16 www.electrolux.com
UDHËZIME DHE KËSHILLA
KËSHILLA PËR KURSIMIN
E ENERGJISË
• Ngrirës: Kongurimi i brendshëm
i pajisjes është ai që siguron
përdorimin më ekas të energjisë.
• Frigoriferi: Sigurohet përdorimi më
ekas i energjisë në kongurimin
me sirtarët në pjesën e poshtme të
pajisjes dhe raftet të shpërndara në
mënyrë të njëtrajtshme. Pozicioni
i koshave të dyerve nuk ndikon në
konsumin e energjisë.
• Mos e hapni shpesh derën ose mos
e lini hapur për një kohë më të gjatë
sesa nevojitet.
• Ngrirës: Sa më i ftohtë cilësimi
i temperaturës, aq më i lartë
konsumi i energjisë.
• Frigoriferi: Mos e vendosni
temperaturën shumë të lartë për të
kursyer energji, përveçse kur këtë
e kërkojnë karakteristikat e ushqimit.
• Nëse temperatura e ambientit është
e lartë, rregullatori i temperaturës
është caktuar në temperaturë të
ulët dhe pajisja është e mbushur
plot, kompresori mund të punojë pa
ndërprerje duke shkaktuar formimin
e brymës ose akullit në aparatin e
avullimit. Në këtë rast, vendoseni
rregullatorin e temperaturës në një
temperaturë më të lartë për të lejuar
shkrirjen automatike dhe për të
kursyer energjinë në këtë mënyrë.
• Sigurohuni që të ketë ventilim të
mirë. Mos i mbuloni rrjetën ose
vrimat e ventilimit.
KUJDES
Nëse duhet përshtatur sasia e ujit
që ka shkuar te prodhuesi i akul-
lit, thërrisni një agjent shërbimit.
KUJDES
Në rast të ndërprerjes së energ-
jisë, kubat e akullit mund të shkri-
jnë dhe uji mund të rrëshqasë
poshtë në dysheme. Nëse prisni
që kjo situatë të zgjasë për orë
të tëra, tërhiqni kutinë jashtë
dhe hiqni kubat e akullit, pastaj
vendoseni përsëri.
KËSHILLA PËR NGRIRJEN
• Aktivizoni funksionin FastFreeze të
paktën 3 orë përpara se të vendosni
ushqimin brenda ndarjes së ngrirjes.
• Përpara ngrirjes, mbështilleni dhe
izolojeni ushqimin në: letër alumini,
letër ose qese plastike, kuti hermetike
me kapak.
• Për ngrirje dhe shkrirje më ekase
ndajini ushqimet në porcione të vogla.
• Rekomandohet që të gjitha ushqimeve
të ngrira t’u vendosni etiketa dhe data.
Me këtë do të mund të identikoni
ushqimet dhe do të dini se kur duhet
të përdoren përpara se të prishen.
• Ushqimet duhet të jenë të freskëta
përpara se të ngrijnë për të ruajtur
cilësinë e mirë të ushqimit. Veçanërisht,
frutat dhe zarzavatet duhet të ngrihen
pasi të mblidhen për të ruajtur të gjitha
vlerat e tyre ushqyese.
• Mos i ngrini shishet ose kënaçet me
lëngje, veçanërisht pijet që përmbajnë
dyoksid karboni - ato mund të
shpërthejnë gjatë ngrirjes.
• Mos vendosni ushqim të nxehtë
në ndarjen e ngrirësit. Ftoheni në
temperaturë dhome përpara se ta
fusni brenda ndarjes.
• Për të shmangur rritjen në
temperaturë të ushqimeve të ngrira
tashmë, mos vendosni ushqime të
freskëta të pa ngrira direkt pranë tyre.
Vendoseni ushqimin në temperaturë
dhome në pjesën e ndarjes së
ngrirësit ku nuk ka ushqime të ngrira.
• Mos hani kuba akulli, akull ose
lëpirëse akulli menjëherë pasi i nxirrni
nga ngrirësi. Rrezik atrozimi.
• Mos e ngrini përsëri ushqimin
e shkrirë. Nëse ushqimi është shkrirë,
gatuajeni, ftoheni dhe më pas ngrijeni.