AEG RMB96716CX Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend
RMB96716CX
RMB96726VX
USER MANUAL
AL Manuali i përdorimit 02
ET Kasutusjuhend 36
МК Прирачник за корисникот 70
SR Корисничко упутство 104
SL Navodila za uporabo 138
2 www.aeg.com
PËRMBAJTJA
Mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi krijuar që të ketë
performancë të përkryer për shumë vite, me teknologji inovative që e bëjnë jetën
më të thjeshtë - karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme.
Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specikimeve.
Vizitoni faqen tonë të internetit që të:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve
si dhe për shërbimin:
www.aeg.com
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
Paralajmërim / Informacion për sigurinë dhe kujdesin.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla.
Të dhëna për ambientin.
1. INFORMACION SIGURIE .....................................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË .......................................................................................5
3. PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN ......................................................................6
4. PËRSHKRIMI I PAJISJES .............................................................................................7
5. INSTALIMI I PAJISJES SË RE ......................................................................................8
6. KONTROLLET E EKRANIT ...........................................................................................9
7. PËRDORIMI I SHPËRNDARËSIT ...............................................................................13
8. VEÇORITË E RUAJTJES ............................................................................................16
9. LIDHJA E LINJËS SË UJIT .........................................................................................19
10. NDËRRIMI I FILTRIT ...................................................................................................20
11. INSTALIMI ...................................................................................................................22
12. UDHËZIMET PËR HEQJEN E DERËS .......................................................................24
13. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË DOBISHME .............................................................26
14. PASTRIMI DHE KUJDESI ...........................................................................................27
15. PËRPARA SE TË TELEFONONI ................................................................................28
16. HEDHJA E PAJISJES .................................................................................................33
17. TË DHËNAT TEKNIKE ................................................................................................33
18. ZHURMAT ...................................................................................................................34
3ALBANIAN
1. INFORMACION SIGURIE
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe
përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë
me pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kuzuara zike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët nga 3 deri
në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kuzuara shumë
të theksuara dhe komplekse, nëse mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni
atë siç kërkohet.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
- Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin
në dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune
- Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë
mëngjes dhe ambiente të tjera banimi
PARALAJMËRIM: Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në
karkasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni asnjë pajisje mekanike
apo mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e
shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
4 www.aeg.com
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike
brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse
ato nuk janë të rekomanduara nga prodhuesi.
Mos përdorni spërkatës uji dhe avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese,
tretës ose objekte metalike.
Mos ruani në pajisje substanca që shpërthejnë, si p.sh.
kuti aerosoli me lëndë të ndezshme.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualikuar, për të shmangur rreziqet.
Nëse pajisja është e pajisur me një përgatitës akulli
ose makineri për ftohjen e ujit, mbushini vetëm me ujë
të pijshëm.
Nëse pajisja duhet të lidhet me sistemin e furnizimit
me ujë, lidheni vetëm me sistemin e furnizimit me ujë
të pijshëm.
Presioni i rrjedhës së ujit (minimumi dhe maksimumi)
duhet të jenë mes 1 bar (0,1 MPa) dhe 10 bar (1 MPa)
Duhet të përdoren kompletet e reja të tubave të
dhëna me pajisjen dhe kompletet e vjetra nuk duhet
të ripërdoren.
Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi
respektoni udhëzimet e mëposhtme:
- Hapja e derës për periudha të gjata kohe mund të
shkaktojë një rritje të konsiderueshme të temperaturës
në ndarjet e pajisjes.
- Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të bien në
kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme
të shkarkimit.
- Pastroni depozitat e ujit nëse nuk janë përdorur
për 48 orë: shpëlajeni sistemin e ujit të lidhur me
furnizimin me ujë nëse është përdorur për 5 ditë.
-
Ruajeni mishin e pagatuar dhe peshkun në enë të
përshtatshme në frigorifer, që të mos bien në kontakt me
ushqimet e tjera ose të mos pikojnë mbi ushqimet e tjera.
5ALBANIAN
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualikuar
duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta
instaloni në strukturën inkaso.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
këpucë të mbyllura.
Sigurohuni që ajri të mund të
qarkullojë përreth pajisjes.
Pas instalimit të parë ose pas
ndryshimit të krahut të derës, prisni
të paktën 4 orë përpara se të lidhni
pajisjen me energjinë elektrike. Kjo
bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë
përsëri te kompresori.
Përpara se të kryeni çdo lloj veprimi
(p.sh. ndryshimit të krahut të derës),
hiqni spinën nga priza.
Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose
vatrave të gatimit.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut.
Mos e instaloni pajisjen atje ku ka
dritë të drejtpërdrejtë dielli.
Mos e instaloni këtë pajisje në zona
që kanë shumë lagështirë ose që janë
shumë të ftohta.
Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i
përparmë për të shmangur gërvishtjen
e dyshemesë.
Pajisja përmban një qese me
absorbues lagështire. Ajo nuk është
lodër. Nuk është ushqim. Hidheni atë
menjëherë.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
PARALAJMËRIM!
Kur poziciononi pajisjen,
sigurohuni që kordoni i energjisë
të mos ngecë ose dëmtohet.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni përshtatës
me shumë spina dhe kabllo
zgjatuese.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën
e specikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon
e rrjetit, kompresorin).
Kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit ose një elektricist për të
ndërruar pjesët elektrike.
Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë
e arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke
e kapur nga spina.
- Ndarjet e ushqimeve të ngrira me dy yje janë të
përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
paraprakisht, ruajtjen ose prodhimin e akulloreve dhe
prodhimin e kubave të akullit.
- Ndarjet me një, dy dhe tre yje nuk janë të
përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta.
- Nëse pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të
gjata kohe, keni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe
lëreni derën të hapur për të mos lejuar zhvillimin
e mykut brenda pajisjes.
6 www.aeg.com
3. PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh,
goditjeje elektrike ose zjarri.
Pajisja përmban gaz të
ndezshëm, izobutan (R600a),
një gaz natyror me nivel të lartë
pajtueshmërie me mjedisin. Bëni
kujdes të mos shkaktoni
dëmtime te qarku i agjentit
ftohës që përmban izobutan.
Mos i ndryshoni specikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos vendosni pajisje elektrike
(p.sh. makinë akulloresh) në pajisje
përveçse kur është shënuar nga
prodhuesi se mund të vendosen.
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes,
sigurohuni që të mos ketë akë
dhe burime ndezjeje në dhomë.
Ajrosni dhomën.
Mos lejoni që enë të nxehta të prekin
pjesët plastike të pajisjes.
Mos vendosni pije freskuese në
ndarjen e ngrirjes. Kjo krijon presion
te depozita e ujit.
Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin
akë në pajisje.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Mos hiqni ose mos prekni sende në
ndarjen e ngrirësit nëse duart i keni të
lagura ose të njoma.
Mos ngrini përsëri ushqime që janë
shkrirë.
Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden
tek ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
2.4 Drita e brendshme
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
Lloji i llambës së përdorur për këtë
pajisje është vetëm për pajisje
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët
e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në
mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të
njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve
të pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Mos i hidhni pajisjet e shënuara me
simbolin me mbeturinat shtëpiake.
Kthejeni produktin në pikën lokale të
riciklimit ose kontaktoni me bashkinë.
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim
i pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen
dhe rimbushjen e njësisë.
Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit
të pajisjes dhe nëse është e nevojshme
pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është
i bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në
fundin e pajisjes.
2.6 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.7 Hedhja e pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga furnizimi
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes të
fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit
të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë te ozoni.
Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t’u informuar me
rregullat e riciklimit të pajisjeve.
Mos i shkaktoni dëmtime pjesës
së njësisë së ftohjes që është afër
shkëmbyesit të nxehtësisë.
7ALBANIAN
4. PËRSHKRIMI I PAJISJES
1
Prodhuesi i akullit
2
Mulitifow
3
Filtri i ajrit
4
Filtri i ujit
5
Rafti me palosje lart
6
Rafti me rrëshqitje poshtë
7
Rafti i majtë prej xhami
8
Rafti i djathtë prej xhami
9
Rafti i kapakut të sirtarit të zarzavateve
10
Sirtari i majtë i zarzavateve
11
Sirtari i djathtë i zarzavateve
12
Zona e majtë e ushqimeve të shpejta
13
Zona e djathtë e ushqimeve të shpejta
14
Koshi i majtë i sipërm i ksuar
15
Koshi i majtë i poshtëm i ksuar
16
Koshi me anim
17
Rafti i verërave
18
Koshi i bulmetit eksibël 2/3
19
Koshi i derës eksibël 1/3
20
Koshi i derës eksibël 2/3
21
Koshi me rrëshqitje i derës eksibël
22
Koshi i shisheve
23
Mentesha e majtë e mesit
24
Mentesha e djathtë e mesit
25
Sirtari MultiSwitch/MultiChill
26
ndarja MultiSwitch/MultiChill
27
Sirtari i sipërm i ngrirësit
28
Ngrirësi i koshit
29
Ndarësja e ngrirësit
30
Ndërfaqja e përdoruesit
31
Pedali
32
Ndërfaqja e përdoruesit FlexiSpace
33
Vasketa e vezëve
Shënim: Falë përmirësimeve të
vazhdueshme të produkteve tona,
frigoriferi juaj mund të jetë paksa më
i ndryshëm nga ilustrimi i mësipërm, por
funksionet e tij dhe mënyra e përdorimit
mbeten të njëjta.
Shënim: Për të arritur ekasitetin më
të mirë të energjisë për këtë produkt,
vendosini të gjitha raftet, sirtarët dhe
koshat në vendet e tyre origjinale sipas
ilustrimit më lart.
Kjo pajisje shitet në Francë.
Në përputhje me rregulloret në
fuqi në këtë shtet, ajo duhet
të pajiset me një mekanizëm
të veçantë (shikoni gurën) që
vendoset në ndarjen e poshtme
të frigoriferit për të treguar zonën
më të ftohtë të tij.
)ULJRULIHUL
1JULUVL
6LUWDULYDULDEO
LPHVPLWHPSHUDWXUV
8 www.aeg.com
5. INSTALIMI I PAJISJES SË RE
Kjo pjesë përshkruan instalimin e pajisjes
së re përpara se ta përdorni për herë të
parë. Rekomandojmë të lexoni këshillat
më poshtë.
PARALAJMËRIM!
Për instalim të saktë, ky frigorifer
duhet të vendoset mbi një
sipërfaqe të niveluar me material
të fortë me të njëjtën lartësi si
pjesa tjetër e dyshemesë. Kjo
sipërfaqe duhet të jetë mjaft e
fortë për të mbajtur një frigorifer
të ngarkuar plot ose rreth 250 kg.
Gjatë lëvizjes së tij, sigurohuni
që ta tërhiqni dhe ta shtyni pas
njësinë me anime të drejta.
Klasi
Simboli Temperatura
e ambientit (°C)
E butë
e zgjatur
SN +10 deri +32
E butë N +16 deri +32
Nëntropikale ST +16 deri +38
Tropikale T +16 deri +43
Nivelimi i pajisjes
Për nivelimin e saktë dhe për të
shmangur dridhjet, kjo pajisje është
e pajisur me këmbë të rregullueshme
përpara. Rregulloni nivelimin duke
ndjekur udhëzimet e mëposhtme:
1. Rrokulliseni frigoriferin në vend.
2. Rrotulloni këmbët e rregullueshme
(me gishta ose me një çelës të
përshtatshëm) derisa ato të prekin
dyshemenë.
3. Anojeni prapa pjesën e sipërme
për rreth 10-15 mm duke rrotulluar
këmbët 1~2 rrotullim më tej. Kjo do të
lejojë që dyert të vetëmbyllen dhe të
puthiten mirë.
4. Sa herë që të dëshironi të lëvizni
pajisjen, kini parasysh të ngrini
këmbët sërish lart në mënyrë që
pajisja të mund të rrotullohet lirshëm.
Instalojeni sërish pajisjen kur
i ndryshoni pozicionin.
PP
5XOL
LSDVP
5XOL
LSUSDUP
.PED
HUUHJXOOXHVKPH
PARALAJMËRIM!
Rulet, të cilat nuk janë rrotëza,
duhet të përdoren vetëm për
lëvizje përpara ose prapa.
Lëvizja e frigoriferit anash mund
të dëmtojë dyshemenë dhe rulet.
Rregullimi i dyerve
Të dyja dyert, e majta dhe e
djathta, janë të pajisura me akse të
rregullueshme, të cilat ndodhen në
menteshat e poshtme.
Përpara rregullimit të dyerve të
frigoriferit, sigurohuni që ai të jetë
i niveluar. Konsultohuni me pjesën
e mëparshme “Nivelimi i pajisjes”.
Nëse konstatoni se pjesët e sipërme
të dyerve nuk janë të niveluara,
futeni çelësin hekzagon në aksin e
menteshës dhe rrotullojeni në drejtim
të akrepave të orës për të ngritur
derën ose në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për të ulur derën,
dhe futni një unazë E në hapësirë.
9ALBANIAN
Ajrosja e pajisjes
Për të përmirësuar ekasitetin e sistemit
të ftohjes dhe për të kursyer energji,
është e nevojshme që të ruhet ajrosja
e duhur rreth pajisjes për daljen e
nxehtësisë. Për këtë arsye, duhet të lihet
hapësirë e mjaftueshme rreth frigoriferit
dhe zona nuk duhet të ketë pengesa që
ndikojnë në qarkullimin e ajrit.
40 mm
40 mm
30 mm
100 mm
Sugjerim: për të garantuar funksionimin
e duhur të pajisjes, ruani distancat që
tregohen në grakun më lart.
6. KONTROLLET E EKRANIT
Të gjitha funksionet dhe kontrollet e
njësisë janë të aksesueshme nga një
panel kontrolli që ndodhet në mënyrë
praktike mbi derën e frigoriferit. Ndërsa
vendosja e sirtarit të mesit bëhet me
kontrollet e dedikuara brenda sirtarit.
Një tastierë me butona me prekje dhe një
ekran dixhital lejojnë kongurim të lehtë
të veçorive dhe cilësimeve në mënyrë të
thjeshtë dhe intuitive.
E rëndësishme! Për të funksionuar,
butonat me prekje kërkojnë vetëm një
shtypje të shkurtër të tyre. Veprimi kryhet
pas lëshimit të gishtit nga butoni, jo kur
butoni është i shtypur. Nuk është nevoja
që të aplikohet presion në tastierë.
Referojuni paragrafëve përkatës të këtij
Manuali për udhëzime të detajuara.
10 www.aeg.com
KUJDES!
Kur vendosni një temperaturë,
ju vendosni një temperaturë
mesatare për të gjithë brendësinë
e frigoriferit. Temperaturat
brenda secilës ndarje mund
të ndryshojnë nga vlerat e
temperaturës që ashohen
panel, në varësi të sasisë së
ushqimit që ruani dhe vendit ku e
vendosni. Te temperatura aktuale
brenda pajisjes mund të ndikojë
edhe temperatura e ambientit.
1
Frost Matic
Aktivizon një shpejtësi më të
lartë për ngrirjen e ushqimit në
ngrirës. Përdoreni këtë veçori kur
ngarkoni disa artikuj brenda në
ngrirës njëkohësisht. Çaktivizohet
automatikisht pas 12 orësh.
2
Kohëmatësi për pijet e ftohta
Ftoh me shpejtësi një pije brenda
ndarjes së ngrirësit. Për ta aktivizuar,
prekni tastin e Kohëmatësit për pijet e
ftohta. Do të shfaqet një vlerë kohore në
ekranin e temperaturës së ngrirësit (në
minuta) dhe mund të ndryshohet duke
përdorur butonat +/-. Do të bjerë një
tingull kur të jetë futur koha. Koha varion
nga intervale 20-45 minuta deri në
5 minuta. Pijet do të ngrijnë nëse cilësimi
i temperaturës është tepër i ulët ose
cilësimi i kohëmatësit është tepër i gjatë.
PARALAJMËRIM
Kur përdorni kohëmatësin e
pijeve të ftohta, sigurohuni që të
hiqni pijet nga ndarja e ngrirësit
kur bie alarmi. Pijet e gazuara
mund të shpërthejnë nëse lihen
në ngrirës për shumë kohë.
3
Prodhuesi i akullit
Shtypeni dhe mbajeni për 3 sekonda për
të ndezur/kur prodhuesin e akullit. Kur
treguesi është i ndezur, prodhuesi i akullit
është i ndezur. Kur treguesi nuk është
i ndezur, prodhuesi i akullit është i kur
dhe do të ndalojë së prodhuari akull. Kur
është i kur, shpërndarja e akullit mund
vazhdojë për sa kohë që ka akull në kovë.
Kur prodhuesi i akullit është i kur ose
shpërndahet akull, treguesi do të pulsojë.
4
Bllokimi
Butoni i bllokimit mund të përdoret për të
bllokuar ekranin duke mos lejuar që ai të
përdoret në situata të caktuara. Shtypni
dhe mbani shtypur për 3 sekonda për
ta aktivizuar/çaktivizuar. Ndërkohë që
është në gjendje të bllokuar, nuk mund të
bëhen ndryshime në cilësimet në ekran.
Do të çaktivizohet shpërndarja e akullit
dhe e ujit. Treguesi do të pulsojë dhe do
të bjerë një tingull akustik paralajmërues.
5
Dera është e hapur
Ndizet sa herë që hapen dyert. Nëse dera
lihet hapur për 5 minuta ose më shumë,
do të bjerë një alarm dhe ekrani do të
ndizet derisa dyert të mbyllen. Shtypja e
çdo butoni do të çaktivizojë përkohësisht
alarmin. Kontrolloni për t’u siguruar që
nuk ka ushqime që bllokojnë derën.
6
Ndërroni ltrin e ujit
Ekrani ndizet çdo 6 muaj ose kur ltri
ka nevojë për ndërrim. Ndërroni ltrin
dhe më pas shtypni dhe mbani shtypur
“Rivendosni ltrin e ujit” për 3 sekonda
për të aktivizuar paralajmërimin në ekran.
Shihni paragran “Ndërrimi i ltrit” për më
shumë informacion.
11ALBANIAN
7
Ndërroni ltrin e ajrit
Ekrani ndizet çdo 6 muaj ose kur ltri
ka nevojë për ndërrim. Ndërroni ltrin
dhe më pas shtypni dhe mbani shtypur
“Rivendosni ltrin e ajrit” për 3 sekonda
për të aktivizuar paralajmërimin në ekran.
Shihni paragran “Ndërrimi i ltrit” për më
shumë informacion.
8
Uji
Shtypeni tastin e “ujit” për të shpërndarë
ujë. Do të ndizet një dritë treguese mbi
veçorinë aktive.
9
Kubi
Shtypeni tastin e “kubit” për të
shpërndarë akull. Do të ndizet një dritë
treguese mbi veçorinë aktive.
10
Akull i shtypur
Shtypeni tastin e “akullit të shtypur” për
të shpërndarë akull. Do të ndizet një dritë
treguese mbi veçorinë aktive.
11
Cool Matic
Ftohja e shpejtë është shpejtësi më e
lartë për ftohjen e ushqimit në ndarjen
e frigoriferit. Përdoreni këtë veçori kur
ngarkoni disa artikuj brenda në frigorifer
njëkohësisht. Çaktivizohet pas 6 orësh.
12
Rivendosni ltrin e ajrit
Pas ndërrimit të ltrit, shtypeni dhe mbajeni
shtypur për 3 sekonda për ta rivendosur.
13
Rivendosni ltrin e ujit
Pas ndërrimit të ltrit, shtypeni dhe mbajeni
shtypur për 3 sekonda për ta rivendosur.
14
Ndez dhe k dritën e shpërndarësit.
SHËNIM
Veçoritë e kontrollit dhe alarmet
mund të variojnë sipas modelit.
Alarmet
Treguesi “HI” i temperaturës së lartë
Rritja e temperaturës në ndarjen e
frigoriferit ose të ngrirësit (për shembull,
për shkak të një shkëputje të mëparshme
të energjisë) tregohet nga:
- Pulsimi i HI në ekranin e ndarjes
korresponduese
- Rënia e alarmit, çdo 10 sekonda
derisa të pranohet alarmi
Për ta rivendosur alarmin, shtypni cilindo
buton ose hapni derën.
Sinjalizuesi ket
Ekrani shfaq temperaturën më të lartë
të arritur për 10 sekonda. Pastaj, ai
tregon sërish temperaturën e caktuar.
Pas 60 minutash, nëse gjendja e
temperaturës së lartë nuk është
përmirësuar, kontaktoni me një Qendër
të autorizuar shërbimi.
Filtri i ujit
Kur ndizet, ltri i ujit duhet të ndërrohet.
Ndërrojeni ltrin e ujit çdo 6 muaj ose
kur janë shpërndarë 450 litra ujë. Për ta
rivendosur, shtypni dhe mbani shtypur
butonin për 3 sekonda. Tingulli do të
bjerë pasi të rivendoset.
Filtri i ajrit
Kur ndizet, ltri i ajrit duhet të ndërrohet.
Ndërrojeni ltrin e ajrit çdo 6 muaj. Për
ta rivendosur, shtypni dhe mbani shtypur
butonin për 3 sekonda. Tingulli do të
bjerë pasi të rivendoset.
Dera
Nëse është lënë hapur një derë për pesë
minuta ose më shumë, do të bjerë një
alarm dhe treguesi i derës së hapur do
të ndizet në ekran. Alarmi mund të ket
duke mbyllur derën ose duke shtypur një
buton. Paneli i kontrollit do të kthehet në
normalitet pasi të mbyllet dera.
Tingulli i gabimit
Do të bjerë një alarm nëse përdoruesi
përpiqet të bëjë një përzgjedhje që nuk
është e disponueshme.
Regjimi i gradëve Fahrenheit / Celsius
Shtypni dhe mbani shtypur për
5 sekonda + dhe - nga ana e frigoriferit.
Pas kësaj, do të keni një konrmim me
sinjal dhe ekrani do të ndryshojë njësinë
e temperaturës që tregon opsionin
tjetër direkt në ekranin numerik. Do të
ndryshojë edhe vlera e temperaturës.
Regjimi i demonstrimit
Shtypja dhe mbajtja shtypur e + (ngrirësi)
dhe – (frigoriferi) për 10 sekonda do të
aktivizojë regjimin e Demonstrimit.
Pas dallimit të mbajtjes për
10 sekonda,
- Ndizet ikona “Demo”
- Bie sinjali i konrmimit
Shtypja dhe mbajtja shtypur
e + (ngrirësi) dhe – (frigoriferi) për
10 sekonda sërish do të aktivizojë
regjimin e Demonstrimit.
- Ndizet ikona “Demo”
- Bie sinjali i anulimit
12 www.aeg.com
PARALAJMËRIM!
Mos e përdorni sirtarin
MultiSwitch për të ruajtur produkte
të freskëta sepse këta artikuj
mund të ngrijnë dhe të shkaktojnë
dëmtime te frutat dhe zarzavatet
me gjethe që ruhen në sirtar.
Përdorimi i kontrolleve të sirtarit
MultiSwitch
1
Sirtari automatikisht kalon në
gjendjen e kyçur për të parandaluar
çdo përdorim të padëshiruar. Për të
ndryshuar cilësimet e sirtarit, në llim
ai duhet të shkyçet. Për ta shkyçur,
shtype dhe mbaje shtypur ikonën
SHKYÇ për 3 sekonda. Kjo do të
kyçet automatikisht pas 10 sekondave
mungese veprimi.
PARALAJMËRIM!
Mos ruani shishet e qelqit në
sirtarin MultiSwitch kur cilësimi i
Temperaturës është në regjimin
Ngrirës, Mish/fruta deti ose Pije
të ftohta. Qelqi mund të thyhet
dhe të copëtohet, duke shkaktuar
lëndime dhe plagosje zike.
Ngrirës:
2
Për të ndryshuar cilësimin e
temperaturës së ngrirësit, përdorni
ekranin e panelit të kontrollit në derën
e përparme. Ndryshimi i temperaturës
në ekran do të ndryshojë si cilësimin
e temperaturës së sirtarit DHE
ndarjes së ngrirësit.
Frigoriferi:
3
Zgjedhja Mish dhe peshk do të
caktojë temperaturën e sirtarit në -2°C.
Do të bjerë një sinjal për të konrmuar
zgjedhjen. Përdoreni këtë cilësim për
ruajtje afatshkurtër. Çdo mish që do të
mbahet më shumë se dy ditë duhet të
vendoset në ngrirje.
4
Zgjedhja Pijet e ftohta do të caktojë
temperaturën e sirtarit në 0°C. Do
të bjerë një sinjal për të konrmuar
zgjedhjen.
5
Zgjedhja Gjysmë të gatshme/Ushqime
të shpejta do ta caktojë temperaturën e
sirtarit në 3°C. Do të bjerë një sinjal për të
konrmuar zgjedhjen.
6
Zgjedhja Ftohësi i verës do ta
caktojë temperaturën e sirtarit në 7°C.
Do të bjerë një sinjal për të konrmuar
zgjedhjen.
1
2
3 4 5
6
13ALBANIAN
PARALAJMËRIM!
Mos e përdorni sirtarin
MultiSwitch për të ruajtur produkte
të freskëta sepse këta artikuj
mund të ngrijnë dhe të shkaktojnë
dëmtime te frutat dhe zarzavatet
me gjethe që ruhen në sirtar.
Përdorimi i kontrolleve të sirtarit
MultiSwitch
1
Sirtari automatikisht kalon në
gjendjen e kyçur për të parandaluar
çdo përdorim të padëshiruar. Për të
ndryshuar cilësimet e sirtarit, në llim
ai duhet të shkyçet. Për ta shkyçur,
shtype dhe mbaje shtypur ikonën
SHKYÇ për 3 sekonda. Kjo do të
kyçet automatikisht pas 10 sekondave
mungese veprimi.
PARALAJMËRIM!
Mos ruani shishet e qelqit në
sirtarin MultiSwitch kur cilësimi i
Temperaturës është në regjimin
Ngrirës, Mish/fruta deti ose Pije
të ftohta. Qelqi mund të thyhet
dhe të copëtohet, duke shkaktuar
lëndime dhe plagosje zike.
Frigoriferi:
2
Zgjedhja Mish dhe peshk do të
caktojë temperaturën e sirtarit në -2°C.
Do të bjerë një sinjal për të konrmuar
zgjedhjen. Përdoreni këtë cilësim për
ruajtje afatshkurtër. Çdo mish që do të
mbahet më shumë se dy ditë duhet të
vendoset në ngrirje.
3
Zgjedhja Pijet e ftohta do të caktojë
temperaturën e sirtarit në 0°C. Do
të bjerë një sinjal për të konrmuar
zgjedhjen.
4
Zgjedhja Gjysmë të gatshme/Ushqime
të shpejta do ta caktojë temperaturën e
sirtarit në 3°C. Do të bjerë një sinjal për të
konrmuar zgjedhjen.
5
Zgjedhja Ftohësi i verës do ta
caktojë temperaturën e sirtarit në 7°C.
Do të bjerë një sinjal për të konrmuar
zgjedhjen.
7. PËRDORIMI I SHPËRNDARËSIT
7.1 Përdorimi i prodhuesit
të akullit pas instalimit
Përpara se të prodhoni akull për herë të
parë, sigurohuni që të mbushni sistemin
e furnizimit me ujë. Ajri në linjat e reja
hidraulike mund të rezultojë në dy ose
tre cikle bosh nga prodhuesi i akullit.
Gjithashtu, nëse sistemi nuk është
shpëlarë, kubat e parë të akullit mund
të jenë të çngjyrosur ose të kenë shije
të keqe.
7.2 Mbushja e sistemit
të furnizimit me ujë
1. Filloni të mbushni sistemin duke
shtypur dhe duke mbajtur shtypur një
gotë kundrejt shpërndarësit.
2. Mbajeni gotën në këtë pozicion
derisa të dalë ujë nga shpërndarësi.
Kjo mund të zgjasë deri në
1½ minuta.
14 www.aeg.com
3. Vazhdoni të shpërndani ujë për
rreth katër minuta për të shpëlarë
sistemin dhe lidhjet hidraulike nga
çdo papastërti (ndaloni për të zbrazur
gotën nëse është e nevojshme).
Shpërndarësi
SHËNIM
Shpërndarësi i ujit ka një pajisje
të integruar që mbyll qarkullimin
e ujit pas tri minutash përdorimi
të përditshëm. Për të rivendosur
pajisjen e mbylljes, thjesht
lëshoni pedalin e shpërndarësit.
SHËNIM
Pas 750 ml të para, uji do të
mbetet në temperaturën e dhomës
derisa depozita të rimbushet dhe
t’i jepet kohë e mjaftueshme që të
ftohë 750 ml e tjera të ujit. Mund të
duhen deri në 8 orë që të ftohet.
7.3 Funksionimi dhe kujdesi
i prodhuesit të akullit
Pasi të instalohet frigoriferi siç duhet dhe
të jetë ftohur për disa orë, prodhuesi i
akullit mund të prodhojë akull brenda
24 orëve. Prodhuesi i akullit do të
mbushë koshin e akullit nga pjesa e
pasme. Shpërndani pak akull për të
detyruar akullin përpara në kosh. Kjo do
të lejojë koshin të mbushet plotësisht.
7.4 Kapaciteti i prodhuesit
të akullit dhe e koshit të
ruajtjes
Prodhuesi i akullit duhet të prodhojë
1 kilogram akull në 24 orë. Koshi i akullit
do të mbajë rreth 1,6 kilogram akull.
7.5 Ndezja dhe kja e
prodhuesit të akullit të
ushqimit të freskët
E RËNDËSISHME
Prodhuesi i akullit është i
ndezur në fabrikë prandaj mund
të punojë sapo të instalohet
frigoriferi. Nëse nuk është e
mundur që të lidhni furnizimin
me ujë, vendoseni funksionin
Ndezur/Fikur të prodhuesit të
akullit në Fikur; ndryshe valvula e
mbushjes së prodhuesit të akullit
mund të bëjë një zhurmë të fortë
kur përpiqeni ta përdorni pa ujë.
Prodhimi i akullit kontrollohet nga
funksioni Ndezur/Fikur i prodhuesit të
akullit në panelin e kontrollit. Shtypja
e funksionit Ndezur/Fikur ndez dhe k
prodhuesin e akullit.
SHËNIM
Prodhuesi i akullit ka gjithashtu
një krah plastik sinjalizues që
ndalon automatikisht prodhimin
me akullit kur koshi i akullit është
plot. Ky krah sinjalizues nuk
duhet të përdoret për të ndaluar
manualisht prodhuesin e akullit.
E RËNDËSISHME
Fikja e prodhuesit të akullit
thjesht çaktivizon prodhimin
e akullit. Mund të shpërndahet
ende akull ekzistues dhe ujë.
E RËNDËSISHME
Me raste, ndonjëherë mund të
vihen re kuba akulli shumë të
vegjël në kovë ose në akullin e
shpërndarë. Kjo mund të ndodhë
gjatë funksionimit normal të
prodhuesit të akullit. Nëse ndodh
shpesh, mund të jetë tregues i
presionit të ulët të ujit ose duhet
ndërruar ltri i ujit. Ndërsa ltri i
afrohet fundit të jetëgjatësisë së
vet dhe bllokohet me grimca, në
prodhuesin e akullit del më pak
ujë gjatë secilit cikël. Kini parasysh
se nëse kanë kaluar gjashtë muaj
ose më shumë që prej ndërrimit të
ltrit të ujit, ndërrojeni atë me një
të ri. Cilësia e ulët e ujit të shtëpisë
mund të kërkojë ndërrimin e ltrit
më shpesh.
KUJDES
Nëse furnizimi me ujë në
frigorifer është i pajisur me
zbutës uji, sigurohuni që zbutësi
të mirëmbahet mirë. Lëndët
15ALBANIAN
kimike nga zbutësi i ujit mund të
dëmtojnë prodhuesin e akullit.
7.6 Këshilla për prodhuesin/
shpërndarësin e akullit
Nëse frigoriferi nuk është i lidhur me
furnizimin me ujë ose furnizimi me
ujë është i mbyllur, kni prodhuesin
e akullit siç përshkruhet në paragran
e mëparshëm.
Zhurmat e mëposhtme janë normale
kur prodhuesi i akullit është në punë:
- Puna e motorit
- Rënia e akullit në koshin e akullit
- Hapja ose mbyllja e valvulës së ujit
- Rrjedhja e ujit
Nëse nevojiten sasi të mëdha akulli
njëkohësisht, është më mirë që të
merrni kuba direkt nga koshi i akullit.
Kubat e akullit që ruhen për
shumë kohë mund të kenë shije të
keqe. Zbrazni koshin e akullit siç
përshkruhet më poshtë.
Kur shpërndani kuba akulli, është
normale që së bashku me kubat e
plotë të dalë një sasi e vogël me kuba
të vegjël.
Për të shmangur spërkatjet,
shpërndani kuba akulli në enë përpara
se të shtoni lëngje.
Është normale që akulli të mbushë
pjesën e sipërme të koshit të akullit.
7.7 Pastrimi i prodhuesit të
akullit
Pastrojeni prodhuesin e akullit dhe koshin
e akullit në intervale të rregullta, veçanërisht
përpara pushimeve ose transferimit.
1. Fikni prodhuesin e akullit.
2. Hiqni koshin e akullit duke e tërhequr
direkt jashtë.
3. Zbrazeni dhe pastrojeni me kujdes
koshin e akullit me detergjent të butë.
Mos përdorni pastrues të ashpër
ose abrazivë. Mos e vendosni në
lavastovilje. Shpëlajeni me ujë të pastër.
4. Lejojeni koshin e akullit të thahet
plotësisht përpara se ta vendosni
sërish në ngrirës.
5. Vendosni në vend kutinë e akullit.
Ndizni prodhuesin e akullit.
Hiqni dhe zbrazni koshin
e akullit nëse:
Një shkëputje e zgjatur e energjisë
elektrike (një orë ose më shumë) bën
që kubat e akullit në koshin e akullit
të shkrihen dhe të ngrijnë sërish
së bashku pasi të kthehet energjia
elektrike, duke bllokuar mekanizmin
e shpërndarjes.
Shpërndarësi i akullit përdoret rrallë.
Kubat e akullit do të ngrijnë dhe do
të ngjiten së bashku, duke bllokuar
mekanizmin e shpërndarjes.
+HTMDHNRVKLWWDNXOOLW
Hiqni koshin e akullit dhe tundeni për të
liruar kubat ose pastrojeni siç shpjegohet
më lart.
KUJDES
ASNJËHERË mos përdorni
mjet për çukitjen e akullit ose
instrument të ngjashëm të mprehtë
për të thyer akullin. Kjo mund
të dëmtojë koshin e akullit dhe
mekanizmin e shpërndarjes. Për të
liruar akullin e ngecur, përdorni ujë
të ngrohtë. Përpara se të vendosni
në vend koshin e akullit, sigurohuni
që të jetë plotësisht i thatë.
E RËNDËSISHME
Kur hiqni ose vendosni në
vend koshin e akullit, shmangni
rrotullimin e rrotulluesit në
formë turjele në koshin e akullit.
Nëse rrotulluesi në formë
turjele rrotullohet aksidentalisht,
bashkërenditeni atë duke e
rrotulluar 45 gradë (shikoni më
poshtë) derisa koshi i akullit të
futet në vend me mekanizmin
e transmisionit. Nëse rrotulluesi
në formë turjele nuk është
bashkërenditur siç duhet kur
vendosni në vend koshin e akullit,
frigoriferi nuk do të shpërndajë
akull. Dera e ushqimeve të
freskëta gjithashtu mund të mos
mbyllet mirë duke bërë që ajri i
ngrohtë të rrjedhë brenda ndarjes
së ushqimit të freskët.
16 www.aeg.com
KUJDES
Për të shmangur lëndimet
personale ose dëmtimet e
pronës, trajtojini raftet me
xham të temperuar me kujdes.
Raftet mund të thyhen papritur
nëse goditen, gërvishten ose
ekspozohen ndaj ndryshimeve
të papritura të temperaturës.
Lërini raftet prej xhami të
stabilizohen në temperaturë
dhome përpara se t’i pastroni.
Mos i lani në lavastovilje.
SHËNIM
Veçoritë mund të variojnë sipas
modelit.
Pozicionet e raftit mund të rregullohen
me lehtësi në ndarjet e ushqimit të
freskët sipas nevojës. Raftet kanë
kllapa montuese që bashkohen me
suportet me vrima në pjesën e pasme
të secilës ndarje.
8.1 Ndryshimi i pozicionit
të një rafti
1. Hiqni të gjithë ushqimin nga rafti.
2. Ngrini anën e përparme dhe nxirreni
raftin jashtë.
3. Vendoseni në vend duke futur kllapat
e montimit në vrimat e dëshiruara të
suporteve.
4. Ulni raftin dhe bllokojeni në vend.
Për të rregulluar raftin
me palosje:
1. Hiqni ushqimin nga rafti.
2. Ngrini anën e djathtë të raftit lart dhe
shtyjeni në të majtë drejt prodhuesit
të akullit.
Rafti me palosje
Për të rregulluar raftin me
rrëshqitje poshtë/palosje:
1. Shtyni gjysmë-raftin e përparmë
prapa drejt pjesës së pasme të
kabinetit derisa gjysmë-rafti i pasmë
të bjerë poshtë, më pas vazhdoni me
delikatesë të shtyni gjysmë-raftin e
përparmë prapa dhe poshtë
gjysmë-raftit të pasmë.
8. VEÇORITË E RUAJTJES
5UHJXOOLPLLPHNDQL]PLW
WXUMHOWNRVKLWWDNXOOLW
0HNDQL]PL
WXUMHO
17ALBANIAN
)OH[L6KHOI
2. Me gjysmën e përparme plotësisht
poshtë gjysmës së pasme, ngrini pjesën
e përparme të raftit për ta palosur
lart drejt pjesës së pasme të kabinetit.
)OH[L6KHOI
8.2 Sirtarët
Frigoriferi përfshin një shumëllojshmëri
sirtarësh për ruajtje.
Sirtarët e zarzavateve Auto
Ultra Fresh (me kontroll
automatik të lagështirës)
Sirtarët e zarzavateve janë projektuar për
të ruajtur fruta, zarzavate dhe prodhime
të tjera të freskëta. Sirtarët e zarzavateve
kanë një kontroll automatik të lagështirës
(me membranë të zëvendësueshme)
në secilën anë të sirtarit të zarzavateve
poshtë kapakut të kontrollit të lagështirës.
Porosisni membranë zëvendësuese në
www.aeg.com.
Për të hequr membranën
e kontrollit automatik të
lagështirës:
1. Arrini pjesën e pasme të kapakut
të kontrollit të lagështirës.
2. Tërhiqeni kapakun lart.
3. Tërhiqeni kapakun drejt pjesës së
pasme të kabinetit dhe hiqeni.
4. Lani membranën e lagështirës me
ujë dhe sapun
5. Vendosni në vend kapakun duke
ndjekur hapat në rend të kundërt.
Përsëriteni për të dy sirtarët e
zarzavateve.
6LUWDULL
]DU]DYDWHYH
6LUWDULL
]DU]DYDWHYH
+HTMDHODJVKWLUVDXWRPDWLNH
0HPEUDQDHNRQWUROOLW
$XWRPDWLNH
/DJVKWLD
0HPEUDQ
SHËNIM
Prodhuesi nuk rekomandon
ndërrimin e membranës së
lagështirës automatike përveçse
kur dëmtohet ose prishet.
Membranat zëvendësuese mund
të gjenden në www.aeg.com
Për të hequr sirtarin Ultra
Fresh për pastrim:
1. Tërhiqeni sirtarin jashtë derisa
të ndalojë.
2. Ngrini pjesën e përparme lehtë dhe
hiqni sirtarin.
+HTMDHVLUWDULW8OWUD)UHVK
Snack Zone - Sirtarët e fshehur
të ushqimeve të shpejta
Këta sirtarë janë idealë për ruajtjen e
produkteve gjysmë të gatshme të mishit
dhe djathërat.
18 www.aeg.com
Për të hapur: rrëshqisni pas kapakun
për të lejuar aksesin te sirtarët.
+DSMDH6QDFN=RQH6LUWDUWH
IVKHKXUWXVKTLPHYHWVKSHMWD
Për të hequr koshin e derës
përgjatë një shine:
1. Anojeni koshin lart në mënyrë që
pjesa e pasme e koshit të hiqet nga
dera, por grepi të jetë ende i bashkuar.
2. Rrëshqiteni koshin përgjatë shinës
në pozicionin e dëshiruar.
3. Ulni pjesën e pasme të koshit në vend.
Për të hequr koshin e derës
nga shina në shinë:
1. Ngrini lart koshin duke shkëputur
grepin.
2. Lëvizeni koshin në pozicionin
e dëshiruar të shinës.
3. Shtyjeni grepin e koshit në shinë
duke bashkuar grepin.
.RVKDWIOHNVLEOW
SHUVRQDOL]XDUWG\HUYH
8.3 Veçoritë e ngrirësit
(varion sipas modelit)
5DIWLLQJULUVLW
Për të hequr sirtarin e sipërm
të ngrirësit:
1. Hapni plotësisht ndarjen e ngrirësit.
2. Ngrijeni dhe nxirreni për të hequr
sirtarin e sipërm të ngrirësit.
Kryeni hapat në rend të kundërt për të
ri-instaluar sirtarin.
E RËNDËSISHME
Në fund të sirtarit ka rrota.
Sigurohuni që të gjitha rrotat të
jenë të bashkërenditura në shinat
e tyre përkatëse për funksionim
të saktë. Nëse sirtari nuk është
bashkërenditur siç duhet, ai
do të shkaktojë probleme me
përdorimin e derës.
SHËNIM
Nëse koshi nuk qëndron mbi
kapëset e mbajtëseve të
shufrave stabilizuese, sirtari
nuk do të mbyllet mirë.
Për të hequr koshin e ngrirësit:
1. Hapni plotësisht ndarjen e ngrirësit.
2. Ngrini koshin dhe hiqeni.
Kryeni hapat në rend të kundërt për të
ri-instaluar sirtarin.
8.4 Ndarëset
Kapni mbajtësen e derës në ndarësen
e poshtme dhe tërhiqeni lart lehtë për ta
rrëshqitur në pozicionin tjetër. (Ndarësja
nuk mund të hiqet.)
19ALBANIAN
9. LIDHJA E LINJËS SË UJIT
Seti i furnizimit me ujë
Kontrolloni pjesët poshtë për instalimin
e furnizimit me ujë.
.RQHNWRUL
7XELLXMLW
.RQHNWRUL
)LOWULL
LQᚔDOXDU
PARALAJMËRIM
Për të shmangur goditjen
elektrike, që mund të shkaktojë
vdekje ose plagosje të rëndë,
shkëputni frigoriferin nga
energjia elektrike përpara se të
lidhni një linjë të furnizimit me ujë
me frigoriferin.
1. Kur instaloni tubat e ujit, sigurohuni
që ato të mos jenë pranë sipërfaqeve
të nxehta.
2. Filtri i ujit vetëm e “ltron” ujin; por
nuk eliminon bakteret apo mikrobet.
3. Nëse presioni i ujit nuk është aq
i lartë sa për të vënë në punë
prodhuesin e akullit, telefononi
hidraulikun për të vendosur një
pompës shtesë për presionin e ujit.
4. Jetëgjatësia e ltrit varet nga koha
e përdorimit. Ne ju rekomandojmë
që të ndërroni ltrin të paktën çdo
6 muaj, (shikoni “ndërrimi i ltrit”).
5. Përdorni shirit hermetizues në çdo
lidhje të tubave/tubacioneve për të
siguruar që të mos ketë rrjedhje uji.
6. Tubi i ujit duhet të lidhet me një linjë
me ujë të ftohtë.
Procedura e instalimit
Lidheni konektorin me linjën e ujit të
rubinetit
.RQHNWRUL
7XELLXMLW
5XELQHWL
7. Hiqni kapakun plastik nga hyrja e
valvulës së ujit dhe hidheni kapakun.
1GDUVMDSODVWLNHHNRVKLWWSRVKWP
.RVKLLSRVKWP
1GDUVMD
20 www.aeg.com
10. NDËRRIMI I FILTRIT
10.1 Filtri i ajrit (modelet
e zgjedhura)
Filtri i ajrit ndodhet në qendër lart të
ndarjes së ushqimit të freskët.
10.2 Ndërrimi i ltrit të ajrit
(TasteGuard)
Për të garantuar ltrimin optimal të
aromave të frigoriferit, ndërrojeni ltrin
e ajrit çdo gjashtë muaj (Ndërroni ltrin
e ajrit në Ekran tregon ndërrimin e ltrit
pas gjashtë muajsh).
1. Hiqni kapakun e ltrit të ajrit duke
shtypur pjesën e sipërme dhe të
poshtme të kapakut së bashku dhe
duke e hequr nga shina.
2. Hiqni ltrin e vjetër dhe hidheni.
3. Shpaketoni ltrin e ri dhe rrëshqiteni në
fole. Pjesa e hapur (pjesa e karbonit)
e ltrit duhet të instalohet me portën
e ajrit (vrimën) përballë në MultiFlow.
4. Ndërrojeni kapakun e ltrit të
ajrit duke shtypur anët dhe duke
e vendosur sërish në vend.
5. Shtypni dhe mbani shtypur butonin
“Rivendosni ltrin e ajrit” në Ekran
për tri sekonda. Kur treguesi të ket,
statusi është rivendosur.
10.3 Porositja e ltrave
rezervë të ajrit
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Kontaktoni me një Qendër të Autorizuar
Shërbimi.
10.4 Filtri i ujit
Frigoriferi është i pajisur me një sistem
ltrimi uji. Sistemi i ltrimit të ujit ltron
të gjithë ujin e pijshëm të shpërndarë,
si edhe ujin që përdoret për të prodhuar
+LTQL
NDSDNXQ
SODVWLNQJD
DNVHVRULL
IXWMHVVXMLW
+\UMDHXMLW
9HQGRVMD
HWXELW
~LQ©
SODVWLNQ
YDOYXOQ
HXMLW
OLGKMHVVV
IXUQL]LPLWPH
XMWVKWSLV
7XEL
SODVWLN
PH
YDOYXOQ
HXMLW
+\UMDHXMLW
9HQGRVMDH
8. Pas instalimit të frigoriferit dhe
sistemit të linjës së ujit, zgjidhni
“UJË” në panelin e kontrollit dhe
shtypeni për 1~2 minuta për të
mbushur me ujë depozitën e ujit dhe
për të shpërndarë ujë.
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80
  • Page 81 81
  • Page 82 82
  • Page 83 83
  • Page 84 84
  • Page 85 85
  • Page 86 86
  • Page 87 87
  • Page 88 88
  • Page 89 89
  • Page 90 90
  • Page 91 91
  • Page 92 92
  • Page 93 93
  • Page 94 94
  • Page 95 95
  • Page 96 96
  • Page 97 97
  • Page 98 98
  • Page 99 99
  • Page 100 100
  • Page 101 101
  • Page 102 102
  • Page 103 103
  • Page 104 104
  • Page 105 105
  • Page 106 106
  • Page 107 107
  • Page 108 108
  • Page 109 109
  • Page 110 110
  • Page 111 111
  • Page 112 112
  • Page 113 113
  • Page 114 114
  • Page 115 115
  • Page 116 116
  • Page 117 117
  • Page 118 118
  • Page 119 119
  • Page 120 120
  • Page 121 121
  • Page 122 122
  • Page 123 123
  • Page 124 124
  • Page 125 125
  • Page 126 126
  • Page 127 127
  • Page 128 128
  • Page 129 129
  • Page 130 130
  • Page 131 131
  • Page 132 132
  • Page 133 133
  • Page 134 134
  • Page 135 135
  • Page 136 136
  • Page 137 137
  • Page 138 138
  • Page 139 139
  • Page 140 140
  • Page 141 141
  • Page 142 142
  • Page 143 143
  • Page 144 144
  • Page 145 145
  • Page 146 146
  • Page 147 147
  • Page 148 148
  • Page 149 149
  • Page 150 150
  • Page 151 151
  • Page 152 152
  • Page 153 153
  • Page 154 154
  • Page 155 155
  • Page 156 156
  • Page 157 157
  • Page 158 158
  • Page 159 159
  • Page 160 160
  • Page 161 161
  • Page 162 162
  • Page 163 163
  • Page 164 164
  • Page 165 165
  • Page 166 166
  • Page 167 167
  • Page 168 168
  • Page 169 169
  • Page 170 170
  • Page 171 171
  • Page 172 172

AEG RMB96716CX Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend