• Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me
letër alumini.
Paralajmërim Nëse ka ndonjë
plasaritje mbi sipërfaqe, shkëputeni
pajisjen nga korrenti për të shmangur
goditjet elektrike.
Instalimi
Përpara instalimit, shënoni numrin e
serisë (Ser. Nr.) nga etiketa e
parametrave.Etiketa e parametrave të
pajisjes ndodhet në pjesën e saj të
poshtme.
ZVT 64X
949 592 980 01
58HAD54AO
ZANUSSI
220-240 V 50-60-Hz
6,5 kW
Udhëzime për Sigurinë
Paralajmërim Duhet t'i lexoni ato!
Sigurohuni që pajisja të mos jetë
dëmtuar nga transportimi. Mos e lidhni
pajisjen nëse është e dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, flisni me shitësin.
Vetëm një teknik i autorizuar shërbimi mund
ta instalojë, ta lidhë ose ta riparojë këtë
pajisje. Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Pajisjet inkaso përdorini vetëm pasi ta keni
montuar pajisjen siç duhet në njësitë inkaso
dhe në planin e punës, sipas standardeve në
fuqi.
Mos i ndryshoni specifikimet e mos e
modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosjeje
dhe dëmtimi të pajisjes.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret, direktivat
dhe standardet në fuqi të vendit ku do të
përdorni pajisjen (normat e sigurisë, normat e
riciklimit, rregullat e sigurisë elektrike, etj.)!
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera!
Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve elektrike,
si për shembull, montoni sirtarët vetëm me
një bazament mbrojtës nën pajisje!
Ruajini sipërfaqet e çara të planit të punës
kundër lagështirës, me një izolues të mirë!
Fiksojeni pajisjen me planin e punës pa lënë
asnjë hapësirë, me një mjet të saktë!
Mbroni bazamentin e pajisjes nga avulli dhe
lagështia e krijuar, p.sh. nga enëlarësja ose
furra!
Mos e instaloni pajisjen prapë dyerve ose
nën dritare! Nëse nuk veproni kështu, enët e
nxehta mund të bien nga vatra kur hapni
dyert apo dritaret.
Paralajmërim Rrezik dëmtimi nga
korrenti elektrik. Ndiqini me kujdes
udhëzimet për lidhjet elektrike.
• Në kontaktet elektrike të pajisjes kalon
rrymë.
• Hiqni tensionin nga kontaktet elektrike të
pajisjes.
• Instalojini ato saktë për të dhënë një
mbrojtje kundër goditjes elektrike.
• Prizat i liruara ose të pasakta si dhe lidhjet
e spinës mund të shkaktojnë nxehjen e
kontakteve elektrike.
• Një elektricist i kualifikuar duhet të kryejë
lidhjet në mënyrë të saktë.
• Përdorni një morsetë shtrënguese tek
kablli.
• Përdorni kabllin e duhur elektrik të tipit
H05BB-F Tmax 90°C (ose më e lartë) për
një lidhje mono-fazë ose dy-fazore.
• Zëvendësoni kabllin e dëmtuar të ushqimit
me një kabëll të posaçëm (type H05BB-F
Tmax 90°C; ose më e lartë). Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik të tillë
që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen nga
ushqimi elektrik në të gjithë polet me një
zgavër kontakti prej minimalisht 3 mm.
Duhet të dispononi pajime të sakta izoluese:
Çelësa mbrojtës, siguresa (siguresa tip
vidhash të hequra nga pronari), çelësa
tokëzues dhe kontaktorë.
3