Electrolux EOE8P39WX Kasutusjuhend

EOE8P39WV
EOE8P39WX
Udhëzimet për përdorim 2
Ръководство за употреба46
Upute za uporabu 93
Kasutusjuhend 136
Notice d'utilisation 179
Használati útmutató 224
Lietošanas instrukcija 269
Naudojimo instrukcija 313
Упатство за ракување 358
Instrukcja obsługi 404
Manual de utilizare 449
SQ
BG
HR
ET
FR
HU
LV
LT
MK
PL
RO
Navodila za uporabo 493
Упутство за употребу 536
SL
SR
NE MENDOJMË PËR JU
Faleminderit për blerjen e një pajisjeje Elextrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me vete
dekada eksperience dhe novatorizmi profesional. Origjinal dhe me stil, është projektuar duke ju
pasur ju në mendje. Kështu që sa herë që ta përdorni, mund të bazoheni në faktin se do të
merrni rezultate optimale çdo herë.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve,
shërbimit dhe riparimit
www.electrolux.com/support
Regjistrojeni produktin për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi dhe pjesë origjinale këmbimi për pajisjen:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të keni në dispozicion të
dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Ky Informacioni mund të gjendet në pllakën e klasifikimit.
Paralajmërim / Të dhëna rreth sigurisë dhe kujdesit
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna rreth ambientit
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË.......................3
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave
me probleme..........................................3
1.2 Siguria e përgjithshme.....................4
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË......................5
2.1 Instalimi............................................5
2.2 Lidhja elektrike.................................6
2.3 Përdorimi......................................... 7
2.4 Kujdesi dhe pastrimi........................ 8
2.5 Pastrimi pirolitik................................8
2.6 Ndriçimi i brendshëm.......................9
2.7 Shërbimi...........................................9
2.8 Eliminimi i pajisjes............................9
3. INSTALIMI....................................................9
3.1 Montimi inkaso...............................10
3.2 Sigurimi i furrës në kabinet............ 11
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT......................11
4.1 Pamje e përgjithshme....................11
4.2 Aksesorët.......................................11
5. SI TË NDEZIM DHE TË FIKIM FURRËN...12
5.1 Paneli i kontrollit.............................12
5.2 Ekrani.............................................13
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË..........14
6.1 Pastrimi fillestar ............................ 14
6.2 Lidhja e parë..................................14
6.3 Lidhja me valë ...............................14
6.4 Licencat e softuerit.........................15
6.5 Ngrohja paraprake fillestare...........16
2/584
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.....................16
7.1 Si ta programoni: Funksionet
e nxehjes............................................. 16
7.2 Si ta programoni: Gatim
i asistuar.............................................. 17
7.3 Funksionet e nxehjes.....................17
7.4 Shënime mbi: Pjekje vent.
me lagështirë....................................... 19
8. FUNKSIONET E ORËS..............................20
8.1 Përshkrimi i funksioneve të orës....20
8.2 Si ta programoni: Funksionet
e orës...................................................20
9. MËNYRA E PËRDORIMIT:
AKSESORËT................................................. 22
9.1 Futja e aksesorëve........................ 22
9.2 Sensori i ushqimit.......................... 23
10. FUNKSIONET SHTESË...........................25
10.1 Si ta ruani: Të preferuara.............25
10.2 Bllokimi i funksionit...................... 25
10.3 Fikja automatike...........................25
10.4 Ventilatori i ftohjes....................... 26
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA................... 26
11.1 Rekomandimet e gatimit..............26
11.2 Pjekje vent. me lagështirë............26
11.3 Pjekje vent. me lagështirë -
aksesorët e rekomanduar....................28
11.4 Tabelat e gatimit për institutet e
testimit................................................. 29
12. KUJDESI DHE PASTRIMI....................... 30
12.1 Shënime mbi pastrimin................ 31
12.2 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e
rafteve .................................................31
12.3 Si ta përdorni: Pastrimi pirolitik.... 32
12.4 Kujtuesi i pastrimit........................33
12.5 Mënyra e heqjes dhe e
instalimit: Dera.....................................33
12.6 Mënyra e ndërrimit: Llamba.........35
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE.................. 36
13.1 Çfarë duhet bërë nëse.................36
13.2 Mënyra e menaxhimit: Kodet e
defekteve............................................. 37
13.3 Të dhëna për shërbimin...............38
14. EFIKASITETI ENERGJETIK....................38
14.1 Informacioni i produktit dhe Fleta e
informacionit të produktit*.................... 38
14.2 Kursimi i energjisë....................... 39
15. STRUKTURA E MENYSË........................40
15.1 Menyja......................................... 40
15.2 Nënmenyja për: Pastrimi............. 41
15.3 Nënmenuja për: Opsionet............41
15.4 Nënmenyja për: Lidhjet................41
15.5 Nënmenuja për: Konfigurimi........ 42
15.6 Nënmenyja për: Servisi................42
16. ËSHTË E LEHTË!.................................... 43
17. PËRDORNI MENYNË E SHPEJTË!........ 44
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
3/584
INFORMACIONI I SIGURISË
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen dhe pajisjet portative me My Electrolux Kitchen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg
pajisjes gjatë kohës që ajo është në punë ose që ftohet.
Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja elektrike
është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga prodhuesi, qendra
e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të
ngjashëm.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të ndërroni
llambën.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
4/584
INFORMACIONI I SIGURISË
Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët për furrë.
Përdorni vetëm sensorin e ushqimit (sensorin e
temperaturës) që rekomandohet për këtë pajisje.
Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
Derdhjet e tepërta të ushqimeve duhen hequr përpara
pastrimit pirolitik. Nxirrini të gjitha pjesët nga furra.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie dhe këpucë të mbyllura.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat e
instalimit.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni nëse dera e furrës hapet pa pengesë.
Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje. Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga priza.
Lartësia minimale e mobilies (Mobilia nën lartësinë
minimale të suprinës)
590 (600) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
5/584
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Lartësia e pjesës së përparme të pajisjes 594 mm
Lartësia e pjesës së pasme të pajisjes 576 mm
Gjerësia e pjesës së përparme të pajisjes 595 mm
Gjerësia e pjesës së pasme të pajisjes 559 mm
Thellësia e pajisjes 569 mm
Thellësia inkaso e pajisjes 548 mm
Gjerësia me derën të hapur 1022 mm
Madhësia minimale e hapjes së ventilimit. Hapja e
vendosur në pjesën e pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore të furnizimit. Kablloja
është vendosur në këndin e djathtë të pjesës së
pasme
1500 mm
Vidat e montimit 4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit
elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Mos i lini kabllot elektrike që të prekin derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo hapësirës
poshtë pajisjes, veçanërisht kur është në punë ose dera është e nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të
tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet
të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
6/584
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni pajisjen nga
rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me
gjerësi minimale 3 mm.
Mbylleni plotësisht derën e pajisjes, përpara se të lidhni spinën e rrymës me prizën e
rrymës.
Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon elektrik.
Llojet e kabllove të përshtatshme për instalim ose zëvendësim për Evropën:
H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05 V2V2-F (T90), H05 BB-F
Për prerjen e kabllos, shikoni fuqinë totale në pllakën e specifikimeve. Mund t'i referoheni edhe
tabelës:
Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit (mm²)
maksimumi 1380 3 x 0.75
maksimumi 2300 3 x 1
maksimumi 3680 3 x 1.5
Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë) duhet të jetë 2 cm më i gjatë se kabllot e fazës dhe
nulit (kabllot blu dhe kafe).
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike ose shpërthimi.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak (të brendshëm).
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos jenë bllokuar.
Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë punës.
Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Tregoni kujdes në hapjen e derës së pajisjes kur pajisja është në punë. Mund të çlirohet
avull i nxehtë.
Mos e vendosni në punë pajisjen me duar të lagura ose kur keni pasur kontakt me ujin.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose si sipërfaqe mbështetëse.
Hapeni derën e pajisjes me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri.
Mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë pajisjes ose mbi të.
Mos e ndani fjalëkalimin tuaj të Wi-Fi.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
7/584
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Për të parandaluar dëmtimin ose çngjyrosjen e emalit:
mos fusni enët e furrës ose objekte të tjera në pajisje drejtpërsëdrejti në fund.
mos fusni letër alumini drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të hapësirës së pajisjes.
mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen e nxehtë.
mos lini enë të lagura dhe ushqim në pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
bëni kujdes kur hiqni ose vendosni aksesorët.
Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk ndikon në funksionimin e pajisjes.
Përdorni tepsi të thellë për kekë të butë. Lëngjet e frutave shkaktojnë njolla që mund të
mbesin përgjithmonë.
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për
shembull për ngrohje dhome.
Gatuani gjithmonë me derën e furrës të mbyllur.
Nëse pajisja është instaluar pas një paneli mobilieje (p.sh. një derë), sigurohuni që dera të
mos mbyllet asnjëherë kur pajisja është në punë. Pas një paneli të mbyllur mobilieje mund të
akumulohet nxehtësi dhe lagështi, të cilat mund të shkaktojnë si rrjedhim dëme në pajisje,
banesë apo dysheme. Mos e mbyllni panelin e mobilies derisa pajisja të jetë ftohur plotësisht
pas përdorimit.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni qendrën
e autorizuar të shërbimit.
Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos
përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje/zjarri/emetimesh kimike (avuj) në regjimin pirolitik.
Përpara se të kryeni funksionin Vetëpastrim pirolitik ose përpara përdorimit të parë ju lutemi
hiqni nga hapësira e furrës:
çdo ushqim të mbetur, mbetje/rrjedhje vaji ose yndyre.
çdo objekt të lëvizshëm (përfshi raftet, shinat anësore etj., që kanë ardhur me produktin)
veçanërisht çdo tenxhere, tigan, tavë, takëme etj., që nuk ngjisin.
Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për pastrim pirolitik.
Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja nxehet shumë dhe del ajër i nxehtë nga fletët e përparme të ajrimit.
Pastrimi pirolitik është një operacion me temperaturë të lartë dhe mund të lëshojë tymra nga
mbetjet e gatimit dhe materialet e ndërtimit, prandaj konsumatorët këshillohen të veprojnë si
më poshtë:
të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë dhe pas çdo pastrimi pirolitik.
8/584
UDHËZIMET PËR SIGURINË
të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë përdorimit të parë dhe pas tij, në një temperaturë
maksimale pune.
Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj dhe zvarranikë mund të jenë jashtëzakonisht të
ndjeshëm ndaj avujve të fortë që dalin gjatë procesit të pastrimit në të gjitha furrat pirolitike.
Largoni çdo kafshë shtëpiake (veçanërisht zogjtë) nga zona pranë pajisjes gjatë dhe pas
pastrimit pirolitik dhe në fillim përdorni funksionimin në temperaturë maksimale në një
zonë të ajrosur mirë.
Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të lokalizuara
të temperaturave në afërsi të furrave pirolitike kur është në punë programi pirolitik i
vetëpastrimit.
Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere, tiganë, tabaka, takëme etj., mund të dëmtohen nga
përdorimi i funksionit të pastrimit pirolitik në temperaturë të lartë në të gjitha furrat pirolitike
dhe mund të jenë gjithashtu burim për avuj të dëmshëm të nivelit të ulët.
Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike/mbetjet e gatimit siç përshkruhet nuk janë të dëmshme
për njerëzit, duke përfshirë fëmijët ose personat me probleme mjekësore.
2.6 Ndriçimi i brendshëm
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas:
Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh.
temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth
statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifike.
2.7 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
2.8 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake
brenda pajisjes.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
9/584
INSTALIMI
3.1 Montimi inkaso
www.youtube.com/electrolux
www.youtube.com/aeg
How to install your AEG/Electrolux
Oven - Column installation
18
594
589
114
21548
595
+-1
min. 550
20
600
min. 560
3
5
60
20
80
520
60
198
523
(*mm)
min. 550
20
595
+-1
18
590
min. 560
594
589
114
21548
3
5
70
60
520
60
20
198
523
(*mm)
10/584
INSTALIMI
3.2 Sigurimi i furrës në kabinet
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4.1 Pamje e përgjithshme
8
6
7
5
4
1
2
3
21
5
4
3
1
Paneli i kontrollit
2
Programuesi elektronik
3
Priza e sensorit të ushqimit
4
Elementi i ngrohjes
5
Llamba
6
Ventilimi
7
Mbështetje e raftit, i lëvizshëm
8
Poyicioni i raftit
4.2 Aksesorët
Rafti me rrjetë
Për enët e gatimit, tavat e kekëve dhe të pjekjes.
Tavë pjekjeje
11/584
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
Për ëmbëlsirat dhe biskotat.
Tigan skare/pjekjeje
Për të pjekur ose si tavë për të mbledhur yndyrën.
Sensori i ushqimit
Për të matur se deri në çfarë mase është gatuar ushqimi.
Shinat teleskopike
Me shinat teleskopike, mund t'i futni e nxirrni raftet me më shumë lehtësi.
5. SI TË NDEZIM DHE TË FIKIM FURRËN
5.1 Paneli i kontrollit
1 2 3 4
5 6
1
AKTIV / JOAKTIV Shtypeni dhe mbajeni për të ndezur e fikur furrën.
2
Menyja Listë e funksioneve të furrës.
3
Të preferuara Listë e cilësimeve të preferuara.
4
Ekrani Tregon cilësimet aktuale të furrës.
5
Çelësi i llambës Për të ndezur dhe fikur llambën.
6
Nxehje e shpejtë Për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin: Nxehje e shpejtë.
Shtypni Lëvizni
3s
Shtypni dhe mbani
Prekni sipërfaqen me majën e
gishtit.
Rrëshqisni gishtin mbi
sipërfaqe.
Prekni sipërfaqen për 3
sekonda.
12/584
SI TË NDEZIM DHE TË FIKIM FURRËN
5.2 Ekrani
STARTSTART
12:3012:30
150°C
Pas aktivizimit, ekrani shfaq panelin kryesor
me funksionin e nxehjes dhe temperaturën e
parazgjedhur.
12
:
34
Nëse nuk e përdorni furrën për 2 minuta, ekrani
kalon në gjendje gatishmërie.
11min
12:3012:30
150°C
STOP
Kur gatuani, ekrani shfaq funksionet e caktuara
dhe opsione të tjera të disponueshme.
150°C
12:30
15min
START
85°C
G F DE
C
A B
Ekrani me numrin maksimal të funksioneve të
vendosura.
A. Wi-Fi
B. Ora Ditore
C. NISJA/STOP
D. Temperaturë
E. Funksionet e nxehjes
F. Kohëmatësi
G. Sensori i ushqimit (vetëm për modele të
zgjedhura)
Treguesit e ekranit
Treguesit bazë - për të naviguar në ekran.
Për të konfirmuar
përzgjedhjen / cilësimin.
Për të shkuar
një nivel pas
në menu.
Për të zhbërë
veprimin e
fundit.
Për të aktivizuar dhe
çaktivizuar opsionet.
Bjeri alarmit treguesit e funksioneve - kur koha e vendosur e gatimit përfundon, bie sinjali.
13/584
SI TË NDEZIM DHE TË FIKIM FURRËN
Funksioni është i aktivizuar.
Funksioni është i aktivizuar.
Gatimi ndalon automatikisht.
Alarmi i sinjalit është i
fikur.
Treguesit e kohëmatësit
Për të caktuar funksionin: Shtyrja e programit.
Për të anuluar parametrin.
Wi-Fi treguesi - furra mund të lidhet me Wi-Fi.
lidhja Wi-Fi është e aktivizuar.
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Pastrimi fillestar
Hapi 1 Hapi 2 Hapi 3
Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbajtëset e rafteve që mund
të hiqen nga furra.
Pastroni furrën dhe aksesorët
me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një detergjent të
butë.
Vendosni në furrë aksesorët
dhe mbajtëset e rafteve që
mund të hiqen.
6.2 Lidhja e parë
Në ekran shfaqet mesazhi i mirëseardhjes pas lidhjes së parë.
Duhet të caktoni: Gjuha, Drita e ekranit, Tingujt e butonave, Volumi i ziles, Ora Ditore.
6.3 Lidhja me valë
Për të lidhur furrën, ju nevojitet:
Rrjet me valë me lidhje në internet.
Pajisje celulare e lidhur në rrjetin me valë.
Hapi 1 Shkarkoni aplikacionin për celularë My Electrolux Kitchen dhe ndiqni udhëzimet për
hapat e mëtejshëm.
Hapi 2 Ndizni furrën.
14/584
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Hapi 3
Shtypni: . Zgjidhni: Cilësimet / Lidhjet.
Hapi 4
- rrëshqiteni ose shtypeni për të ndezur: Wi-Fi.
Hapi 5 Moduli me valë i furrës fillon brenda 90 sekondave.
Përdorni menynë e shpejtë!
Frekuenca 2,4 GHz WLAN 5 GHz WLAN
2400 - 2483,5 MHz 5150 - 5350 MHz
5470 - 5725 MHz
Protokolli IEEE 802.11b DSSS,
802.11g/n OFDM
IEEE 802.11 a/n OFDM
Fuqia maksimale EIRP < 20 dBm (100 mW) EIRP < 23 dBm (200 mW)
Moduli Wi-Fi NIU5-50
Bluetooth-i i frekuencës 2400 - 2483,5 MHz
Protokolli LE: DSSS
Fuqia maksimale EIRP < 4 dBm (2,5 mW)
Shtetet anëtare të BE-së të mbuluara nën klauzolën e direktivës 2014/53/BE: Belgjika Bullgaria,
Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Estonia, Irlanda, Greqia, Spanja, Franca, Kroacia,
Italia, Qiproja, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Holanda, Austria, Polonia,
Portugalia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e
Bashkuar, Turqia.
6.4 Licencat e softuerit
Softueri në këtë produkt përmban përbërës që bazohen në softuerë falas dhe me burim të hapur.
Electrolux me mirënjohje i pranon kontributet e softuerëve të hapur dhe të komuniteteve të
robotikës në projektin e zhvillimit.
15/584
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Për të hapur kodin burimor të këtyre përbërësve të softuerëve falas dhe me burim të hapur,
kushtet e licencës së të cilave duhen publikuar, dhe për të parë informacionin e tyre të plotë për të
drejtat e autorit dhe kushtet e zbatueshme të licencës, vizitoni: http://
electrolux.opensoftwarerepository.com (dosja NIU5).
6.5 Ngrohja paraprake fillestare
Ngroheni paraprakisht furrën bosh përpara përdorimit të parë.
Hapi 1 Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e rafteve që mund të hiqen nga furra.
Hapi 2
Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 1 orë.
Hapi 3
Vendosni temperaturën maksimale për funksionin: .
Lëreni furrën të punojë për 15 minuta.
Furra mund të nxjerrë erë të keqe dhe tym gjatë ngrohjes paraprake. Sigurohuni që dhoma të
jetë e ajrosur mirë.
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Si ta programoni: Funksionet e nxehjes
Hapi 1 Ndizni furrën. Në ekran shfaqet funksioni i parazgjedhur i nxehjes.
Hapi 2 Shtypni simbolin e funksionit të nxehjes për të hyrë në nënmeny.
Hapi 3
Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe shtypni: . Në ekran shfaqet: temperatura.
Hapi 4
Vendosja e: temperaturës. Shtypni: .
Hapi 5
Shtypni: .
Sensori i ushqimit - mund ta fusni sensorin në çdo moment përpara ose gjatë
gatimit.
- shtypeni për të çaktivizuar funksionin e nxehjes.
Hapi 6 Fikni furrën.
16/584
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Përdorni menynë e shpejtë!
7.2 Si ta programoni: Gatim i asistuar
Çdo gatim në këtë nënmeny ka një funksion dhe temperaturë të rekomanduar. Mund ta
përshtatni kohën dhe temperaturën.
Për disa prej gatime ju mund të gatuani gjithashtu me:
Peshë automatike
Sensori i ushqimit
Niveli i gatimit të një gjelle:
I pjekur pak ose Më pak
I gatuar mesatarisht
I gatuar mirë ose Më shumë
Hapi 1 Ndizni furrën.
Hapi 2
Shtypni: .
Hapi 3
Shtypni: Fusni: Gatim i asistuar.
Hapi 4 Zgjidhni një gatim ose lloj ushqimi.
Hapi 5
Shtypni: .
Përdorni menynë e shpejtë!
7.3 Funksionet e nxehjes
17/584
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
STANDARD
Funksionet e
nxehjes
Aplikimi
Skara
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta dhe për të thekur bukë.
Skarë turbo
Për të pjekur nyja të mëdha mishi ose shpendësh me kocka në një
pozicion rafti. Për të bërë gratina dhe për të karamelizuar.
Ventilator i plotë
Për të pjekur në deri në tre pozicione të raftit njëkohësisht dhe për të tharë
ushqimin. Vendoseni temperaturën 20 - 40°C më të ulët se për Gatim
tradicional.
Ushqime të ngrira
Për të gatuar ushqime të shpejta (p.sh. patate të skuqura, patate me
prerje trekëndore ose kuleç) krokante.
Gatim tradicional
Për të pjekur ushqimin në një nivel furre.
Funksioni i picës
Për të pjekur pica. Për karamelizim intensiv dhe një fund kërcitës.
Nxehtësia e
poshtme
Për pjekjen e kekëve me fund kërcitës dhe për ruajtjen e ushqimit.
Pjekja e Bukës
Përdoreni këtë funksion për të pjekur bukë dhe simite me rezultate shumë
të mira sa i përket fortësisë, ngjyrës dhe shkëlqimit të kores.
Ardhja e brumit
Për të shpejtuar ardhjen e brumit me maja. Parandalon tharjen e
sipërfaqes së brumit dhe e mban brumin elastik.
18/584
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
SPECIALE
Funksionet e
nxehjes
Përdorimi
Konservimi
Për të konservuar perime, (p.sh. turshi).
Tharja
Për të tharë frutat e prera në feta, zarzavatet dhe kërpudhat.
Ngrohja e pjatave
Për të ngrohur paraprakisht pjata që do të shërbehen.
Shkrirja
Për të shkrirë ushqimin (zarzavate dhe fruta). Koha e shkrirjes varet nga
sasia dhe madhësia e ushqimit të ngrirë.
Au Gratin
Për gatime si lazanja apo gratin me patate. Për të bërë gratina dhe për të
karamelizuar.
Gatim i ngadaltë
Për të përgatitur rosto të buta dhe me lëng.
Mbaj ngrohtë
Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Pjekje vent. me
lagështirë
Ky funksion është projektuar për të kursyer energjinë gjatë gatimit. Kur
përdorni këtë funksion, temperatura në hapësirën e brendshme mund të
ndryshojë nga temperatura e vendosur. Përdoret nxehtësia e mbetur.
Fuqia e ngrohjes mund të jetë e ulët. Për më shumë informacion,
referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm", "Shënime mbi": Pjekje vent.
me lagështirë.
7.4 Shënime mbi: Pjekje vent. me lagështirë
Ky funksion është përdorur për të qenë në pajtim me klasin e efikasitetit energjetik dhe kërkesat
e ekodizajnit sipas BE 65/2014 dhe BE 66/2014. Testet sipas EN 60350-1.
Dera e furrës duhet të mbyllet gjatë gatimit në mënyrë që funksioni të mos ndërpritet dhe që
furra të funksionojë me efikasitetin më të lartë të mundshëm të energjisë.
Kur përdorni këtë funksion llamba fiket automatikisht pas 30 sekondash.
19/584
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Për udhëzimet e gatimit shihni kapitullin "Udhëzime dhe këshilla", Pjekje vent. me lagështirë.
Për rekomandimet e përgjithshme të kursimit të energjisë, shihni kapitullin "Efikasiteti
energjetik", Kursimi i energjisë.
8. FUNKSIONET E ORËS
8.1 Përshkrimi i funksioneve të orës
Funksioni i orës Aplikimi
Koha e gatimit Për të vendosur kohëzgjatjen e gatimit. Maksimumi është 23 orë e 59
minuta.
Përfundo veprimin Për të vendosur se çfarë ndodh kur përfundon numërimi i kohëmatësit.
Shtyrja e programit Për të shtyrë fillimin dhe/ose përfundimin e gatimit.
Kohë shtesë Për të zgjatur kohën e gatimit.
Kujtesë Për vendosjen e një numërimi mbrapsht. Maksimumi është 23 orë 59
minuta. Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e furrës.
Kohëmatësi me rritje Monitoron kohëzgjatjen e funksionit. Kohëmatësi me rritje - mund ta
aktivizoni dhe çaktivizoni.
8.2 Si ta programoni: Funksionet e orës
Mënyra e regjistrimit të orës
Hapi 1 Shtypni: Ora Ditore.
Hapi 2
Vendosni kohën. Shtypni: .
Si të vendosni kohën e gatimit
Hapi 1 Zgjidhni funksionin e nxehjes dhe vendosni temperaturën.
Hapi 2
Shtypni: .
Hapi 3
Vendosni kohën. Shtypni: .
20/584
FUNKSIONET E ORËS
/