Zanussi ZOB593X Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend
SQ
Udhëzimet për përdorim 2
ET
Kasutusjuhend 21
HU
Használati útmutató 39
LT
Naudojimo instrukcija 58
Furrë
Ahi
Sütő
Orkaitė
ZOB593
Përmbajtja
dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përpara përdorimit parë _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Funksionet e orës _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Funksionet shtesë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ 10
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 16
Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 18
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 19
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 19
Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ _ 20
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me
kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me pajisjen
edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton
dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe
njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt
pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët larg pajisjes,
gjatë kohës që dera e saj është e hapur
ose pajisja është në funksionim, sepse ajo
nxehet. Ekziston rreziku i lëndimeve fizike
ose gjymtimeve të përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët
ose bllokim të butonave (bllokim të
butonave të kontrollit), përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët ta
vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj pajisjeje.
Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të
pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta
instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
aprovuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e
dëmtimeve në strukturë ose lëndimet fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve. Kjo mund të shfuqizojë
garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike ose të gazit, etj.).
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen. Pajisja
është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie. Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga
doreza.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
izoluese, e cila ju lejon ta shkëpusni
2
pajisjen nga korrenti në të gjitha polet.
Pajisja izoluese duhet të ketë një hapje
kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga mbajtësja),
çelësa të humbjeve në neutral dhe
kontaktorë.
Pjesët e mbrojtjes nga goditjet duhet të
vendosen në mënyrë të tillë që të mos
hiqen pa vegla.
Përpara instalimit, sigurohuni që mobilia e
kuzhinës të ketë përmasat e përshtatshme
të zgavrës.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar nën
dhe pranë strukturave të sigurta.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Instalojeni pajisjen me pjesën e saj
pasme dhe me një anë afër pajisjes me
lartësi më të madhe. Ana tjetër duhet të
vendoset pranë pajisjeve që kanë të njëjtën
lartësi.
Pajisja nuk mund të vendoset mbi një
bazament.
Furrat e integruara dhe sipërfaqet e gatimit
të integruara janë të pajisur me sistem
lidhjesh të posaçëm. Për të parandaluar
dëmtimet ndaj pajisjes, kombinoni vetëm
pajisje nga i njëjti prodhues.
Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
etiketën e parametrave të përputhen me
furnizimin me energji elektrike të shtëpisë
suaj.
Informacioni mbi voltazhin gjendet në
pllakëzën e parametrave.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
Kur lidhni pajisje elektrike në prizat
kryesore, mos lejoni që kabllot të prekin
ose të jenë pranë derës së pajisjes me
nxehtësi.
Mos përdorni spina me shumë hyrje,
kolektorë dhe kabllo zgjatues. Ka rrezik
zjarri.
Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
kryesore elektrike. Kontaktoni qendrën e
shërbimit.
Bëni kujdes të mos dëmtoni ose shkaktoni
dëmtime tek spina (nëse është e
zbatueshme) dhe kabllon kryesore të
elektrikut mbrapa pajisjes.
Sigurohuni që lidhja me korrentin të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Mos e tërhiqni kabllon e ushqimit për të
shkëputur pajisjen nga korrenti. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina - nëse është e
aplikueshme.
Zbatimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
përdorim tregtar dhe industrial.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi
shtëpiak. Kjo bëhet për të shmangur
lëndimet fizike ndaj personit ose dëmtimet
në pronë.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose mbështetëse.
Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje. Ka rrezik shpërthimi ose
zjarri.
Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Ka rrezik djegieje.
Mos i prekni elementët e nxehtë në pajisje.
Përdorni doreza kur vendosni ose hiqni
aksesorë ose enë gatimi.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
Qëndroni gjithnjë larg nga pajisja kur hapni
derën ndërsa pajisja është në punë. Mund
të dalë avull i nxehtë. Ka rrezik djegieje të
lëkurës.
Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
performancën e pajisjes, pra nuk kemi të
3
bëjmë me një defekt në aspektin e ligjit të
garancisë.
Për të parandaluar dëmtime ose çngjyrime
të smaltit:
mos vendosni asnjë objekt drejtpërdrejt
mbi dyshemenë e pajisjes dhe mos e
mbuloni me letër varaku (alumini);
mos hidhni ujë të nxehtë direkt në
pajisje;
mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
Mos e përdorni këtë pajisje nëse është
kontakt me ujin. Mos e përdorni pajisjen
me duar të lagura.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes
mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe
shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që pajisja
të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje. Ka rrezik
që panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë.
Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e
materialit të sipërfaqes
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
kekët shumë të lëngshëm për të
parandaluar që lëngjet e frutave të lënë
njolla që mund të mos hiqen më.
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës
suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të
ndezshme ose produkte që mund të
shkaktojnë gërryerje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull, pastrues me presion të lartë, objekte
të mprehta, pastrues abrazivë, sfungjerë
gërryes dhe lëngje që heqin njollat.
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit.
Mos e pastroni derën prej xhami me
agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse
metalike. Sipërfaqja rezistente ndaj
nxehtit e xhamit të brendshëm mund thyhet
e të kriset.
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen,
ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju
duhet t'i zëvendësoni. Lidhuni me qendrën
e shërbimit.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Rrezik zjarri
Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i
përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
Mos lejoni që pranë pajisjes të ketë
shkëndija apo flakë të hapura kur hapni
derën.
Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje.
Llambushka e furrës
Llambushkat e përdorura në këtë pajisje
janë llamba të posaçme të përzgjedhura
vetëm për përdorim në pajisje elektro-
shtëpiake. Ato nuk mund të përdoren për
ndriçim të plotë ose të pjesshëm dhome.
Nëse nevojitet zëvendësimi i llambushkës,
përdorni një tjetër të së njëjtës fuqi dhe
projektuar enkas për pajisjet elektro-
shtëpiake.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti para se të
zëvendësoni llambën e furrës. Ka rrezik
goditjeje elektrike.
Qendra e shërbimit
Vetëm një inxhinier i specializuar mund të
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni një qendër shërbimi të miratuar.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
fizike ose dëmtimeve
Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
4
Priteni kabllon e rrymës dhe hidheni.
Flakni mbajtësen e derës. Kjo bëhet për
të mos lejuar që fëmijët ose kafshët e
vogla të ngecin brenda pajisjes. Ka
rrezik mbytjeje.
Përshkrim i produktit
Pamje e përgjithshme
1
6
7
3
2
4
5
1 Paneli i kontrollit
2 Programuesi elektronik
3 Hapësirat e ajrimit
4 Skara
5 Llambushka e furrës
6 Ventilatori
7 Etiketa e specifikimeve
Aksesorët e furrës
Rafti me rrjetë
Për enët e gatimit, tavat e kekëve dhe të
pjekjes.
Tava e sheshtë e pjekjes
Për ëmbëlsira dhe biskota.
Tava e thellë e pjekjes
Për të pjekur ose për të mbledhur yndyrën.
Përpara përdorimit të parë
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pastrimi paraprak
Hiqini të gjitha pjesët nga pajisja.
Pastroni pajisjen përpara përdorimit për
herë të parë.
Kujdes Mos përdorni agjentë pastrues
gërryes! Kjo mund të dëmtojë
sipërfaqen. Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe
Pastrimi".
Cilësimi dhe ndryshimi i orës
Për të vënë në përdorim furrën, cilësoni
në fillim orën.
Kur e lidhni furrën me rrjetin elektrik ose pas
një ndërprerjeje të rrymës, simboli i orës
dhe pulsojnë automatikisht.
12
Vendosni orën e saktë me ose .
5
Ndërrimi i orës
1.
Shtypni
disa herë radhazi, derisa
simboli
të pulsojë.
2.
Vendosni orën e saktë me
ose .
Ora tregon kohën dhe pulsimi ndalon pas
afërsisht 5 sekondash.
Nxehja paraprake
1.
Cilësoni funksionin
dhe temperaturën
maksimale.
2. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 1 orë.
3.
Cilësoni funksionin
dhe temperaturën
maksimale.
4. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 10 minuta.
5.
Cilësoni funksionin
dhe temperaturën
maksimale.
6. Lëreni pajisjen të punojë pa ushqim
brenda për afërsisht 10 minuta.
Kjo duhet për të djegur mbetjet në pajisje.
Pajisjet ndihmëse mund të nxehen më shumë
se zakonisht. Kur e paranxehni pajisjen për
herë të parë, pajisja mund të lëshojë erë të
keqe dhe tym. Kjo pritet që të ndodhë.
Sigurohuni që të ketë ajrim të mjaftueshëm.
Përdorimi I përditshëm
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Ekrani
1 2 3
1 Funksioni i gatimit
2 Temperatura
3 Koha
Butoni Funksioni Përshkrimi
NDEZ/FIK Për të ndezur ose për të fikur pajisjen.
PËRZGJEDHËSI Për të cilësuar funksionin e furrës.
NXEHJA E SHPEJTË Për të ndezur funksionin e nxehjes së shpejtë.
ORA Për të vendosur funksionin e orës.
/
PLUS, MINUS
Për të rregulluar vlerat (temperaturën dhe
kohën).
6
Cilësimi i funksionit të furrës
12
1.
Shtypni
disa herë derisa simboli për
funksionin e nevojshëm të furrës të
pulsojë.
Në ekran shfaqet temperatura
automatike. Nëse nuk e ndryshoni
temperaturën brenda 5 sekondash, pajisja
fillon të funksionojë.
2. Për të ndryshuar temperaturën, shtypni
butonin
ose .
Nëse ka ndërprerje të rrymës,
programuesi i ruan të gjitha cilësimet për
rreth 3 minuta. Pas më shumë se 3 minutash
pa rrymë elektrike, duhet t'i vendosni sërish
nga fillimi cilësimet (së bashku me orën).
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Të lehta Ndizet pa ndonjë funksion gatimi.
Gatim me ajrim
Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve që
kërkojnë të njëjtën temperaturë gatimi duke
përdorur më shumë se një nivel të furrës, pa
përzierjen e erërave.
Gatim i zakonshëm
Nxehtësia vjen nga të dy elementët, ai i
sipërm dhe ai i poshtëm. Për të pjekur dhe
skuqur në një nivel të furrës.
Skara
Për të pjekur ushqime të sheshta në sasi të
vogla në nivelin e mesit. Për të thekur.
Skara termike
Elementi i skarës dhe ventilatori i furrës
sjellin ajër të nxehtë rreth e qark ushqimit.
Për gatimin e copave të mëdha të mishit.
E rëndësishme Temperatura maksimale për
këtë funksion: 200°C
Pjekja e picave
Elementi i poshtëm nxeh drejtpërdrejt bazën
e picave, byreçkave ose strudelave, ndërsa
ventilatori siguron qarkullim ajri për të gatuar
garniturën e picave ose mbushjen e
byreçkave.
Dual Grill
Elementi i skarës së plotë është i aktivizuar.
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta
sasi të mëdha. Për të thekur.
Elementi nxehja
nga poshtë
Furrës i vjen nxehja vetëm nga poshtë. Për
pjekjen e kekëve me bazë krokante ose të
thekur.
7
Funksioni i furrës Përdorimi
Elementi i sipërm nxehës
Nxeh vetëm nga sipër furrës. Për përfundimin
e gatesave.
Shkrirja
Për të shkrirë ushqime të ngrira.
E përshtatshme për të shkrirë ushqime
delikate, p.sh. biskota të mbushura me krem,
kasata, gurabije, bukë dhe ushqime të tjera
me brumë të ardhur.
Funksionet e orës
Funksioni i orës Përdorimi
Ora Tregon orën. Për të cilësuar, ndryshuar ose kontrolluar orën.
Treguesi i
minutave
Për të cilësuar një kohëvonesë.
Kur të ketë përfunduar kohëvonesa, do të dëgjohet një sinjal.
Ky funksion nuk ndikon në funksionimin e furrës.
Kohëzgjatja Për të caktuar sa kohë do të punojë furra.
Fund Për të cilësuar kur do të fiket një funksion i furrës.
Kohëzgjatja dhe Përfundimi mund
të përdoren njëkohësisht, nëse furra
duhet ndezur dhe fikur më vonë
automatikisht. Në këtë rast, vendosni fillimisht
Kohëzgjatjen
, më pas Përfundimin .
Rregullimi i funksioneve të orës
12
1. Vendosni një funksion të furrës dhe
temperaturën (nuk nevojitet për Kujtuesin
e Minutave). Shikoni "Vendosja e
funksionit të furrës".
2.
Shtypni
disa herë derisa simboli për
funksionin e nevojshëm të orës të pulsojë.
3. Për të vendosur kohën për treguesin e
minutave
, Kohëzgjatjen ose
Përfundimin
, shtypni butonin ose
.
Simboli përkatës i orës ndizet.
Kur të përfundojë koha e caktuar, simboli i
funksionit të orës fillon të pulsojë dhe një
sinjal akustik do të dëgjohet për 2 minuta.
Shtypni çfarëdolloj butoni për ta ndalur
sinjalin.
Me funksionet Kohëzgjatja
dhe
Përfundimi
pajisja ndalon
automatikisht.
4. Çaktivizoni pajisjen.
Anulimi i funksioneve të orës
1.
Shtypni
disa herë derisa simboli për
funksionin e nevojshëm të orës dhe
pulsojë.
2.
Shtypni "
" disa herë radhazi derisa ora
të bëhet "00:00".
8
Funksionet shtesë
Fikja automatike
Pajisja fiket pas pak kohësh:
Nëse nuk e fikni pajisjen.
Nëse nuk e ndryshoni temperaturën e
furrës.
Në treguesin e temperaturës do të pulsojë
temperatura e cilësuar së fundi.
Temperatura e furrës Ora e fikjes
30 °C - 120 °C 12,5 orë
120 °C - 200 °C 8,5 orë
200 °C - 250 °C 5,5 orë
250°C - maksimum °C 3,0 orë
Nëse vendosni funksionin e orës
Kohëzgjatja
ose Përfundim , fikja
automatike çaktivizohet.
Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Kur është vendosur Bllokimi i sigurisë
për fëmijët, ju nuk mund ta vini në punë
pajisjen.
Aktivizimi i Bllokimit për fëmijët
1.
Shtypni
për të çaktivizuar pajisjen.
2.
Prekni
dhe njëkohësisht, derisa në
ekran të shfaqet “SAFE”. Bllokimi i
sigurisë për fëmijët është aktivizuar.
Çaktivizimi i Bllokimit për fëmijët
Për të çaktivizuar Bllokimin për fëmijët, ndiqni
të njëjtat hapa sërish.
Funksioni i Nxehtësisë së mbetur
Me funksionin Kohëzgjatja, furra fiket
automatikisht disa minuta përpara se të
përfundojë periudha e caktuar kohore. Furra
e përdor nxehtësinë e mbetur për të
përfunduar gatimin pa konsumuar energji.
E rëndësishme Funksioni i Nxehtësisë së
mbetur mund të përdoret vetëm nëse
Kohëzgjatja është më shumë se 15 minuta.
Funksioni i nxehjes së shpejtë
Me funksionin e Nxehjes së shpejtë do të ulni
kohën e paranxehjes. Këtë mund ta përdorni
me çdo funksion gatimi.
E rëndësishme Mos e futni ushqimin në
furrë derisa të ketë përfunduar Nxehja e
shpejtë.
1. Cilësoni një funksion të furrës.
Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën e këshilluar.
2.
Shtypni butonin
. Ekrani tregon "FHU"
dhe funksioni i nxehjes së shpejtë
aktivizohet.
3. Kur përfundon Nxehja e shpejtë, dëgjohet
një sinjal akustik dhe "FHU" fiket.
Që nga ky moment, pajisja do të vazhdojë
të nxehet sipas funksionit dhe
temperaturës së furrës që keni cilësuar.
4. Futeni ushqimin në furrë.
Kodi i defektit
Nëse disa nga parametrat nuk janë korrektë,
njësia e kontrollit do t'i ndalë funksionet e
aktivizuara dhe në ekran do të afishohet
kodin përkatës i defektit. Referojuni kapitullit
"Si të veprojmë nëse...".
9
Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori ftohës
ndizet automatikisht për të mbajtur të ftohta
sipërfaqet e pajisjes. Nëse fikni pajisjen,
ventilatori ftohës vazhdon të punojë derisa të
ftohet pajisja.
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e rrezikshme
(nga përdorimi i gabuar i pajisjes ose
komponentëve me defekt), furra është pajisur
me një termostat sigurie, i cili ndërpret
energjinë elektrike. Furra ndizet përsëri
automatikisht, kur bie temperatura.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Pajisja ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e rafteve duke nisur nga poshtë.
Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon vazhdimisht
avullin. Me këtë sistem mund të gatuani në
një ambient me avull dhe t'i mbani
ushqimet të buta brenda dhe të pjekura
mirë nga jashtë. Ai ul kohën e gatimit dhe
konsumin e energjisë në minimum.
Në pajisje ose në dyert prej xhami mund të
kondensohet lagështi. Kjo është normale.
Qëndroni gjithmonë pak larg pajisjes kur
hapni derën e furrës ndërsa kjo është duke
funksionuar. Për të pakësuar kondensimin,
vëreni pajisjen në punë për 10 minuta para
gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Mos vendosni objekte drejtpërdrejt mbi
dyshemenë e pajisjes dhe mos i mbuloni
pjesët e furrës me letër varaku (alumini)
gjatë gatimit. Kjo mund të ndryshojë
rezultatet e pjekjes dhe mund të dëmtojë
veshjen prej smalti.
Pjekja e kekeve/tortave
Temperatura ideale për pjekjen e kekëve
është midis 150 °C dhe 200 °C.
Paranxehni furrën për afro 10 minuta para
pjekjes.
Mos e hapni derën e furrës para se të ketë
kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes
tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
Mos piqni në furrë copa mishi më të vogla
se 1 kg. Gatimi i sasive të vogla shkakton
tharjen e mishit.
Për të pjekur mirë nga jashtë dhe të njomë
nga brenda mishin e kuq, vendosni një
temperaturë prej 200 °C-250 °C.
Për mishin e bardhë, shpendët dhe
peshkun vendosni një temperaturë midis
150°C-175°C.
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
ushqimet me shumë yndyrë, për të ruajtur
furrën nga njollat që mund të mos ikin më.
Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se ta
shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.
Për të shmangur tymin e tepërt në furrë
gjatë pjekjes, hidhni pak ujë në tavën
pritëse të yndyrave. Për të shmangur
kondensimin e tymrave, shtoni ujë herë
pas herë pasi ai të avullojë.
Kohët e gatimit
Kohët e gatimit varen nga lloji, shpeshtësia
dhe vëllimi i ushqimit.
Fillimisht, kontrolloni funksionimin e pajisjes
kur gatuani. Gjeni përzgjedhjet më të mira
(përzgjedhjet e nxehtësisë, kohët e gatimit,
etj.) për gatesat tuaja, recetat dhe sasitë
përkatëse kur përdorni pajisjen.
10
Tabela e pjekjes dhe e skuqjes
KEKËT
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ventilim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Recetat me
brumë të
rrahur
2 170 2 (1
dhe 3)
160 45-60 Në tavën e kekut
Brumë i
shkrifët për
ëmbëlsirë
2 170 2 (1
dhe 3)
160 24-34 Në tavën e kekut
Kek me gjalpë
qumështi e
krem bulmeti
1 170 2 160 60-80 Në tavën e kekut 26 cm
Kek me mollë
(Ëmbëlsirë me
mollë)
1 170 2 (1
dhe 3)
160 100-120 2 tava keku prej 20 cm
në raftin me rrjetë
furrës
Strudel 2 175 2 150 60-80 Në tavën e pjekjes
Ëmbëlsirë me
reçel
2 170 2 160 30-40 Në tavën e kekut 26 cm
Kek me fruta 2 170 2 155 60-70 Në tavën e kekut 26 cm
Pandispanjë
(Pandispan
pa yndyrë)
2 170 2 160 35-45 Në tavën e kekut 26 cm
Kek
krishtlindjesh/
Kek i pasur me
fruta
2 170 2 160 50-60 Në tavën e kekut 20 cm
Kek kumbulle 2 170 2 160 50-60
Në tavën e bukës
1)
Kekë të vegjël 3 170 3 (1
dhe 3)
160 20-30 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
Biskota 3 150 3 150 20-30 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Marengë 3 100 3 100 90-120 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
Simite 3 190 3 180 15-20 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
Pufka me
krem
3 190 3 180 25-35 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
11
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ventilim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Torta të
sheshta
3 180 2 170 45-70 Në tavën e kekut 20 cm
Kek "Viktoria" 1 ose
2
180 2 170 40-55 Majtas + djathtas në
tavën e kekut 20 cm
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
BUKË DHE PICA
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ventilim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Bukë e bardhë 1 190 1 190 60-70 1-2 copë, 500 g një copë
1)
Bukë thekre 1 190 1 180 30-45 Në tavën e bukës
Simite buke 2 190 2 (1
dhe 3)
180 25-40 6-8 simite në tavën e
sheshtë të pjekjes
1)
Pica 1 190 1 190 20-30 Në tavën e thellë të
pjekjes
1)
Gurabije 3 200 2 190 10~20 Në tavën e sheshtë të
pjekjes
1)
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
KREM KARAMEL
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ventilim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Bazë brumi 2 180 2 180 40-50 Në tavë
Pite me
perime
2 200 2 175 45-60 Në tavë
Kish 1 190 1 190 40-50 Në tavë
Lazanja 2 200 2 200 25-40 Në tavë
Cannelloni 2 200 2 190 25-40 Në tavë
12
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ventilim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Petulla
"Yorkshire"
2 220 2 210 20-30
6 kupa pjekje
1)
1) Ngroheni paraprakisht për 10 minuta.
MISHRA
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ventilim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Mish lope 2 200 2 190 50-70 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Mish derri 2 180 2 180 90-120 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Mish viçi 2 190 2 175 90-120 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur pak)
2 210 2 200 44-50 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur
mesatarisht)
2 210 2 200 51-55 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Rosto viçi
angleze (e
pjekur mirë)
2 210 2 200 55-60 Në raftin e furrës dhe në
tavën e thellë të pjekjes
Shpatull derri 2 180 2 170 120-150 Në tavën e thellë të
pjekjes
Kërce derri 2 180 2 160 100-120 2 copë në tavën e thellë
të pjekjes
Mish qengji 2 190 2 190 110-130 Kofshë
Pulë 2 200 2 200 70-85 E gjitha në tavën e thellë
të pjekjes
Gjel deti 1 180 1 160 210-240 I gjithi në tavën e thellë
të pjekjes
Rosë 2 175 2 160 120-150 E gjitha në tavën e thellë
të pjekjes
13
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ventilim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Patë 1 175 1 160 150-200 E gjitha në tavën e thellë
të pjekjes
Lepur 2 190 2 175 60-80 I prerë në copa
Lepur 2 190 2 175 150-200 I prerë në copa
Fazan 2 190 2 175 90-120 I gjithi në tavën e thellë
të pjekjes
PESHQ
LLOJI I
GATESËS
Gatim i
zakonshëm
Gatim me
ventilim
Koha e
gatimit
[në
minuta]
Shënime
Niveli
Temp
[°C]
Niveli
Temp
[°C]
Troftë / Krap
deti
2 190 2 (1
dhe 3)
175 40-55 3-4 peshq
Peshk ton/
Salmon
2 190 2 (1
dhe 3)
175 35-60 4-6 fileto
Pjekja në grilë
Parangrohni furrën bosh për 10 minuta
përpara gatimit.
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I
GATESËS
Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Biftek fileto 4 800 3 250 12-15 12-14
Biftek 4 600 3 250 10-12 6-8
Salsiçe 8 / 3 250 12-15 10-12
Kotëleta derri 4 600 3 250 12-16 12-14
Pulë (e ndarë në 2
pjesë)
2 1000 3 250 30-35 25-30
Qebapë 4 / 3 250 10-15 10-12
Gjoks pule 4 400 3 250 12-15 12-14
Hamburger 6 600 3 250 20-30
Fileto Peshku 4 400 3 250 12-14 10-12
14
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I
GATESËS
Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Sanduiçe tost 4-6 / 3 250 5-7 /
Bukë e thekur 4-6 / 3 250 2-4 2-3
Grili termik
Paralajmërim Përdoreni këtë funksion
me një temperaturë maksimale prej
200°C.
Sasia Pjekja në skarë Koha e gatimit në
minuta
LLOJI I GATESËS Copë g
niveli
Tempera
tura (°C)
Njëra anë Ana tjetër
Role mishi (gjel
deti)
1 1000 3 200 30-40 20-30
Pulë (e ndarë më
dysh)
2 1000 3 200 25-30 20-30
Kofshë pule 6 - 3 200 15-20 15-18
Shkurtë 4 500 3 200 25-30 20-25
Tavë me perime - - 3 200 20-25 -
copa. Skallopë - - 3 200 15-20 -
Skumbri 2-4 - 3 200 15-20 10-15
Feta peshku 4-6 800 3 200 12-15 8-10
Pica
Parangrohni furrën bosh për 10 minuta
përpara gatimit.
LLOJI I
GATESËS
Funksioni për pica
Koha e gatimit në
minuta
SHËNIME
Niveli temp. °C
Picë, e madhe 1 200 15~25
në tavën e sheshtë
të pjekjes
Picë, e vogël 1 200 10~20
në tavën e sheshtë
të pjekjes ose në
raftin e furrës
15
LLOJI I
GATESËS
Funksioni për pica
Koha e gatimit në
minuta
SHËNIME
Niveli temp. °C
Simite 1 200 15~25
në tavën e sheshtë
të pjekjes
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me
një copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e
me agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni një agjent të zakonshëm pastrues
Pastrojeni brendësinë e furrës pas çdo
përdorimi. Për këtë arsye, mund të hiqni
pisllëkun më lehtë që të mos digjet.
Pastroni ndotjet kokëfortë me një pastrues
të posaçëm për furrë.
Pastroni gjithë aksesorët e furrës (me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me
agjent pastrues) pas çdo përdorimi dhe
lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjitin, mos i
pastroni ato duke përdorur agjentë
agresivë, objekte të mprehta me majë ose
enëlarëse. Këto mund të prishin veshjen e
sipërme që nuk ngjit!
Pastrimi i guarnicionit të derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin e derës.
Guarnicioni i derës është vendosur
përgjatë kornizës së derës së furrës. Mos e
përdorni pajisjen nëse guarnicioni i derës
është dëmtuar. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit.
Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm rreth
pastrimit.
Shinat mbajtëse të rafteve
Heqja e shinave rrëshqitëse të rafteve
1
Tërhiqni pjesën
ballore të shinës
mbështetëse të
sirtarit jashtë mureve
anësorë.
1
2
2
Tërhiqni pjesën e
pasme të shinës
mbështetëse të
sirtarit jashtë mureve
anësorë dhe hiqeni.
Montimi i shinave rrëshqitëse të rafteve
Montoni shinat rrëshqitëse të rafteve në
rendin e kundërt.
Skajet e rrumbullakuar të shinave
rrëshqitëse të rafteve duhet vendosur
nga përpara!
Tavani i furrës
Ju mund të palosni elementin ngrohës mbi
tavanin e furrës, për ta pastruar lehtësisht
tavanin e furrës.
Paralajmërim Përpara se të palosni
elementin ngrohës, fikni pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik djegieje!
16
1
Zhvidhosni vidën
që mban elementin
nxehës. Herën e
parë, përdorni një
kaçavidë.
2
Me kujdes
tërhiqeni poshtë
elementin nxehës.
Tavani i furrës është
gati për t'u pastruar.
Pastroni tavanin e furrës me një copë të butë
dhe me ujë të ngrohtë e me agjent pastrues
dhe lërini të thahen.
Montimi i elementit ngrohës
1. Montoni elementin ngrohës duke ndjekur
hapat në rendin e kundërt.
Paralajmërim Sigurohuni që elementi
ngrohës është montuar siç duhet dhe
nuk bie poshtë.
Llambushka e furrës
Paralajmërim Bëni kujdes! Ka rrezik
goditjeje elektrike!
Përpara se të zëvendësoni llambushkën e
furrës:
Fikni pajisjen.
Hiqni siguresat nga kutia e siguresave ose
çaktivizoni çelësin stakues.
Vendosni një cohë në fund të furrës për
të mbrojtur dritën e furrës dhe kapakun
prej xhami.
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami në
drejtim të kundërt të akrepave të orës për
ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Zëvendësojeni llambën e furrës me një
llambë furre që i reziston temperaturës
300°C.
Përdorni të njëjtin lloj llambushke furre.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës ka dy panele xhami. Ju mund të
hiqni derën e furrës dhe panelin e brendshëm
prej xhami për t'i pastruar.
Dera e furrës mund të mbyllet nëse
përpiqeni të hiqni panelin e brendshëm
prej xhami, përpara se të hiqni derën e furrës.
1
Hapeni derën
plotësisht dhe mbani
dy menteshat e
derës.
2
Ngrini dhe
rrotulloni levat mbi
dy menteshat.
3
Mbyllni derën e
furrës në pozicionin
e parë të hapjes
(gjysmë hapur). Më
pas tërhiqeni nga
përpara dhe hiqeni
derën nga foleja e
saj.
4
Vendoseni derën
mbi një cohë të butë
në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
17
5
Lironi sistemin
bllokues për të
hequr panelet e
brendshme prej
xhami.
90°
6
Rrotullojini dy
mbërthyeset me 90°
dhe nxirrini ato nga
foletë e tyre.
1
2
7
Ngrini (hapi 1)
me kujdes panelin
prej xhami dhe
hiqeni (hapi 2) atë.
Pastroni panelet e xhamit me ujë dhe sapun.
Fshijini panelet prej xhami me kujdes.
Montimi i derës dhe paneleve të xhamit
Kur instaloni panelin me kornizë dekorative,
bëni kujdes që pjesa me printime të jetë
vendosur me faqe brenda derës. Sigurohuni
që pas instalimit sipërfaqja e kornizës së
panelit prej xhami tek pjesët me printime të
mos jetë e ashpër kur e prekni.
Sigurohuni që ta instaloni panelin e
brendshëm prej xhami në udhëzuesit e duhur
(referojuni ilustrimit më poshtë).
Si të veprojmë nëse…
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk nxehet. Pajisja është çaktivizuar. Aktivizoni pajisjen.
Ora nuk është vendosur. Cilësoni orën.
Nuk janë vendosur cilësimet e
nevojshme.
Kontrolloni cilësimet.
Fikja automatike është aktive. Referojuni pjesës "Fikja
automatike".
Bllokimi i sigurisë për fëmijët
është aktivizuar.
Shikoni "Çaktivizimi i bllokimit
për fëmijët".
Ka rënë siguresa në kutinë e
siguresave të shtëpisë.
Kontrolloni siguresat.
Nëse siguresa bie më shumë se
një herë, kontaktoni një
elektricist të kualifikuar.
18
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Llamba e furrës nuk
punon.
Llamba e furrës është me
defekt.
Zëvendësoni llambushkën e
furrës.
Mbi ushqim dhe në
furrë është formuar
avull dhe kondensim.
Gatesat janë lënë në furrë për
shumë kohë.
Mos i lini gatesat të qëndrojnë
në pajisje për më gjatë se 15-20
minuta pas përfundimit të
procesit të gatimit.
Ekrani tregon ose
, pajisja nuk nxeh
dhe nuk ka qarkullim
ajri.
Modaliteti i demonstrimit është i
aktivizuar.
Çaktivizoni pajisjen. Shtypni
butonin
për rreth 2 sekonda.
Do të dëgjohet një sinjal
akustik. Mbani njëkohësisht të
shtypur butonin
dhe butonin
derisa të tingëllojë një sinjal
dhe shenja të hiqet.
Në ekran shfaqet kodi i
alarmit "F...".
Ka një defekt elektronik. Shkruani kodin e defektit dhe
kontaktoni Qendrën e
Shërbimit.
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, lidhuni
me shitësin tuaj ose qendrën e shërbimit.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit janë në etiketën e parametrave.
Etiketa e parametrave gjendet në kornizën
ballore të hapësirës së furrës.
Rekomandojmë që ju t'i shkruani të dhënat këtu:
Modeli (MOD.) .........................................
Numri i produktit (PNC) ............ .........................................
Numri i serisë (S.N.) .........................................
Të dhëna teknike
Tensioni 230 V
Frekuenca 50 Hz
Instalimi
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
19
Montimi
560
570
540
20
590
594
7
50
550
min
587
560-570
550 min
600
560-570
80÷100
A
B
Instalimi elektrik
Paralajmërim Instalimin elektrik duhet ta
kryejë vetëm një person i kualifikuar dhe
kompetent.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse
nuk i ndiqni masat e sigurisë të
përshkruara në kapitullin "Informacion mbi
Sigurinë".
Pajisja është e pajisur vetëm me një kabllo
për lidhjen me rrjetin.
Kabulli
Llojet e kabllove të përshtatshme për instalim
ose zëvendësim: H07 RN-F, H05 RN-F, H05
RRF, H05 VV-F, H05 V2V2-F (T90), H05 BB-
F.
Për pjesën e kabullit shikoni fuqinë totale (tek
pllakëza e parametrave) dhe tek tabela:
Fuqia totale Pjesa e kabullit
maksimum 1380
W
3 x 0,75 mm²
maksimum 2300
W
3 x 1 mm²
maksimum 3680
W
3 x 1,5 mm²
Telat (jeshil/të verdhë) duhet të jenë 2 cm
të gjatë se telat e fazës dhe të tokëzimit (blu
dhe kafe).
Probleme që lidhen me mjedisin
Materiali paketues
Materiali i ambalazhimit nuk është i
dëmshëm për mjedisin dhe është i ri-
përdorshëm Pjesët plastike janë shënuar me
shkurtime ndërkombëtare të tilla si PE, PS,
etj. Materialet e ambalazhimit hidhini në
koshat e ofruar për këtë qëllim në vendin e
caktuar lokal për këtë qëllim.
20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80

Zanussi ZOB593X Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend