përputhje me tiparet
e rrjetit tuaj.
Pa siguri
Edhe pse ju mund ta konfiguroni lehtësisht,
çdokush mund të kapë komunikimin me valë
ose të ndërhyjë në rrjetin tuaj me valë, pa
pasur nevojë për pajisje të sofistikuara. Kini
parasysh se ekziston rreziku i aksesit të
paautorizuar ose marrjes së të dhënave.
WEP
WEP mundëson zbatimin e parametrave të
sigurisë në komunikimin tuaj për të
parandaluar kapjen e komunikimit ose
ndërhyrjen në rrjetin tuaj me valë nga
persona të huaj. WEP është një teknologji e
trashëguar sigurie e cila mundëson lidhjen e
pajisjeve të vjetra, të cilat nuk e mbështesin
TKIP/AES.
WPA-PSK (TKIP), WPA2-PSK (TKIP)
Teknologjia e sigurisë TKIP u zhvillua për të
korrigjuar mungesat e WEP. TKIP ofron një
nivel sigurie më të lartë se WEP.
WPA-PSK (AES), WPA2-PSK (AES)
AES është një teknologji sigurie e cila përdor
një metodë të avancuar që është e veçantë
nga WEP dhe TKIP.
AES ofron një nivel sigurie më të lartë se WEP,
apo TKIP.
Shënime rreth disqeve
Për t’i mbajtur disqet e
pastra, mbajini nga anët.
Mos e prekni sipërfaqen.
Pluhuri, shenjat e gishtave
ose gërvishtjet mund të
shkaktojnë keqfunksionim
të diskut.
Mos e ekspozoni diskun në diell apo burime
nxehtësie, siç janë tubacionet e ajrit të
ngrohtë, ose ta lini atë në makinën e
parkuar në diell, sepse temperatura aty
mund të rritet shumë.
Pas luajtjes, vendoseni diskun në kutinë e
tij.
• Pastrojeni diskun me një
pecetë pastrimi. Fshijeni
diskun duke filluar nga
qendra drejt pjesëve të
jashtme.
• Mos përdorni tretës si
benzinë, hollues, pastrues
disqesh/lentesh dyqani, apo spërkatës
anti-statik që përdoren për disqe gramafoni
LP.
• Nëse disku përmban një etiketë të printuar,
thajeni mirë etiketën përpara luajtjes.
• Mos i përdorni disqet e mëposhtme.
Diskun për pastrimin e lentes.
Diskun që nuk ka një formë standarde
(p.sh. drejtkëndore, zemre).
Diskun që ka një etiketë ose një ngjitëse
në të.
Diskun që ka mbështjellëse celofani ose
letër ngjitëse në të.
• Mos e lustroni sipërfaqen e luajtjes së një
disku për të hequr gërvishtjet.
7
AL
Udhëzimet për pjesët dhe kontrollet
Sirtari i diskut
Ekrani i panelit rparmë
Sensori i telekomandës
 (hap/mbyll)
 (ndezur/gati)
Ndez aparatin, ose e vendos atë në
gjendjen gati.
Kapaku i folesë (USB)
Hapeni kapakun për të lidhur një pajisje
USB në këtë fole. Shiko faqja 16.
Foleja AC IN
Terminali LAN (10/100)
Foleja HDMI OUT 1 (VIDEO/AUDIO)
Transmeton sinjale digjitale video dhe
audio.
Foleja HDMI OUT 2 (AUDIO ONLY)
Transmeton vetëm sinjal digjital audio.
Ju lutemi hiqeni ngjitësen për të përdorur
këtë fole.
Foleja DIGITAL OUT (COAXIAL)
Porta IR REMOTE
Porta RS-232C
Ky është terminal për zgjerimin e
kontrollit për instalime të personalizuara.
Foleja DIGITAL OUT (OPTICAL)
Foletë LINE OUT (R-AUDIO-L)
Paneli i përparmë
Paneli i pasmë
8
AL
Funksionet e disponueshme të
telekomandës janë të ndryshme në varësi të
diskut ose situatës.
Butonat
, TV +, dhe AUDIO kanë një pikë
prekjeje. Përdoreni pikën e prekjes si referencë
gjatë komandimit të aparatit.
(hap/mbyll)
Hap dhe mbyll sirtarin e diskut.
TV (TV ndezur/gati)
Ndez TV-në, ose e vendos atë në
gjendjen gati.
(ndezur/gati)
Ndez aparatin, ose e vendos atë në
gjendjen gati.
NET SERVICE
Rikthehet në portalin e mëparshëm
online
të shërbimit.
TV (Përzgjedhja e sinjalit hyrës
TV-së)
Ndërron sinjalin hyrës midis TV-së dhe
burimeve të tjera.
BLUETOOTH (faqja 18)
• Lista e skanimit të pajisjeve do të
shfaqet nëse aparati nuk është lidhur
me pajisje
Bluetooth
.
• Lidhu me pajisjen e fundit nëse aparati
ka një pajisje
Bluetooth
të lidhur. Nëse
lidhja nuk realizohet, do të shfaqet lista
e skanimit të pajisjeve.
• Shkëput lidhjen me pajisjen
Bluetooth
.
Butonat me ngjyrë (i kuq/i gjelbër/i
verdhë/blu)
Taste të shpejtë për funksionet
ndërvepruese.
(të preferuarat) (faqja 15)
Hap aplikacionin e regjistruar si të
preferuar.
NETFLIX
Hap shërbimin
online
Netflix. Për më
shumë detaje mbi shërbimin
online
Netflix, vizitoni faqen e mëposhtme dhe
klikoni “Pyetje të shpeshta” (FAQ):
www.sony.eu/support
TOP MENU
Hap ose mbyll menynë kryesore të ultra
HD Blu-ray/BD/DVD-së.
POP UP/MENU
Hap ose mbyll menynë e ultra HD Blu-
ray/BD/DVD-së.
OPTIONS (faqja 19)
Shfaq opsionet e disponueshme
ekran.
RETURN
Rikthehet në ekranin e mëparshëm.
///
Lëviz kursorin për të zgjedhur një opsion
të shfaqur.
Telekomanda
9
AL
/ si një tast i shpejtë për të luajtur një
kuadër, për të kërkuar një dritare dhe të
vendosë numrin e kuadrit gjatë luajtjes
një CD me muzikë.
/ si një tast i shpejtë për të rrotulluar
me 90 gradë djathtas/majtas një fotografi.
/ si një tast i shpejtë për funksionin e
kërkimit gjatë riprodhimit të një videoje në
rrjetin e shtëpisë.
/ si një tast i shpejtë për të ndryshuar
një imazh, kur kjo gjë është e mundur.
(ENTER)
Aktivizon opsionin e zgjedhur.
HOME
Shfaq ekranin kryesor të aparatit.
/ (përshpejtimi pas/
përshpejtimi para)
• Përshpejton diskun pas/përpara nëse
shtypet gjatë luajtjes. Shpejtësia e
kërkimit ndryshon sa herë ju shtypni
butonin.
• Luan me lëvizje të ngadaltë nëse
shtypet për më shumë se një sekondë
gjatë pauzës.
• Luan një kuadër sa herë që shtypet për
një kohë të shkurtër gjatë pauzës.
(luaj)
Fillon ose rifillon luajtjen.
/ (e mëparshme/tjetër)
Kalon në kapitullin, kuadrin, ose skedarin
e mëparshëm/tjetër.
(pauzë)
Ndalon ose rifillon luajtjen.
SUBTITLE (faqja 25)
Përzgjedh gjuhën e titrave kur titra në
shumë gjuhë janë të regjistruara në Ultra
HD Blu-ray/BD/DVD.
(ndalo)
Ndalon luajtjen dhe rikujton momentin e
ndalimit (pikën e rifillimit).
Pika e rifillimit për një titull/kuadër është
momenti i fundit i luajtjes ose fotoja e
fundit nga një dosje me foto.
AUDIO (faqja 25)
Përzgjedh gjuhën e dublimit kur dublime
në shumë gjuhë janë të regjistruara
Ultra HD Blu-ray/BD/DVD.
Përzgjedh kuadrin audio në CD.
(heshtje)
Mbyll përkohësisht zërin e TV.
TV (volumi) +/–
Rregullon volumin e TV-së.
DISPLAY
Shfaq informacionin e kuadrit që luhet
ekran.
Për të kyçur sirtarin e diskut (Kyçja për
fëmijët)
Ju mund të mbyllni sirtarin e diskut për të
shmangur hapjen aksidentale të sirtarit.
Gjatë kohës që aparati është ndezur, shtypni
(ndalo), HOME, dhe më pas TOP MENU në
telekomandë për të kyçur dhe shkyçur
sirtarin.
Mbaj shtypur TV , dhe më pas mbaj të
shtypur për më shumë se 2 sekonda kodin e
prodhuesit të TV duke përdorur
telekomandën. Nëse janë renditur më shumë
se një buton, provoni t’i vendosni me radhë
derisa të gjeni kombinimin që funksionon për
TV-në tuaj.
Shembull: Nëse TV juaj është Hitachi, mbani
shtypur TV , dhe më pas shtypni butonin
më ngjyrë (të gjelbër) për më shumë se
2sekonda.
Telekomanda e këtij aparati mund të mos
funksionojë me TV-në tuaj në varësi të modelit
dhe vitit të prodhimit të TV. Në raste të tilla,
përdorni telekomandën e TV-së.
Kodet e numrave për TV-të e
kontrollueshëm
Prodhuesi Butoni i telekomandës
Sony (Default) NET SERVICE
Philips TV / BLUETOOTH /
POP UP/MENU
Panasonic Butoni më ngjyrë (
kuqe) / NETFLIX
Hitachi Butoni më ngjyrë (të
gjelbër)
Sharp Butoni më ngjyrë (
verdhë)
Toshiba Butoni më ngjyrë (blu)
Loewe (të preferuarat)
Samsung TOP MENU
LG/Goldstar RETURN
10
AL
Hapat e para
1: Kontrolloni aksesorët shoqërues
• Kordoni i rrymës AC (1)
• Komanduesi në largësi (telekomanda) (1)
• Bateri R03 (madhësia AAA) (2)
2: Lidhja me TV-në ose një Sound Bar/Amplifikator AV
Për të shijuar funksionin e aparatit mund të bëni konfigurime të ndryshme të lidhjeve.
Përzgjidhni konfigurimin duke u bazuar te funksionet dhe foletë në Sound Bar/Amplifikatorin
tuaj AV (marrësin).
* Kabllo HDMI me shpejtësi të lartë premium ose kabllo HDMI me shpejtësi të lartë që mbështet
gjerësinë e brezit 18 Gbps.
Nëse doni të shijoni formate të rezolucionit të lartë HDMI (4K 60p/Ultra HD, 4K HDR, Dolby Vision etj.),
lidhni një TV që mbështet formatin video të aparatit.
• Për të shfaqur imazhe në formatet e rezolucionit të lartë HDMI, ju duhet të lidhni aparatin me TV-në
tuaj duke përdorur kabllo HDMI me shpejtësi të lartë premium me brez të gjerë 18 Gbps (nuk është i
përfshirë).
Nëse keni një TV BRAVIA, rregulloni “Formatin e sinjalit HDMI” të TV-së tuaj. Për detaje, referojuni
manualit të përdorimit të TV-së.
Për të shijuar formatin Dolby Vision, vendosni [Dolby Vision Output] nën [Screen Settings] në aparat
(faqja 21).
Nëse Sound Bar-i/Amplifikatori AV (marrësi) është i lidhur direkt me TV-në, referojuni konfigurimit të
lidhjes në faqen 11.
Nëse hasni në ndonjë problem apo ju duhet më tepër informacion, referojuni “Zgjidhja e problemeve”
(faqja 28).
Mos e lidhni kordonin e rrymës derisa të keni bërë të gjitha lidhjet e tjera.
Lidhja me TV-në
Kabllo HDMI*
(nuk përfshihet)
Me folenë HDMI OUT 1
11
Hapat e para
AL
Përzgjidhni konfigurimin duke u bazuar te funksionet dhe foletë në Sound Bar/Amplifikatorin
tuaj AV (marrësin). Rastet e mëposhtme janë shembuj të konfigurimeve kryesore të lidhjes.
Për detaje mbi Sound Bar-in/Amplifikatorin tuaj AV (marrësin), referojuni manualit të përdorimit
të shoqëruar me Sound Bar-in/ Amplifikatorin AV (marrësin).
Lidhja me TV-në nëpërmjet një Sound Bar/Amplifikatori AV (marrësi)
Sound Bar/Amplifikator AV (marrës) 4K me HDMI IN
Sound Bar/Amplifikator AV (marrës) jo-4K me HDMI IN
Kur ju lidhni TV-në tuaj me një Sound Bar/Amplifikator AV (marrës) duke përdorur një kabllo HDMI
(nuk përfshihet), mund të mos prodhohet zë, ose ju mund të mos jeni në gjendje të ndryshoni
sinjalin hyrës në aparat. Referojuni “Zgjidhja e problemeve” (faqja 28).
Nëse zgjidhni këtë konfigurim, vendosni [HDMI Audio Output] te [System settings] në [HDMI1]
ose [Auto] (faqja 26).
Për të shijuar Bitstream (Dolby/DTS), vendosni [BD Secondary Audio] në [Audio Settings]
(faqja 23).
Nëse doni të shijoni formate të rezolucionit të lartë HDMI (4K 60p/Ultra HD, 4K HDR, Dolby
Vision etj.), të gjitha pajisjet e lidhura duhet të mbështetin këtë format video.
Kabllo HDMI*
(nuk përfshihet)
Kabllo HDMI*
(nuk përfshihet)
Sinjalet audio/
video
Sinjalet audio/
video
Për te foleja HDMI OUT 1
Kabllo HDMI me shpejtësi të lartë
(nuk përfshihet)
Kabllo HDMI* (nuk përfshihet)
Për te foleja HDMI OUT 2
Sinjalet audio
Për te foleja HDMI OUT 1
Sinjalet video
Nëse zgjidhni këtë konfigurim, vendosni [HDMI Audio Output] te [System settings] në [HDMI2]
ose [Auto] (faqja 26).
12
AL
* Kabllo HDMI me shpejtësi të lartë premium ose kabllo HDMI me shpejtësi të lartë që mbështet brezin
e gjerë 18 Gbps.
• Për të shfaqur imazhe në formatet e rezolucionit të lartë HDMI, ju duhet të lidhni aparatin me TV-në
tuaj duke përdorur kabllo HDMI me shpejtësi të lartë premium që mbështet brezin e gjerë 18 Gbps
(nuk përfshihet).
Për të shijuar formatin Dolby Vision, vendosni [Dolby Vision Output] nën [Screen Settings] në aparat
(faqja 21).
Nëse hasni në ndonjë problem apo ju duhet më tepër informacion, referojuni “Zgjidhja e problemeve”
(faqja 28).
Sound Bar/Amplifikator AV (marrës) jo-4K pa HDMI IN
Kabllo digjitale koaksiale
(nuk përfshihet)
Kabllo HDMI* (nuk përfshihet)
Kabllo digjitale optike
(nuk përfshihet)
ose
Kabllo audio/video
(nuk përfshihet)
ose
Sinjalet audio
Për te foleja HDMI OUT 1
Sinjalet video
Nëse zgjidhni këtë konfigurim, vendosni [HDMI Audio Output] te [System settings] në [HDMI1]
ose [Auto] (faqja 26).
13
Hapat e para
AL
3: Lidhja me rrjetin
Nëse nuk do ta lidhni aparatin tuaj në rrjet, atëherë kaloni në “4: Easy Setup” (faqja 14).
• Për detaje në rregullimet e lidhjes në rrjet, shiko [Network Settings] (faqja 26).
Kur aparati është i lidhur me internetin dhe një përditësim softueri është i disponueshëm, njoftimi i
përditësimit do të shfaqet automatikisht në ekran.
Rekomandohet përdorimi i n kablloje të veshur e të drejtë (LAN).
Nuk nevojitet lidhje me kabllo midis aparatit dhe ruterit LAN me valë.
Konfigurimi me kabllo
Konfigurimi me valë
ModemRuter Internet
Kabllo LAN
(nuk përfshihet)
Kabllo LAN
(nuk përfshihet)
Ruter LAN me valë Modem Internet
Kabllo LAN
(nuk përfshihet)
14
AL
4: Easy Setup
1 Vendosni dy bateri R03 (madhësia AAA)
duke përshtatur polet + dhe – të baterive
me shenjat në folenë e tyre në
telekomandë.
2 Vendoseni aparatin në prizë.
3 Shtypni për të ndezur aparatin.
4 Ndizni TV dhe shtypni butonin TV
telekomandë për të caktuar sinjalin në
hyrje. Kjo do të shfaqë sinjalin nga aparati
në ekranin e TV-së tuaj.
5 Kryeni [Easy Setup].
Ndiqni udhëzimet në ekran për
konfigurimin bazë me anë ///
dhe shtypni ENTER në telekomandë.
Pasi të përfundojë [Easy Setup], zgjidhni [Easy
Network Settings] për të përdorur funksionet e
rrjetit të aparatit.
Për të aktivizuar lidhjen me valë, caktoni
[Internet Settings] te [Network Settings] në
[Wireless Setup].
r të çaktivizuar lidhjen me valë, caktoni
[Internet Settings] te [Network Settings] në
[Wired Setup].
Nëse nuk ka sinjal në dalje ose shfaqet ekran i
zi, referojuni “Zgjidhja e problemeve”
(faqja 28).
Kur ndizet për herë të parë
Prisni për pak momente përpara se
aparati të ndizet [Easy Setup].
për te priza
15
Hapat e para
AL
Shfaqja e pamjes kryesore
Pamja kryesore shfaqet kur ju shtypni HOME.
Zgjidhni një aplikacion duke përdorur //
/, dhe shtypni ENTER.
Aplikacionet e mëposhtme shfaqen
pamjen kryesore.
Ikonat e aplikacioneve të shërbimit të rrjetit
shfaqen në pjesën e poshtme të ekranit pasi
është vendosur lidhja me internetin.
(Disc):
Luaj një disk.
[USB device]:
Luaj përmbajtje nga një pajisje USB (faqja 16).
[Media Server]:
Luan një skedar nga serveri i rrjetit të shtëpisë
nëpërmjet aparatit (faqja 17).
[Setup]:
Rregullon cilësimet e aparatit (faqja 21).
Disc/USB device/Media Server/Network
Services mund të regjistrohen në butonin e
telekomandës (të preferuarat) si të
preferuara.
Gjatë zgjedhjes së ikonës së një aplikacioni, ju
mund të zgjidhni [Register as Favourite] nga
menyja e opsioneve për ta regjistruar atë.
Nëse regjistroni një aplikacion tjetër si të
preferuar, aplikacioni i mëparshëm do të
zëvendësohet me të riun.
Aplikacioni
16
AL
Riprodhim i imazheve/zërit
Luajtja e një disku
Ju mund të luani disqe Ultra HD Blu-ray, BD,
DVD dhe CD. Për “Disqet që mund të luhen”,
shikoni faqen 35.
1 Shtypni (hap/mbyll), dhe vendosni
diskun në sirtar.
Vendoseni anën e diskut me germa ose
figura lart.
Për disqet me dy anë, vendosni anën që
doni të luani poshtë.
2 Shtypni (hap/mbyll) për të mbyllur
sirtarin e diskut.
Luajtja fillon.
Nëse luajtja nuk fillon automatikisht,
zgjidhni kategorinë [Video], [Music], ose
[Photo] në (Disc), dhe shtypni ENTER
ose (luaj).
(Disk i përzier) përmban të dhëna. Shtypni
OPTIONS në telekomandë dhe zgjidhni [Data
Contents] për të shfaqur çdo përmbajtje të
disponueshme.
Shijimi i Blu-ray 3D
1 Përgatitja për luajtjen e diskut Blu-ray 3D.
Lidhni aparatin me pajisjen e
pajtueshme 3D duke përdorur një kabllo
HDMI me shpejtësi të lar.
Caktoni [3D Output Setting] dhe [TV
Screen Size Setting for 3D] në [Screen
Settings] (faqja 22).
2 Vendosni një disk Blu-ray 3D.
Mënyra e përdorimit ndryshon në varësi
diskut. Referojuni manualit të udhëzimit
të siguruar bashkë me diskun.
Gjithashtu, referojuni manualeve të udhëzimit të
TV-së tuaj dhe pajisjeve të lidhura.
Riprodhimi 3D nuk është i disponueshëm kur
[Dolby Vision Output] në [Screen Settings] është
i caktuar në [On].
Shijimi i Blu-ray 4K Ultra HD
1 Përgatitja për luajtjen e Blu-ray 4K Ultra
HD.
Lidhni aparatin me një TV që mbështet
formatin 4K 60p me anë të një kablloje
HDMI premium me shpejtësi të lartë që
mbështet brezin e gjerë 18 Gbps (nuk
përfshihet).
Nëse keni një TV BRAVIA, rregulloni
“Formatin e sinjalit HDMI” të TV-së tuaj.
Për detaje, referojuni manualit të
përdorimit të TV-së.
2 Vendosni një disk Blu-ray 4K Ultra HD.
Mënyra e përdorimit ndryshon në varësi të
diskut. Referojuni manualit të udhëzimit
të siguruar bashkë me diskun.
Kur luani një disk Blu-ray 4K Ultra HD pa çelës, ai
mund të kërkojë lidhje me rrjetin në varësi të
mjedisit të rrjetit dhe serverit zyrtar të çelësit
(studio).
Riprodhimi nga një pajisje
USB
Për “Llojet e skedarëve që mund të luhen”,
shikoni faqen 36.
1 Hapni kapakun e folesë USB.
17
Riprodhim i imazheve/zërit
AL
2 Lidhni pajisjen USB me folenë USB
aparatit.
3 Në pamjen kryesore, zgjidhni [USB
device] me anë të /, dhe shtypni
ENTER.
4 Zgjidhni kategorinë [Video], [Music], ose
[Photo] me anë të /, dhe shtypni
ENTER.
Për të shmangur prishjen e të dhënave ose
dëmtimin e pajisjes USB, fikni aparatin kur lidhni
ose shkëputni pajisjen USB.
Riprodhimi i skedarëve nga
rrjeti i shtëpisë
Një pajisje e pajtueshme me rrjetin e shtëpi
mund të luajë, nëpërmjet rrjetit, skedarë
video/muzikë/foto të ruajtura në një pajisje
tjetër të pajtueshme me rrjetin e shpisë.
Përgatitja për të përdorur rrjetin e shtëpisë.
1 Lidhni aparatin me një rrjet (faqja 13).
2 Përgatisni produktet e tjera të nevojshme
të pajtueshme me rrjetin e shtëpisë.
Referojuni manualit të përdorimit të
siguruar bashkë me produktin.
Riprodhimi i një skedari nga serveri i rrjetit
shtëpisë nëpërmjet aparatit (aparat i rrjetit të
shtëpisë).
Zgjidhni kategorinë [Video], [Music], ose
[Photo] nga [Media Server] në pamjen
kryesore, e më pas zgjidhni skedarin që
shironi të luani.
Riprodhimi i një skedari nga serveri i rrjetit
shtëpisë nëpërmjet një produkti tjetër
(gjeneruesi).
Kur me aparatin, ju luani skedarë nga serveri
i rrjetit të shtëpisë, mund të përdorni një
pajisje kontrolluese të pajtueshme me rrjetin
(një celular etj.) për të kontrolluar riprodhimin
e imazhit/zërit.
Kontrolloni aparatin me anë të një
kontrolluesi të rrjetit të shtëpisë. Referojuni
manualit të përdorimit që shoqëron
kontrolluesin e rrjetit të shtëpisë.
Serveri
Aparati
Serveri
Kontrolluesi
Gjeneruesi
18
AL
Dëgjoni audio nga një pajisje
BLUETOOTH®
Nëpërmjet lidhjes
Bluetooth
, ju mund të
transmetoni me anë të valëve muzikë nga
aparati në një pajisje
Bluetooth
dhe të
dëgjoni muzikën nga pajisja.
Kur lidhni një pajisje me aparatin me anë të
Bluetooth
-it për herë të parë, duhet të bëni
çiftimin* (regjistrimin e pajisjes).
Në fillim, çiftoni pajisjen tuaj
Bluetooth
me
aparatin. Pasi pajisjet
Bluetooth
çiftohen, nuk
nevojitet që të përsëritet procesi.
Mund të çiftoni me aparatin deri në nëntë
pajisje
Bluetooth
. Nëse çiftoni një pajisje të
dhjetë, pajisja më e vjetër e shoqëruar ose e
lidhur do të fshihet.
* Çiftimi është veprimi i regjistrimit të pajisjeve
Bluetooth
me njëra-tjetrën përpara se të
realizohet lidhja e tyre.
Ky funksion mbështetet vetëm nga altoparlantë
ose kufje me
Bluetooth
. Nuk mund të
transmetoni muzikë etj. nga një smartfon ose
kompjuter dhe ta dëgjoni atë nëpërmjet
aparatit.
Shembull:
Lidhja e një pajisjeje Bluetooth
Caktoni [Bluetooth Mode] në [Bluetooth
Settings] në [On] (faqja 24) përpara se të
çiftoni një pajisje
Bluetooth
me aparatin.
1 Vendoseni pajisjen
Bluetooth
largësi jo
më shume se 1 metër nga aparati.
2 Ndizni pajisjen
Bluetooth
dhe funksionin
Bluetooth
në pajisje.
Nëse jeni duke e lidhur pajisje me
aparatin për herë të parë, vendoseni
pajisjen në modalitet çiftimi.
Referojuni manualit të udhëzimit të
pajisjes tuaj
Bluetooth
për detaje mbi
vendosjen në modalitet çiftimi. Pasi
pajisjet
Bluetooth
çiftohen, nuk
nevojitet që të përsëritet procesi.
3 Në pamjen kryesore, zgjidhni [Setup]
me anë/, dhe shtypni ENTER.
4 Zgjidhni [Bluetooth Settings] - [Device
List] me anë të / dhe ENTER.
Pajisjet e disponueshme për lidhje me a
Bluetooth
do të shfaqen.
5 Shtypni / herë pas here për të
përzgjedhur pajisjen që dëshironi, dhe
shtypni ENTER.
Pasi të realizohet lidhja
Bluetooth
, emri i
pajisjes do të shfaqet në ekranin e TV-së.
Gjatë kohës që shfaqet ekrani i luajtjes, ju
mund të shfaqni listën e pajisjeve duke shtypur
OPTIONS në telekomandë dhe më pas zgjidhni
[Bluetooth Device] (faqja 19).
Ju mund të rilidhni shpejt pajisjen e fundit
Bluetooth
duke përdorur BLUETOOTH në
telekomandë.
Pasi të realizoni “Lidhja e një pajisjeje
Bluetooth” (faqja 18),
1 Filloni luajtjen e përmbajtjes.
2 Në fillim, rregulloni volumin e pajisjes
Bluetooth
. Nëse volumi është akoma i
ulët/i lartë, shtypni OPTIONS në
telekomandë gjatë kohës që jeni në
ekranin e luajtjes dhe zgjidhni [Bluetooth
Volume], e më pas shtypni / për të
rregulluar volumin.
Smartfon Aparati
Altoparlant
Kufje
ose
Dëgjoni audio nga një pajisje
Bluetooth
19
Riprodhim i imazheve/zërit
AL
Aparati nuk mund të transmetojë audio te
pajisjet
Bluetooth
që nuk e mbështesin
standardin SCMS-T të mbrojtjes së
përmbajtjes.
• Përmbajtja e këtij lloji nuk mund të
transmetohet në pajisjet
Bluetooth
për shkak
të mbrojtjes së të drejtës së autorit.
• Disa pajisje
Bluetooth
nuk e mbështesin
funksionin e kontrollit të volumit.
• Mos përdorni volumin e lartë që në fillim ose
për një kohë të gjatë. Mund të dëmtoni veshët
ose pajisjen tuaj
Bluetooth
.
Zhurmat ose kapërcimi i zërit mund të ndodhin
në varësi të pajisjes
Bluetooth
dhe rrethanave
të tjera.
Shkëputja e lidhjes me pajisjen Bluetooth
Kryeni secilin prej hapave të mëposhtme:
Shtypni BLUETOOTH në telekomandë
(faqja 8).
– Çaktivizoni funksionin
Bluetooth
në pajisjen
tuaj
Bluetooth
.
Fikni aparatin ose pajisjen
Bluetooth
.
Përpara se të fikni pajisjen tuaj
Bluetooth
, ulni
nivelin e volumit në TV për të shmangur volumin
e lartë në mënyrë të papritur.
Mund të shijoni riprodhim audio nga aparati
nëpërmjet një pajisjeje
Bluetooth
dhe daljes
HDMI në të njëjtën kohë.
Për të aktivizuar këtë funksion, kryeni secilin
prej hapave të mëposhtme:
Vendosni [Bluetooth Output] te [Bluetooth
Settings] në [Bluetooth + HDMI].
Shtypni OPTIONS në telekomandë gjatë
riprodhimit dhe zgjidhni [Bluetooth
Output], e më pas zgjidhni [Bluetooth +
HDMI].
E njëjta përmbajtje audio luhet edhe nga
pajisja
Bluetooth
dhe nga dalja HDMI.
Ky tipar nuk funksionon në sistemin Surround.
• Formati audio i HDMI mund të ndryshohet.
• Sinjali në dalje midis
Bluetooth
dhe HDMI
mund të mos jetë i sinkronizuar.
• Nëse altoparlanti
Bluetooth
ndodhet larg
aparatit, në një dhomë tjetër, ose i ndarë nga
një mur, lidhja
Bluetooth
mund të jetë e
paqëndrueshme.
Opsionet e disponueshme
Duke shtypur OPTIONS do t'ju shfaqen disa
opsione luajtjeje të disponueshme. Këto
opsione ndryshojnë në varësi të situatës.
Opsionet e përbashkëta
[Repeat Setting]
*1
: Cakton modalitetin e
përsëritjes.
[Play]/[Stop]: Fillon ose ndalon luajtjen.
[Play from start]: Luan një kuadër nga
fillimi.
[Bluetooth Output]
*2
: Gjatë një lidhjeje
Bluetooth
, ndërron sinjalin në dalje midis
vetëm një pajisjeje
Bluetooth
ose një
pajisjeje
Bluetooth
dhe dalje HDMI.
[Bluetooth Device]
*2
: Shfaq listën e
pajisjeve
Bluetooth
.
[Bluetooth Volume]
*2
: Shfaq pamjen e
kontrollit të volumit të pajisjes
Bluetooth
.
Ky opsion është i disponueshëm vetëm
gjatë kohës që pajisja
Bluetooth
është e
lidhur.
Vetëm Video
[3D Output Setting]
*3
: Aktivizon ose
çaktivizon funksionin automatik të videos
3D.
[A/V SYNC]: Rregullon vonesën mes
figurës dhe zërit, duke vonuar sinjalin në
dalje të zërit në raport me figurën (0 deri në
120 milisekonda).
[Display Info Position]: Zhvendos
pozicionin e shfaqjes së informacionit të
riprodhimit në qendër të ekranit.
[Subtitle Shift]: Zhvendos pozicionin e
titrave të Ultra HD Blu-ray/BD/DVD lart ose
poshtë.
[HDR Conversion]
*4
: Konverton sinjalin
High Dynamic Range (HDR) në sinjalin
Standard Dynamic Range (SDR) kur aparati
është lidhur me një TV ose projektor që nuk
e mbështet sinjalin HDR në hyrje. Një figurë
është më e ngjashme me HDR kur zgjidhet
vlera më e lartë, por ul ndriçimin e
përgjithshëm.
[Video Settings]
*3*5
:
[Picture Quality Mode]: Përzgjedh
cilësimet e figurës për mjedise të
ndryshme ndriçimi.
[Direct]
[Brighter Room]
*6
[Theatre Room]
*6
Dëgjoni audio nga një pajisje
Bluetooth dhe sinjalit dalës HDMI
20
AL
[Auto]: Kontrollet e modalitetit Noise
reduction (NR) (reduktimi i zhurmës)
varen nga lloji i medias dhe
përmbajtjes.
[Custom1]/[Custom2]
[FNR]: Redukton “mizat” e
rastësishme që shfaqën në figurë.
[BNR]: Redukton blloqet “e mizave”
në formë mozaiku në figurë.
[MNR]: Redukton “mizat” e vogla rreth
konturit të figurës (zhurmën e
mushkonjave).
[Contrast]
[Brightness]
[Colour]
[Hue]
[Pause]: Vendos riprodhimin në pauzë.
[Title Search]: Kërkon për një titull në Ultra
HD Blu-ray/BD/DVD VIDEO dhe fillon
riprodhimin nga fillimi.
[Chapter Search]: Kërkon për një kapitull
dhe fillon riprodhimin nga fillimi.
Vetëm Video dhe Music
[Top Menu]: Shfaq menynë kryesore të
Ultra HD Blu-ray/BD/DVD-së.
[Menu]/[Popup Menu]: Shfaq menynë
kërcyese të Ultra HD Blu-ray/BD ose
menynë e DVD-së.
[Audio]: Ndërron gjuhën e dublimit kur në
Ultra HD Blu-ray/BD/DVD janë të
regjistruara dublime në shumë gjuhë.
Përzgjedh kuadrin audio në CD.
[Subtitle]: Ndërron gjuhën e titrave kur
Ultra HD Blu-ray/BD/DVD janë të
regjistruara titra në shumë gjuhë.
[Angle]: Ndërron këndin e pamjes kur në
Ultra HD Blu-ray/BD/DVD janë të
regjistruara disa kënde pamjeje.
[Number Entry]: Zgjedh numrin me anë të
tasteve /// në telekomandë.
Vetëm Music
[Track Search]: Kërkon numrin e kuadrit
gjatë luajtjes së një CD muzike.
[Add Slideshow BGM]: Regjistron skedarë
muzike në memorien USB si muzikë sfondi
gjatë shfaqjes së fotove (BGM).
[Shuffle Setting]: Vendose në [On] për të
luajtur skedarët e muzikës në rend të
rastësishëm.
[Group Search]: Kërkon numrin e grupit
gjatë luajtjes së një DVD AUDIO.
Vetëm Photo
[Slideshow Speed]: Ndryshon shpejtësinë
e shfaqjes së fotove.
[Slideshow Effect]: Cakton efektin për
shfaqjen e fotove.
[Slideshow BGM]
*7
:
[Off]: Çaktivizon funksionin.
[My Music from USB]: Vendos skedarët e
muzikës së regjistruar në [Add Slideshow
BGM].
[Play from Music CD]: Vendos kuadrot në
disqet CD-DA.
[2D Playback]
*8
: Cakton riprodhimin e
imazheve 2D.
[Change Display]: Ndryshon pamjen midis
[Grid View] dhe [List View].
[View Image]: Shfaq fotot e përzgjedhura.
[Slideshow]: Luan një sekuencë imazhesh.
[Rotate Left]: Rrotullon foton me 90 gradë
në të majtë.
[Rotate Right]: Rrotullon foton me
90 gradë në të djathtë.
*1
[Repeat Setting] nuk është i disponueshëm
gjatë luajtjes së titujve BDJ ose titujve
ndërveprues HDMV.
*2
[Bluetooth Output], [Bluetooth Device] dhe
[Bluetooth Volume] nuk janë të
disponueshme gjatë shfaqjes së fotove në
rrjetin e shtëpisë.
*3
Nuk është i disponueshëm kur [Dolby Vision
Output] tek [Screen Settings] është vendosur
në [On].
*4
[HDR Conversion] është i disponueshëm gjatë
riprodhimit të një videoje HDR, kur pajisja juaj
nuk është e pajtueshme me formatin HDR,
ose kur [HDR Output] te [Screen Settings]
është vendosur në [Off].
*5
[Video Settings] efekti në imazh mund të mos
vërehet shumë me sy të lirë.
*6
[Brighter Room] dhe [Theatre Room] nuk janë
të disponueshme gjatë riprodhimit të një
videoje HDR.
*7
[Slideshow BGM] nuk është i disponueshëm
gjatë shfaqjes së fotove në rrjetin e shtëpisë.
*8
[2D Playback] është i disponueshëm vetëm
gjatë riprodhimit të fotove 3D.
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80
  • Page 81 81
  • Page 82 82
  • Page 83 83
  • Page 84 84
  • Page 85 85
  • Page 86 86
  • Page 87 87
  • Page 88 88
  • Page 89 89
  • Page 90 90
  • Page 91 91
  • Page 92 92
  • Page 93 93
  • Page 94 94
  • Page 95 95
  • Page 96 96
  • Page 97 97
  • Page 98 98
  • Page 99 99
  • Page 100 100
  • Page 101 101
  • Page 102 102
  • Page 103 103
  • Page 104 104
  • Page 105 105
  • Page 106 106
  • Page 107 107
  • Page 108 108
  • Page 109 109
  • Page 110 110
  • Page 111 111
  • Page 112 112
  • Page 113 113
  • Page 114 114
  • Page 115 115
  • Page 116 116
  • Page 117 117
  • Page 118 118
  • Page 119 119
  • Page 120 120
  • Page 121 121
  • Page 122 122
  • Page 123 123
  • Page 124 124
  • Page 125 125
  • Page 126 126
  • Page 127 127
  • Page 128 128
  • Page 129 129
  • Page 130 130
  • Page 131 131
  • Page 132 132
  • Page 133 133
  • Page 134 134
  • Page 135 135
  • Page 136 136
  • Page 137 137
  • Page 138 138
  • Page 139 139
  • Page 140 140
  • Page 141 141
  • Page 142 142
  • Page 143 143
  • Page 144 144
  • Page 145 145
  • Page 146 146
  • Page 147 147
  • Page 148 148
  • Page 149 149
  • Page 150 150
  • Page 151 151
  • Page 152 152
  • Page 153 153
  • Page 154 154
  • Page 155 155
  • Page 156 156
  • Page 157 157
  • Page 158 158
  • Page 159 159
  • Page 160 160
  • Page 161 161
  • Page 162 162
  • Page 163 163
  • Page 164 164
  • Page 165 165
  • Page 166 166
  • Page 167 167
  • Page 168 168
  • Page 169 169
  • Page 170 170
  • Page 171 171
  • Page 172 172
  • Page 173 173
  • Page 174 174
  • Page 175 175
  • Page 176 176
  • Page 177 177
  • Page 178 178
  • Page 179 179
  • Page 180 180
  • Page 181 181
  • Page 182 182
  • Page 183 183
  • Page 184 184
  • Page 185 185
  • Page 186 186
  • Page 187 187
  • Page 188 188
  • Page 189 189
  • Page 190 190
  • Page 191 191
  • Page 192 192
  • Page 193 193
  • Page 194 194
  • Page 195 195
  • Page 196 196
  • Page 197 197
  • Page 198 198
  • Page 199 199
  • Page 200 200
  • Page 201 201
  • Page 202 202
  • Page 203 203
  • Page 204 204
  • Page 205 205
  • Page 206 206
  • Page 207 207

Sony UBP-X1100ES Kasutusjuhend

Kategooria
Mikseri / köögikombaini tarvikud
Tüüp
Kasutusjuhend

teistes keeltes