SI TË SHMANGNI NJË DËMTIM NË
PAJISJE
• Nëse objektet ose enët bien mbi xhamin
qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
• Enët prej çeliku të derdhur, alumini të
derdhur ose me bazament të dëmtuar
mund të gërvishtin xhamin qeramik nëse i
lëvizni ato mbi sipërfaqe.
• Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh,
për të shmangur dëmtime të enës dhe
xhamit qeramik.
• Mos i përdorni zonat e gatimit me enë
bosh ose pa enë sipër.
• Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me
letër alumini.
• Mos vendosni enë të nxehta mbi ekran,
madje as kur pajisja është e fikur. Ka
rrezik çngjyrosjeje dhe dëmtimi të ekranit.
Kur mbi ekran është vendosur një enë,
do të dëgjohet një tingull lajmërues.
• Mos mbuloni hapësirën e ventilimit prej 5
mm midis sipërfaqes së gatimit dhe
pjesës ballore të njësisë nën të.
Paralajmërim Nëse ka ndonjë
plasaritje mbi sipërfaqe,
shkëputeni pajisjen nga korrenti
për të shmangur goditjet elektrike.
UDHËZIME PËR INSTALIMIN
Përpara instalimit, shënoni numrin e
serisë (Ser. Nr.) nga etiketa e
parametrave.Etiketa e parametrave
të pajisjes ndodhet në pjesën e saj
të poshtme.
EHD80300PG
949 594 056 01
58 GBD C3 AU
ELECTROLUX
220-240 V 50-60 Hz
7,4 kW
Induction 7,4 kW
UDHËZIME PËR SIGURINË
Paralajmërim Duhet t’i lexoni këto!
Sigurohuni që pajisja të mos jetë
dëmtuar nga transportimi. Mos e lidhni
pajisjen në rrjet, po të jetë dëmtuar.
Nëse është e nevojshme, flisni me
shitësin.
Vetëm një teknik i autorizuar shërbimi
mund ta instalojë, ta lidhë ose ta
riparojë këtë pajisje. Përdorni vetëm
pjesë këmbimi origjinale.
Pajisjet inkaso përdorini vetëm pasi ta
keni montuar pajisjen siç duhet në
njësitë inkaso dhe në planin e punës,
sipas standardeve në fuqi.
Mos i ndryshoni specifikimet dhe mos e
modifikoni këtë produkt. Mund të
lëndoni veten dhe të tjerët ose të
dëmtoni pajisjen.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të
vendit ku do të përdorni pajisjen
(normat e sigurisë, normat e riciklimit,
rregullat e sigurisë elektrike etj.)!
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera!
Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni
sirtarët vetëm me një bazament
mbrojtës nën pajisje!
Ruajini sipërfaqet e çara të planit të
punës kundër lagështirës, me një
izolues të mirë!
Fiksojeni pajisjen me planin e punës pa
lënë asnjë hapësirë, me një mjet të
saktë!
Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli
dhe lagështia e krijuar, p.sh. nga
enëlarësja ose furra!
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare! Përndryshe, dyert dhe
dritaret që hapen mund të përmbysin
enë të nxehta gatimi nga vatra.
Paralajmërim Rrezik dëmtimi nga
rryma elektrike. Ndiqini me kujdes
udhëzimet për lidhjet elektrike.
• Terminali i kabllos kryesore ka tension
elektrik.
• Shkëputeni tensionin nga terminali.
• Siguroni mbrojtjen nga goditja elektrike
nëpërmjet montimit profesional.
• Lidhje spinë-prizë të liruara dhe
joprofesionale mund ta tejnxehin
terminalin.
• Lidhjet me grupin e prizës duhet të
kryhen saktë nga një elektricist i
kualifikuar.
electrolux 3