• Tenxheret nuk duhet të shkelin mbi
pjesën e butonave.
• Për të shmangur animin dhe aksidentet
mos përdorni enë gatimi të
paqëndrueshme.
• Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) dhe/ose
pëlhura afër ose brenda në pajisje. Ka
rrezik shpërthimi ose zjarri.
• Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
• Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
• Nëse ka ndonjë të krisur mbi sipërfaqe,
shkëputeni pajisjen nga rrjeti për të
shmangur goditje elektrike.
Instalimi
• Duhet t’i lexoni këto udhëzime.
Prodhuesi nuk është përgjegjës për
asnjë lëndim ndaj personave dhe
kafshëve ose dëmtime ndaj pronës të
shkaktuara nga mosndjekja e këtyre
kërkesave.
•
Për të shmangur rrezikun e dëmtimit
të strukturës ose lëndimet fizike,
instalimi, lidhja e pajisjet tek korrenti
dhe sistemi i furnizimit me gaz,
përgatitja dhe mirëmbajtja e pajisjes
duhen bërë vetëm nga një person i
kualifikuar në pajtim me standardet
dhe rregullat vendore në fuqi.
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, flisni me shitësin.
• Përdorni vetëm pajisje të integruara pasi
ta keni montuar pajisjen siç duhet në
njësitë e integruara dhe në sipërfaqet e
punës që përputhen me standardet në
fuqi.
• Mos e instaloni rrafshin e gatimit mbi një
pajisje shtëpiake nëse këto udhëzime të
instalimit nuk e lejojnë.
• Pajisjen instalojeni vetëm mbi një
sipërfaqe pune të sheshtë.
• Mos i ndryshoni specifikimet dhe mos e
modifikoni këtë produkt. Ekziston rreziku i
lëndimit dhe i dëmtimit të pajisjes.
• Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike etj.)
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni sirtarët
vetëm me një bazament mbrojtës nën
pajisje.
• Ruajini sipërfaqet e çara të pjesës së
sipërme nga lagështira, me një izolues të
saktë.
• Puthiteni pajisjen me planin e punës pa
lënë asnjë hapësirë duke përdorur një
izolues të përshtatshëm.
• Parandaloni dëmtimin e bazamentit të
pajisjes nga avulli dhe lagështia e krijuar,
p.sh. nga enëlarësja ose furra.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Dyert dhe dritaret që hapen
mund të përmbysin enë të nxehta gatimi
nga rrafshi i gatimit.
• Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (lloji i gazit dhe presioni)
dhe përshtatja e pajisjes të jenë të
përputhshme. Kushtet e përshtatjes për
këtë pajisje tregohen në etiketën e
parametrave, e cila mund të gjendet afër
tubit të furnizimit me gaz.
• Kjo pajisje nuk është e lidhur me ndonjë
sistem të nxjerrjes së tymrave të djegies.
Ajo duhet të instalohet dhe të lidhet në
pajtim me rregulloret ekzistuese për
instalimin. Duhet bërë kujdes i veçantë
për kushtet përkatëse lidhur me ajrimin.
• Përdorimi i një pajisjeje gatimi me
gaz shkakton nxehtësi dhe lagështi
në dhomën ku është instaluar pajisja.
Sigurohuni që kuzhina të jetë e ajruar
mirë: mbajini hapur vrimat natyrore
të ajrimit ose instaloni një pajisje
mekanike ajrimi (kapuç mekanik për
ajrim).
• Më shumë ajrim (për shembull hapja
e dritares ose rritja e nivelit të ajrimit
mekanik ku është e pranishme) është
e domosdoshme kur e përdorni
pajisjen në mënyrë intensive për një
kohë të gjatë.
electrolux 3