Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 3
Si të vini në punë në cikël larjeje? _ _ _ _ _ 4
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Programet e larjes _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Probleme të funksionimit _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9
Detergjentet dhe produktet suplementare
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Vlerat e konsumit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 12
Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ _ 14
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Ju lutemi lexoni me kujdes pikat e
mëposhtme përpara se të instaloni dhe të
përdorni pajisjen tuaj. Ruajeni këtë manual
bashkë me pajisjen.
Siguria e përgjithshme
• Mos modifikoni si dhe mos u përpiqni ta
modifikoni këtë pajisje. Kjo do t'ju vinte juve
në rrezik.
• Sigurohuni që të keni hequr nga teshat
gjithë monedhat, paramanat, karficat,
vidhat etj. përpara se të filloni një program
larjeje. Nëse i harroni aty gjatë larjes, ato
mund ta dëmtojnë seriozisht pajisjen.
• Përdorni sasinë e këshilluar të detergjentit.
• Vendosni teshat e vogla bashkë (çorape,
rripa, etj.) në çanta të vogla të linjta ose në
një kuti të posaçme.
• Pas përdorimit, hiqeni pajisjen nga priza
dhe mbyllni rubinetin e hyrjes së ujit.
• Para se të pastroni apo mirëmbani pajisjen,
shkëputeni atë gjithmonë nga rrjeti elektrik.
• Mos lani në lavatriçe tesha me fibra, të
ashpra apo të shqyera.
Instalimi
• Shpaketoni ose kërkoni t'ua shpaketojnë
pajisjen sapo ta keni marrë. Kontrolloni
pajisjen nga jashtë për ndonjë dëmtim të
mundshëm. Raportojini shitësit çdo dëmtim
të shkaktuar nga transporti.
• Hiqni gjithë bulonat e transportit dhe
paketimet përpara se të instaloni pajisjen.
• Lidhja me ushqimin me ujë duhet kryer nga
një hidraulik i kualifikuar.
• Nëse qarku elektrik i shtëpisë tuaj ka
nevojë të përshtatet për të mundësuar
lidhjen e pajisjes me rrjetin elektrik, kjo
duhet kryer nga një elektricist i kualifikuar.
• Sigurohuni që, pas instalimit, kablli i
ushqimit të mos ketë ngecur nën pajisje.
• Nëse pajisja montohet mbi një dysheme të
shtruar me qilim, sigurohuni që qilimi të
mos pengojë vrimat e ajrimit që ndodhen
në bazamentin e pajisjes.
• Pajisja duhet pajisur me një prizë me
tokëzim, e cila përshtatet me rregulloret.
• Përpara se të lidhni pajisjen tuaj me
energjinë elektrike, lexoni me kujdes
udhëzimet në kapitullin me emër "Lidhja
elektrike".
• Zëvendësimi i kabllit të ushqimit duhet të
kryhet vetëm nga inxhinieri i autorizuar i
shërbimit.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtime që vijnë si pasojë e një instalimi të
pasaktë.
Masa paraprake që duhen marrë kundër
ngrirjes
Nëse pajisja është e vendosur në ambiente
me temperatura më të ulëta se 0°C, duhet të
ndërmerrni masat e mëposhtme:
• Mbyllni rubinetin dhe zbërtheni tubin e
hyrjes së ujit.
• Vendoseni skajin fundor të tubit të hyrjes
së ujit dhe atë të kullimit mbi një enë të
vendosur në dysheme.
2
www.zanussi.com