të gjelbër dhe simboli do të shfaqet në ekran
(dera e kyçur).
Është normale që çelësi i programeve të qëndrojë
i palëvizshëm gjatë ciklit. Simboli për ciklin aktual
dhe koha e mbetur shfaqen në ekran. Nëse është
përzgjedhur shtyrja e fillimit të programit, numërimi
mbrapsht do të shfaqet në ekran.
Nxehja
Gjatë ciklit, simboli
ndizet kur pajisja arrin
temperaturën e duhur.
Ndërprerja e një programi
Futja e rrobave të tjera gjatë 10 minutave të
para
Shtypni butonin me shtypje "Fillo/Ndalo"
: drita
përkatëse do të pulsojë ngjyrë jeshile ndërsa pajisja
është ndërprerë. Kapaku mund të hapet vetëm
pas afro 2 minutash pasi lavatriçja të ketë ndaluar
procesin. Simboli
zhduket. Shtypni butonin
me shtypje "Fillo/Ndalo"
përsëri për të vazhduar
programin.
Modifikimi i programit në proces e sipër
Përpara se të bëni ndryshime në programin aktual,
duhet të kaloni lavatriçen në pauzë duke shtypur
butonin me shtypje “ Fillo/Ndalo”
. Nëse
modifikimi nuk është i mundshëm, në ekran pulson
"Err" dhe butoni me shtypje "Fillo/Ndalo"
pulson i kuq për pak sekonda. Nëse doni ende të
ndryshoni programin, duhet të anuloni programin
aktual (shihni më poshtë).
Anulimi i programit
Nëse dëshironi të anuloni programin, rrotulloni
çelësin e programit në pozicionin “Ndalo”
.
Fundi i programit
Makina larëse ndalon automatikisht; butoni "Fillo/
Ndalo"
fiket dhe në ekran pulson një "0".
Kapaku mund të hapet vetëm pas afro 2 minutash
pasi lavatriçja të ketë ndaluar procesin. Simboli
zhduket. Rrotullojeni çelësin e programeve
në pozicionin “Ndalo”
. Nxirrni rrobat nga pajisja.
Stakoni dhe mbyllni rubinetin e hyrjes së ujit.
Pezullim : pasi programi të kete përfunduar pas
pak minutash, do të aktivizohet sistemi i kursimit të
energjisë. Ndriçimi i ekranit është ulur. Duke
shtypur çdo buton, pajisja do të dalë nga statusi i
kursimit të energjisë.
Tabela e programit
Funksioni me avull : Avulli mund të reduktojë
rrudhat dhe aromat e këqija, në varësi të llojit të
tekstilit.
Sasia maksimale e rrobave: 1 kg rroba të thata.
Në fund të çdo cikli me avull, rrobat duken të
njoma: lërini rrobat të hapura për 10 minuta për ta
lejuar lagështinë që të largohet.
Rrobat duhet të hiqen nga kazani sa më shpejt që
të jetë e mundur!
Pas një cikli me avull, rrobat mund të hekurosen,
madje pa shumë mundim.
Mos përdorni detergjent gjatë një cikli me avull!
Programi / Lloji i larjes Ngarkesa Përzgjedhjet e mundshme
Të pambukta (ujë i ftohtë - 90°): Rroba
të bardha ose me ngjyra, p.sh. të ndotura
normalisht, çarçafë krevati, mbulesa tavoline,
të brendshme, peshqirë.
6,0 kg Shpëlarje me pushim, Cikli i natës plus,
Paralarje, Shpëlarje plus, Rregulluesi i
kohës, Shtyrje programi
Sintetike (ujë i ftohtë - 60°): Rroba
sintetike, të brendshmet, rroba me ngjyra,
bluzat që nuk hekurosen, bluzat.
2,5 kg Shpëlarje me pushim, Cikli i natës plus,
Paralarje, Shpëlarje plus, Rregulluesi i
kohës, Shtyrje programi
Delikate (ujë i ftohtë - 40°): Për gjithë
materialet delikate, për shembull, perdet.
2,5 kg Shpëlarje me pushim, Cikli i natës plus,
Paralarje, Shpëlarje plus, Rregulluesi i
kohës, Shtyrje programi
Të leshtat (ujë i ftohtë - 40°) : Lesh që
mund të lahet në lavatriçe me etiketën "lesh i
ri i pastër, lahet në lavatriçe, nuk mblidhet”.
1,0 kg Shpëlarje me pushim, Cikli i natës plus,
Shtyrje programi
Shpëlarje : Rrobat e lara me dorë mund
të shpëlahen me këtë program.
6,0 kg Shpëlarje me pushim, Cikli i natës plus,
Shpëlarje plus, Shtyrje programi
Kullimi : Kryen një cikël bosh pas një
Shpëlarjeje me pushim (ose Cikël nate plus).
6,0 kg
6 electrolux