Electrolux ESI5211LOX Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend
ESI5211LOX
SQ Enëlarëse Udhëzimet për përdorim 2
NL Afwasautomaat Gebruiksaanwijzing 22
ET Nõudepesumasin Kasutusjuhend 42
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................6
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 7
5. PROGRAMET.....................................................................................................8
6. CILËSIMET.........................................................................................................9
7. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................10
8. PËRDORIMI I PËRDITSHËM...........................................................................11
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA............................................................................ 13
10. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 14
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 16
12. TË DHËNA TEKNIKE..................................................................................... 20
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë pajisje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada të tëra inovacioni dhe përvoje nga profesionistë. Ky produkt gjenial
dhe elegant është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta
përdorni mund të ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.electrolux.com/webselfservice
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara me
kusht që t'u jenë dhënë udhëzime dhe/ose të
mbikëqyrjen në lidhje me përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe të kuptojnë rreziqet e mundshme të
përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes nga përdoruesi pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune;
nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Presioni i ujit në punë (minimal dhe maksimal) duhet
të jetë mes 0.5 (0.05) / 8 (0.8) bar (Mpa)
Ruani numrin maksimal prej 13 cilësimeve të
pozicionit.
SHQIP 3
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Vendosini thikat dhe takëmet me maja të mprehta në
koshin e takëmeve, të drejtuara me majat poshtë ose
në pozicion horizontal.
Mos e lini të hapur derën e pajisjes nëse nuk e
mbikëqyrni, për të parandaluar rrëzimin mbi të.
Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë
dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë
duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e
vjetra të zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni paketimin dhe bulonat e
transportit.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 0°C.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e
instaluar nën dhe pranë strukturave të
sigurta.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse
duhet të ndërrohet siguresa në spinë,
përdorni siguresën: 13 amp ASTA
(BS 1362).
www.electrolux.com4
2.3 Lidhja e ujit
Mos u shkaktoni dëmtim zorrëve të
ujit.
Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul
sigurie dhe një veshje me kabllo të
brendshme.
PARALAJMËRIM!
Tension i rrezikshëm.
Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet,
hiqni menjëherë spinën nga priza
elektrike. Kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit për
zëvendësimin e tubit të hyrjes së ujit.
2.4 Përdorimi
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Detergjentet e enëlarëseve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e
sigurisë në ambalazhin e detergjentit.
Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani
me të.
Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të
ketë përfunduar programi. Mbi enë
mund të ketë mbetur detergjent.
Pajisja mund të lëshojë avull të
nxehtë kur hapni derën gjatë kohës
që një program larjeje është në punë.
Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
pajisjes ose mbi të.
2.5 Shërbimi
Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar
të Shërbimit për të riparuar pajisjen.
Rekomandojmë përdorimin vetëm të
pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur të kontaktoni me Qendrën e
Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që
t'i keni informacionet e mëposhtme të
disponueshme në pllakën e
specifikimeve.
Modeli:
PNC:
Numri i serisë:
2.6 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
SHQIP 5
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
4
3
7
9
8
10
56
11
1
2
1
Krahu spërkatës i sipërm
2
Krahu spërkatës i poshtëm
3
Filtrat
4
Pllaka e specifikimeve
5
Kutia e kripës
6
Tubi i ajrit
7
Kutia e shpëlarësit
8
Kutia e detergjentit
9
Koshi i takëmeve
10
Koshi i poshtëm
11
Koshi i sipërm
www.electrolux.com6
4. PANELI I KONTROLLIT
1 2 3
456
1
Treguesi i ndezjes/fikjes
2
Shënuesi i programit
3
Treguesit
4
Butoni i shtyrjes së programit
5
Butoni i nisjes
6
Çelësi i programeve
4.1 Treguesit
Treguesi Përshkrimi
Faza e larjes. Ndizet kur është në funksionim faza e larjes.
Faza e tharjes. Ndizet kur faza e tharjes është në funksionim.
Treguesi i përfundimit.
Treguesi i shpëlarësit. Ky tregues është gjithmonë i fikur kur programi
është në funksionim.
Treguesi i kripës. Ky tregues është gjithmonë i fikur kur programi
është në funksionim.
SHQIP 7
5. PROGRAMET
Programi Niveli i
ndotjes
Lloji i ngarke‐
sës
Fazat e progra‐
mit
Vlerat e konsumit
1)
Kohëzg‐
jatja
(min)
Energjia
(kWh)
Uji
(l)
2)
Ndotje nor‐
male
Enë prej fa‐
jance dhe
takëme
Paralarje
Larje (50°C)
Shpëlarje
Tharje
195 1.039 11
3)
Ndotje e
madhe
Enë prej fa‐
jance, takëme,
tenxhere dhe
tiganë
Paralarje
Larje (70°C)
Shpëlarje
Tharje
150 - 170 1.5 - 1.6 13 - 15
Ndotje nor‐
male
Enë prej fa‐
jance dhe
takëme
Paralarje
Larje (65°C)
Shpëlarje
Tharje
120 - 130 1.3 - 1.6 15 - 17
4)
Ndotje e sapo
bërë
Enë prej fa‐
jance dhe
takëme
Larje me
60°C ose
65°C
Shpëlarje
30 0.8 9
5)
Të gjitha Paralarje 14 0.1 4
1)
Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet
dhe sasia e enëve mund t'i ndryshojnë vlerat.
2)
Me këtë program ofrohet përdorimi më efikas i konsumit të ujit dhe të energjisë për
takëme dhe enë prej fajance me ndotje normale. (Ky është programi standard për institutet
e testimit).
3)
Ky program ka temperaturë të lartë në fazën e shpëlarjes për rezultate më të mira hig‐
jiene. Gjatë fazës së shpëlarjes, temperatura qëndron në 70°C për të paktën 10 minuta.
4)
Me këtë program mund të lani ngarkesë të sapo ndotur. Ai jep rezultate të mira larjeje në
një kohë të shkurtër.
5)
Përdoreni këtë program për t'i shpëlarë enët shpejt. Kjo parandalon ngjitjen e mbetjeve të
ushqimeve në enë dhe daljen e erërave të këqija nga pajisja. Mos përdorni detergjent me
këtë program.
5.1 Informacion për institutet
testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për
kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
Shkruani numrin e produktit (PNC) që
ndodhet te etiketa e specifikimeve.
www.electrolux.com8
6. CILËSIMET
6.1 Modaliteti i përzgjedhjes së
programit dhe modaliteti i
përdoruesit
Kur pajisja është në modalitetin e
përzgjedhjes së programit, mund të
caktohet një program dhe të hyhet në
modalitetin e përdoruesit.
Në modalitetin e përdoruesit, mund të
ndryshohen cilësimet e mëposhtme:
Niveli i zbutësit të ujit sipas fortësisë
së ujit.
Këto cilësime do të ruhen derisa t'i
ndryshoni përsëri.
Si të caktoni modalitetin e
përzgjedhjes së programit
Pajisja ndodhet në modalitetin e
përzgjedhjes së programit kur treguesi i
ndezjes/fikjes ndizet dhe treguesi i nisjes
fillon të pulsojë.
Kur aktivizoni pajisjen, zakonisht ndodhet
në modalitetin e përzgjedhjes së
programit. Sidoqoftë, nëse nuk ndodh
kështu, mund ta caktoni modalitetin e
përzgjedhjes së programit në mënyrën e
mëposhtme:
Shtypni dhe mbani njëkohësisht Start
dhe Delay derisa pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes së programit.
6.2 Zbutësi i ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet nga uji, gjë që
mund të ketë një efekt negativ në
rezultatet e larjes dhe në pajisje.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve, aq më i fortë është uji.
Fortësia e ujit matet në shkallët
ekuivalente.
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të
rregullohet sipas fortësisë së ujit në
zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të
ujësjellësit mund t'ju informojnë mbi
fortësinë e ujit në zonën tuaj. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit për të siguruar
rezultate të mira në larje.
Fortësia e ujit
Sistemi gjer‐
man (°dH)
Sistemi fran‐
cez (°fH)
mmol/l Gradë
Clarke
Niveli i zbutësit të
ujit
47 - 50 84 - 90 8.4 - 9.0 58 - 63 10
43 - 46 76 - 83 7.6 - 8.3 53 - 57 9
37 - 42 65 - 75 6.5 - 7.5 46 - 52 8
29 - 36 51 - 64 5.1 - 6.4 36 - 45 7
23 - 28 40 - 50 4.0 - 5.0 28 - 35 6
19 - 22 33 - 39 3.3 - 3.9 23 - 27
5
1)
15 - 18 26 - 32 2.6 - 3.2 18 - 22 4
11 - 14 19 - 25 1.9 - 2.5 13 - 17 3
4 - 10 7 - 18 0.7 - 1.8 5 - 12 2
<4 <7 <0.7 < 5
1
2)
1)
Cilësimi i paracaktuar në fabrikë.
2)
Mos përdorni kripë në këtë nivel.
SHQIP 9
Nëse përdorni detergjent standard
dhe tableta të shumëfishta (me ose pa
kripë), vendosni nivelin e duhur të
fortësisë së ujit për të mbajtur aktiv
treguesin e rimbushjes me kripë.
Tabletat e shumëfishta që
përmbajnë kripë nuk janë
mjaft efikase për të zbutur
ujin e fortë.
Mënyra e caktimit të nivelit të
zbutësit të ujit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes së programit.
1. Sigurohuni që shënuesi i programit
në çelës të jetë në një vijë me
treguesin e ndezjes/fikjes.
2. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur Delay. Në të njëjtën kohë,
rrotulloni çelësin në drejtim
kundërorar derisa shënuesi i
programit të jetë në një vijë me
programin e parë. Lëshojeni Delay
kur treguesit Start dhe treguesi i
ndezjes/fikjes të fillojnë të pulsojnë.
3. Shtypni Delay.
Treguesi fillon të pulsojë.
Treguesit Start dhe treguesi i
ndezjes/fikjes vazhdojnë të
pulsojnë.
Pulsimi me ndërprerje i i
referohet nivelit të caktuar në atë
moment, p.sh. 5 pulsime + pauzë
+ 5 pulsime = niveli 5.
4. Shtypni Delay vazhdimisht për të
ndryshuar cilësimin. Sa herë që
shtypni Delay numri i niveleve rritet.
Pas nivelit 10, do të nisni sërish nga
niveli 1.
5. Kthejeni çelësin në pozicionin e
ndezjes/fikjes për të konfirmuar
cilësimin.
7. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i aktual i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit nga ujësjellësi.
Nëse jo, përshtatni nivelin e
zbutësit të ujit.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Nisni një program për të hequr çdo
mbetje të përpunuar që mund të jetë
ende brenda pajisjes. Mos përdorni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Kur nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura do të përsëritet
në mënyrë periodike.
7.1 Kutia e kripës
KUJDES!
Përdorni vetëm kripë
specifike për enëlarëse.
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
Si ta mbushim kutinë e kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës dhe hiqeni.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Mbusheni kutinë e kripës me kripë
për enëlarëse.
www.electrolux.com10
4. Hiqni kripën rreth vrimës së kutisë së
kripës.
5. Rrotulloni kapakun e kutisë së kripës
në drejtim të akrepave të orës për ta
mbyllur kutinë e kripës.
KUJDES!
Uji dhe kripa mund të
derdhen nga kutia e kripës
kur e mbushni. Pasi ta
mbushni kutinë e kripës,
nisni menjëherë një program
larjeje për të shmangur
gërryerjen.
7.2 Mbushja e shpërndarësit të
shpëlarësit
A
B
D
C
M
A
X
1
2
3
4
+
-
A
B
D
C
KUJDES!
Përdorni vetëm shpëlarës të
posaçëm për enëlarëse.
1. Shtypni butonin e lëshimit (D) për të
hapur kapakun (C).
2. Hidhni shpëlarësin në kutinë e
shpëlarësit (A) derisa lëngu të arrijë
nivelin "maks" të mbushjes.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës së tepërt.
4. Mbyllni kapakun. Siguroni që butoni i
lirimit të ngecë në pozicion.
Mund ta rrotulloni zgjedhësin
e sasisë së lëshuar (B) midis
pozicionit 1 (sasia më e ulët)
dhe pozicionit 4 ose 6 (sasia
më e lartë).
8. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Rrotulloni çelësin derisa shënuesi i
programit të jetë në një vijë me
programin që dëshironi të caktoni.
Caktoni programin e duhur për llojin
e ngarkesës dhe nivelin e ndotjes.
Nëse treguesit e kripës janë të
ndezur, mbushni kutinë e kripës.
Nëse treguesi i shpëlarësit është i
ndezur, mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
3. Mbushni koshat.
4. Shtoni detergjentin.
5. Nisni programin.
SHQIP 11
8.1 Përdorimi i detergjentit
30
20
A BD
C
20
30
B
A D
C
1. Shtypni butonin e lëshimit (B) për të
hapur kapakun (C).
2. Vendosni detergjentin, pluhur ose
tableta, në dhomëz (A).
3. Nëse programi ka fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të vogël detergjenti
në dhomëzën (D).
4. Mbyllni kapakun. Siguroni që butoni i
lirimit të ngecë në pozicion.
8.2 Përdorimi i tabletave të
shumëfishta
Kur përdorni tableta, ato përmbajnë kripë
dhe lëndë shpëlarëse, ndaj mos e
mbushni kutinë e kripës dhe kutinë e
shpëlarësit.
1. Përshtatni zbutësin e ujit në nivelin
më të ulët.
2. Vendosni kutinë e shpëlarësit në
pozicionin më të ulët.
8.3 Vendosja dhe startimi i një
programi
Nisja e programit
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Mbyllni derën e pajisjes.
3. Rrotulloni çelësin derisa shënuesi i
programit të jetë në një vijë me
programin që dëshironi të caktoni.
Treguesi i ndezjes/fikjes ndizet.
Treguesi i nisjes fillon të pulsojë.
4. Shtypni Start.
Programi fillon dhe treguesi i
fazës së larjes ndizet.
Treguesi i ndezjes/fikjes dhe
treguesi i nisjes janë ndezur.
Nisja e një programi me shtyrje
programi
1. Caktoni programin.
2. Shtypni Delay për të shtyrë fillimin e
programit me 3 orë.
Treguesi i shtyrjes së programit ndizet.
3. Shtypni Start.
Treguesi i nisjes ndizet.
Kur përfundon numërimi mbrapsht, fillon
programi.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja është në punë
Nëse e hapni derën ndërkohë që
programi është në punë, pajisja ndalon.
Kjo mund të ndikojë në konsumin e
energjisë dhe kohëzgjatjen e programit.
Kur e mbyllni derën, pajisja vazhdon nga
pika ku u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programit
gjatë numërimit mbrapsht
1. Shtypni dhe mbani shtypur Start dhe
Delay derisa treguesi i nisjes të fillojë
të pulsojë.
2. Shtypni Start për të nisur programin.
www.electrolux.com12
Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani Start dhe Delay
derisa treguesi i nisjes të fillojë të
pulsojë.
Sigurohuni që të ketë detergjent në
kutinë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri.
Përfundimi i programit
Kur programi përfundon, treguesi
ndizet. Nëse nuk e fikni pajisjen brenda 5
minutash, do të fiken të gjithë treguesit.
Kjo ndihmon në uljen e konsumit të
energjisë.
1. Për të çaktivizuar pajisjen, rrotulloni
çelësin derisa shënuesi i programit të
jetë në një vijë me treguesin e
ndezjes/fikjes.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
9.1 Të përgjithshme
Këshillat e mëposhtme sigurojnë
rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje
në përdorimin ditor dhe ndihmojnë në
mbrojtjen e mjedisit.
Hidhni në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve nga
enët.
Mos i shpëlani enët paraprakisht me
dorë. Kur është e nevojshme,
përdorni programin e paralarjes (nëse
disponohet) ose zgjidhni një program
me fazë paralarjeje.
Përdoreni gjithmonë të gjithë
hapësirën e koshave.
Gjatë ngarkimit të pajisjes, sigurohuni
që enët të mund të arrihen dhe të
lahen plotësisht nga uji i lëshuar nga
hundëzat e krahëve spërkatës.
Sigurohuni që artikujt të mos prekin
ose të mos mbulojnë njeri-tjetrin.
Mund të përdorni detergjent për larjen
e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas
ose mund të përdorni tabletat e
shumëfishta (p.sh. ''3 në 1'', ''4 në 1'',
''Të gjitha në 1''). Ndiqni udhëzimet e
shkruara mbi paketim.
Zgjidhni programin sipas llojit të
ngarkesës dhe nivelit të ndotjes. Me
programin ECO ofrohet përdorimi më
efikas i ujit dhe konsumi më efikas i
energjisë për enë prej fajance dhe
takëme me ndotje normale.
9.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë
të rëndë ne rekomandojmë përdorimin
e një detergjenti të vetëm (pluhur,
xhel, tableta pa funksione shtesë),
shpëlarësit dhe kripës veçmas për
rezultate optimale pastrimi dhe
tharjeje.
Të paktën një herë në muaj vëreni
pajisjen në punë duke përdorur
pastrues që është veçanërisht i
përshtatshëm për pastrimin e pajisjes.
Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
9.3 Si të veproni nëse dëshironi
të ndaloni përdorimin e
tabletave të shumëfishta
Përpara se të përdorni veç e veç
detergjentin, kripën dhe shpëlarësin,
kryeni procedurën e mëposhtme.
SHQIP 13
1. Vendosni nivelin më të lartë të
zbutësit të ujit.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe
kutia e shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me
fazë shpëlarjeje. Mos shtoni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
4. Kur programi të përfundojë,
përshtateni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të
shpëlarësit.
9.4 Vendosja e enëve në kosha
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
artikujt që mund të lahen në
enëlarëse.
Mos vendosni në pajisje artikuj prej
druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.
Mos fusni në pajisje artikuj që thithin
ujë (sfungjerë, lecka për pastrim).
Hidhni në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve nga
enët.
Zbutini ushqimet e djegura të mbetura
mbi artikuj.
Futini enët e thella (filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar për poshtë.
Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
Vendosni takëmet dhe artikujt e vegjël
në koshin e takëmeve.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
Sigurohuni që krahët spërkatës mund
të lëvizin lirisht përpara se të nisni një
program.
9.5 Përpara fillimit të një
programi
Sigurohuni që:
Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta të
shumëfishta).
Pozicionimi i artikujve në kosha është
i saktë.
Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
9.6 Zbrazja e koshave
1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni
ato nga pajisja. Enët e nxehta mund
të dëmtohen lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
e më pas atë të sipërmin.
Në përfundim të programit,
mund të mbetet ende ujë në
anët dhe në derën e pajisjes.
10. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Përpara se të kryeni
mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar
zvogëlojnë rezultatet e
larjes. Kontrollojini rregullisht
dhe, nëse është e
nevojshme, pastrojini ato.
10.1 Pastrimi i filtrave
Sistemi i filtrave përbëhet nga 3 pjesë.
www.electrolux.com14
C
B
A
1. Rrotullojeni filtrin (B) në drejtim
kundërorar dhe hiqeni.
2. Hiqeni filtrin (C) jashtë filtrit (B).
3. Hiqeni filtrin e sheshtë (A).
4. Lajini filtrat.
5.
Sigurohuni që nuk ka mbetje
ushqimesh ose dheu brenda ose
përreth pjesëve anësore të
dekantuesit.
6. Kthejeni filtrin e rrafshët në vend (A).
Sigurohuni që të vendoset në mënyrë
të saktë sipas 2 udhëzuesve.
7. Rimontoni filtrat (B) dhe (C).
8. Vendoseni përsëri filtrin (B) në filtrin
e sheshtë (A). Rrotullojeni në drejtim
orar derisa të ngecë.
SHQIP 15
KUJDES!
Pozicionimi i pasaktë i
filtrave mund të sjellë
rezultate të këqija larjeje dhe
dëmtim të pajisjes.
10.2 Pastrimi i krahëve
spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës. Nëse
vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt
të hollë me maj.
10.3 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
10.4 Pastrimi i brendshëm
Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të njomë, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
Nëse përdorni rregullisht programe
me kohëzgjatje të shkurtër, këto mund
të lënë depozita yndyre dhe çmërsi
brenda pajisjes. Për të parandaluar
këtë, rekomandojmë të përdorni
programe me kohëzgjatje të gjatë të
paktën 2 herë në muaj.
Për të ruajtur performancën e pajisjes
suaj në nivele maksimale,
rekomandojmë të përdorni çdo muaj
një produkt specifik pastrimi për
lavastoviljet. Ndiqni me kujdes
udhëzimet në paketimin e produktit.
11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Nëse pajisja nuk niset ose ndalon gjatë
punës, përpara se të kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit,
kontrolloni nëse mund ta zgjidhni
problemin vetë me ndihmën e
informacionit në tabelë.
PARALAJMËRIM!
Riparimet që nuk kryhen
mirë mund të rezultojnë në
rreziqe serioze për sigurinë
e përdoruesit. Çdo riparim
duhet kryer vetëm nga
personeli i kualifikuar.
Për disa probleme treguesi i përfundimit
pulson në mënyrë të ndërprerë duke
treguar një keqfunksionim.
Shumica e problemeve që mund të
ndodhin mund të zgjidhen pa nevojën
e një qendre të autorizuar shërbimi.
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
Sigurohuni që kutia e siguresave të mos
ketë ndonjë siguresë të prishur.
www.electrolux.com16
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Programi nuk fillon. Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyl‐
lur.
Shtypni Start.
Nëse është caktuar shtyrja e programit,
anuloni cilësimin ose prisni sa të përfundojë
numërimi mbrapsht.
Pajisja ka filluar procedurën për ringarkimin
e rezinës brenda zbutësit të ujit. Kohëzgjat‐
ja e procedurës është afërsisht 5 minuta.
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Treguesi i përfundimit pulson 1
herë me ndërprerje.
Treguesi Start pulson vazhdi‐
misht.
Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të
mos jetë shumë i ulët. Për këtë informacion,
kontaktoni autoritetet vendase të ujësjellë‐
sit.
Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i
bllokuar.
Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos
jetë i bllokuar.
Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i për‐
dredhur ose i përthyer.
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
Treguesi i përfundimit pulson 2
herë me ndërprerje.
Treguesi Start pulson vazhdi‐
misht.
Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos
jetë i bllokuar.
Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i
përdredhur ose i përthyer.
Është aktivizuar pajisja kundër
përmbytjes.
Treguesi i përfundimit pulson 3
herë me ndërprerje.
Treguesi Start pulson vazhdi‐
misht.
Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
Pajisja ndalon dhe fillon shumë herë
gjatë procesit.
Kjo është normale. Kjo sjell rezultate opti‐
male në larje dhe kursim energjie.
Programi zgjat shumë. Nëse është vendosur opsioni i shtyrjes së
programit, anuloni cilësimin e shtyrjes ose
prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
Rrjedhje e vogël nga dera e pa‐
jisjes.
Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi
ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme
(nëse ka).
Dera e pajisjes nuk është e centruar me ka‐
zanin. Rregulloni këmbët e pasme (nëse
ka).
SHQIP 17
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Dera e pajisjes mbyllet me vështirë‐
si.
Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi
ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme
(nëse ka).
Pjesë të takëmeve dalin jashtë nga koshat.
Zhurma kërcitëse/goditëse nga
brenda pajisjes.
Takëmet nuk janë rregulluar mirë në kosha.
Referojuni fletëpalosjes së mbushjes së
koshave.
Sigurohuni që krahët spërkatës të rrotullo‐
hen lirshëm.
Bie automati nga pajisja. Amperazhi është i pamjaftueshëm për të
furnizuar njëkohësisht të gjitha pajisjet në
përdorim. Kontrolloni amperazhin e prizës
dhe kapacitetin e matësit ose fikni një prej
pajisjeve që jeni duke përdorur.
Defekt i brendshëm elektrik i pajisjes. Kon‐
taktoni me një qendër të autorizuar shërbi‐
mi.
Referojuni "Përpara
përdorimit të parë",
"Përdorimi i përditshëm"
ose "Udhëzime dhe
këshilla" për shkaqet e tjera
të mundshme.
Pasi të keni kontrolluar pajisjen, shtypni
Start. Nëse problemi ndodh përsëri,
lidhuni me qendrën e autorizuar të
shërbimit.
Për kodet e alarmit që nuk përshkruhen
në tabelë, kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
11.1 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme
larjeje.
Referojuni "Përdorimi i përditshëm", "Udhëzime
dhe këshilla" dhe fletëpalosjes për mbushjen e
koshave.
Përdorni programe me larje më intensive.
Pastroni injektorët e krahëve spërkatës dhe filtrin.
Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
www.electrolux.com18
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme
tharjeje.
Takëmet janë lënë shumë kohë brenda pajisjes së
mbyllur.
Nuk ka shpëlarës ose dozimi i shpëlarësit nuk
është i mjaftueshëm. Vendoseni kutinë e shpëlarë‐
sit në nivel më të lartë.
Artikujt plastikë mund të kenë nevojë të thahen me
peshqir.
Rekomandojmë të përdorni gjithmonë shpëlarës,
edhe në kombinim me tableta të shumëfishta.
Ka vija të bardha ose shtre‐
sa me ngjyrë blu mbi gota
dhe enë.
Sasia e lëshuar e shpëlarësit është tepër e madhe.
Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të
ulët.
Sasia e detergjentit është tepër e madhe.
Në gota dhe pjata ka njolla
dhe pika të thata uji.
Sasia e lëshuar e shpëlarësit është e pamjaf‐
tueshme. Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një
nivel më të lartë.
Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.
Enët janë të lagura. Programi nuk ka fazë tharjeje ose ka fazë tharjeje
me temperaturë të ulët.
Shpërndarësi i shpëlarësit është bosh.
Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.
Shkaku mund të jetë cilësia e tabletave të shumë‐
fishta. Provoni një markë tjetër ose aktivizoni
shpërndarësin e shpëlarësit dhe përdoreni shpëlar‐
ësin bashkë me tabletat e shumëfishta.
Pjesa e brendshme e pa‐
jisjes është e lagur.
Ky nuk është defekt i pajisjes. Ai shkaktohet nga la‐
gështira në ajër e cila kondensohet në paretet e
saj.
Shkumë e pazakontë gjatë
larjes.
Përdorni vetëm detergjente për lavastovilje.
Ka rrjedhje në shpërndarësin e shpëlarësit. Kontak‐
toni me një qendër të autorizuar shërbimi.
Ka gjurmë ndryshku në
takëme.
Në ujin e përdorur për larje ka shumë ujë. Referoju‐
ni "Zbutësi i ujit".
Janë vendosur bashkë takëme prej argjendi dhe in‐
oksi. Shmangni vendosjen së bashku të artikujve
prej argjendi dhe inoksi.
SHQIP 19
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Ka mbetje detergjenti në
shpërndarës në fund të pro‐
gramit.
Tableta e detergjentit ka ngecur në shpërndarës
dhe për këtë arsye nuk është larë krejtësisht nga
uji.
Uji nuk mund të lajë detergjentin nga shpërndarësi.
Sigurohuni që krahu spërkatës të mos jetë i bllo‐
kuar.
Sigurohuni që artikujt në kosha të mos pengojnë
hapjen e kapakut të shpërndarësit të detergjentit.
Pajisja mban erë të keqe
brenda.
Referojuni "Pastrimi i brendshëm".
Depozitime çmërsi në
takëme, në kazan dhe në
anën e brendshme të derës.
Niveli i kripës është i ulët, kontrolloni treguesin e
rimbushjes.
Kapaku i kutisë së kripës është i lirë.
Uji i rubinetit është i fortë. Referojuni "Zbutësi i
ujit".
Edhe kur përdorni tableta të shumëfishta, përdorni
kripë dhe vendosni rigjenerimin e zbutësit të ujit.
Referojuni "Zbutësi i ujit".
Nëse vazhdon të mbeten depozita çmërsi, pastro‐
jeni pajisjen me pastrues që janë të përshtatshëm
për këtë qëllim.
Provoni detergjentë të ndryshëm.
Kontaktoni me prodhuesin e detergjentit.
Takëme të turbullta, të
çngjyrosura ose të ciflosura.
Sigurohuni që në pajisje të lahen vetëm artikujt që
mund të lahen në lavastovilje.
Ngarkoni dhe shkarkoni koshin me kujdes. Refero‐
juni fletëpalosjes së mbushjes së koshave.
Vendosni artikujt delikatë në koshin e sipërm.
Referojuni "Përpara
përdorimit të parë",
"Përdorimi i përditshëm"
ose "Udhëzime dhe
këshilla" për shkaqet e tjera
të mundshme.
12. TË DHËNA TEKNIKE
Dimensionet Gjerësia / lartësia / thellë‐
sia (mm)
596 / 818 - 898 / 575
Lidhja elektrike
1)
Tensioni (V) 220 - 240
Frekuenca (Hz) 50
Presioni i furnizimit me ujë Min. / maks. bar (MPa) 0.5 (0.05) / 8 (0.8)
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64

Electrolux ESI5211LOX Kasutusjuhend

Tüüp
Kasutusjuhend

teistes keeltes