AL -11-
• Mos i prekni gjërat e ngrira me duar të lagura! Mos i hani akulloret dhe kubat
e akullit menjëherë pasi t'i keni nxjerrë nga dhoma e ngrirësit!
• Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira pasi kanë shkrirë. Kjo mund të shkaktojë
probleme shëndetësore si helmim nga ushqimi.
• Mos e mbuloni trupin ose kreun e frigoriferit me leckë. Kjo ndikon në performancën e
frigoriferit tuaj.
• Fiksojini aksesorët në frigorifer gjatë transportit për të parandaluar dëmtimin e tyre.
Instalimi dhe përdorimi i frigoriferit tuaj
Para se të lloni ta përdorni frigoriferin tuaj, duhet t'i kushtoni vëmendje pikave të mëposhtme:
• Tensioni i punës për frigoriferin tuaj është 220-240 V në 50Hz.
• Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të përdorimit pa tokëzim.
• Vendoseni frigoriferin në një vend ku nuk do të ekspozohej nën dritën direkte të diellit.
• Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm larg nga sobat, furrat me gaz dhe pajisjet e
ngrohjes dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
• Frigoriferi juaj nuk duhet të përdoret asnjëherë jashtë ose të lihet nën shi.
• Mos vendosni asgjë mbi frigorifer dhe montojeni frigoriferin në një vend të
përshtatshëm në mënyrë që sipër të ketë të paktën 15 cm hapësirë.
• Këmbët e para të lëvizshme duhet të rregullohen në mënyrë që pajisja të
jetë në nivel dhe e palëvizshme. Mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar
ato në drejtim të akrepave të orës (ose në drejtim të kundërt). Kjo mund të bëhet para
se të vendosni ushqim në frigorifer.
• Para se ta përdorni frigoriferin tuaj, fshijini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me një lugë
çaji bikarbonat sode, dhe pastaj shëplajeni me ujë të pastër dhe thajeni. Vendosini të
gjitha pjesët pas pastrimit.
• Montoni shinën plastike (pjesa me etë të zeza prapa) duke e rrotulluar
90° siç tregohet në gurë për të mos e lejuar kondensatorin të prekë
murin.
•Distanca mes pajisjes dhe murit të pasmë patjetër të jetë minimum 42
mm dhe maksimum 75 mm.
Ndriçim i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik nga tronditja elektrike.
• Sa u përket dritave të brendshme në këtë produkt dhe pjesët rezervë që shiten veçmas:
Këto llamba synojnë të qëndrojnë në kushte e skajshme zike te pajisjet shtëpiake,
si temperaturën, vibrime, lagështinë, ose synojnë të sinjalizojnë të dhëna lidhur me
statusin operacional të pajisjes. Ata synojnë të përdoren te pajisjet tjera dhe nuk janë
të përshtatshme për ndriçimin e dhomës shtëpiake.
Para se të përdorni frigoriferin tuaj
• Kur përdoret për herë të parë ose pas transportit, mbajeni frigoriferin
tuaj në pozicion drejt për 3 orë dhe futeni në prizë për të lejuar punim të
efektshëm. Përndryshe mund të dëmtoni kompresorin.
• Frigoriferi juaj mund të ketë një erë kur përdoret për herë të parë; era do të largohet kur
frigoriferi llon të ftohet.