Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani Start dhe Delay
derisa treguesi i nisjes të fillojë të
pulsojë.
Sigurohuni që të ketë detergjent në
kutinë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri.
Përfundimi i programit
Kur programi përfundon, treguesi
ndizet. Nëse nuk e fikni pajisjen brenda 5
minutash, do të fiken të gjithë treguesit.
Kjo ndihmon në uljen e konsumit të
energjisë.
1. Për të çaktivizuar pajisjen, rrotulloni
çelësin derisa shënuesi i programit të
jetë në një vijë me treguesin e
ndezjes/fikjes.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
9.1 Të përgjithshme
Këshillat e mëposhtme sigurojnë
rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje
në përdorimin ditor dhe ndihmojnë në
mbrojtjen e mjedisit.
• Hidhni në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve nga
enët.
• Mos i shpëlani enët paraprakisht me
dorë. Kur është e nevojshme,
përdorni programin e paralarjes (nëse
disponohet) ose zgjidhni një program
me fazë paralarjeje.
• Përdoreni gjithmonë të gjithë
hapësirën e koshave.
• Gjatë ngarkimit të pajisjes, sigurohuni
që enët të mund të arrihen dhe të
lahen plotësisht nga uji i lëshuar nga
hundëzat e krahëve spërkatës.
Sigurohuni që artikujt të mos prekin
ose të mos mbulojnë njeri-tjetrin.
• Mund të përdorni detergjent për larjen
e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas
ose mund të përdorni tabletat e
shumëfishta (p.sh. ''3 në 1'', ''4 në 1'',
''Të gjitha në 1''). Ndiqni udhëzimet e
shkruara mbi paketim.
• Zgjidhni programin sipas llojit të
ngarkesës dhe nivelit të ndotjes. Me
programin ECO ofrohet përdorimi më
efikas i ujit dhe konsumi më efikas i
energjisë për enë prej fajance dhe
takëme me ndotje normale.
9.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
• Tabletat e shumëfishta janë zakonisht
të përshtatshme në zona me fortësi uji
deri në 21° dH. Në zonat që e kalojnë
këtë kufi, shpëlarësi dhe kripa duhet
të përdoren në ndihmë të tabletave të
shumëfishta. Megjithatë, në zonat me
ujë të rëndë dhe shumë të rëndë ne
rekomandojmë përdorimin e një
detergjenti të vetëm (pluhur, xhel,
tableta pa funksione shtesë),
shpëlarësit dhe kripës veçmas për
rezultate optimale pastrimi dhe
tharjeje.
• Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
• Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
SHQIP 13