Në përfundim të programit, nëse keni përzgjedhur
"Ciklin e natës plus"
, duhet të zgjidhni më pas
një program "Shpëlarjeje"
ose "Kullimi", për
të përfunduar ciklin e për të zbrazur ujin.
Përzgjedhjet
Duhet të zgjidhni përzgjedhje të ndryshme pas
zgjedhjes së programit dhe përpara se të shtypni
butonin me shtypje " Start/Pause" (shihni
paragrafin "Tabela e Programeve"). Shtypni
butonin(at) e dëshiruar ; dritat përkatëse ndizen.
Kur shtypen përsëri, dritat fiken. Nëse një ose asnjë
përzgjedhje nuk përputhet me programin e
përzgjedhur, "Err" do të pulsojë në ekran dhe
butoni me shtypje "Start/Pause" do të pulsojë me
ngjyrë të kuqe.
Përzgjedhja "Paralarja"
Pajisja kryen një proces paralarjeje me 30°C.
Przgjedhja "Shpëlarje shtesë"
Lavatriçja do të shtojë një ose më shumë shpëlarje
gjatë ciklit. Ky opsion rekomandohet për njerëzit
me lëkurë të ndjeshme dhe në zona me ujë të butë.
E përkohshme : Shtypni butonin me shtypje
"Shpëlarje shtesë"
. Opsioni është aktiv vetëm
për programin e zgjedhur.
E përhershme : Mbani shtypur butonat me shtypje
"Paralarje"
dhe "Shtyrje e programit" për
pak sekonda. Përzgjedhja aktivizohet
përgjithmonë, edhe nëse pajisja është e fikur. Për
të çaktivizuar sigurinë e fëmijëve, përsëriteni
procesin.
"Shtyrja e programit"
Kjo përzgjedhje ju mundëson të shtyni fillimin e
programit të larjes me hapa prej 30, 60, 90, 2 orësh
deri 20 orësh. Shtyrja e përzgjedhur e programit
shfaqet në ekran për pak sekonda.
Ju mund të ndryshoni apo anuloni kohën e shtyrjes
së programit në çdo kohë përpara se të shtypni
butonin me shtypje "Start/Pause", duke shtypur
butonin me shtypje "Shtyrje e programit"
sërish
(0' tregon fillimin e menjëhershëm të programit).
Nëse e keni shtypur tashmë butonin me shtypje
"Start/Pause" dhe dëshironi të ndryshoni apo
anuloni shtyrjen e programit, veproni si më poshtë:
• Për të anuluar shtyrjen e programit dhe për të
filluar ciklin menjëherë, shtypni "Start/Pause" e
më pas "Shtyrje e programit"
. Shtypni "Start/
Pause" për të startuar ciklin.
• Për të ndryshuar kohën e shtyrjes së programit,
duhet të shkoni në pozicionin "Ndalo"
dhe të
riprogramoni ciklin tuaj.
Kapaku do të bllokohet gjatë kohës së shtyrjes së
programit. Nëse ju duhet ta hapni atë, duhet ta
kaloni fillimisht pajisjen në pauzë duke shtypur
butonin me shtypje "Start/Pause". Pasi të mbyllni
sërish kapakun, shtypni butonin me shtypje "Start/
Pause".
Rregulluesi i kohës
Cikli mund të zgjatet ose të shkurtohet duke
përdorur butonat me shtypje "Kohëmatësi"
.
Shfaqet gjithashtu niveli i ndotjes së teshave.
Tesha shumë të ndotura
Tesha sme ndotje normale
Tesha pak të ndotura
Tesha të ndotura shumë pak ose me gjysmë
ngarkese
Disponueshmëria e këtyre niveleve të ndryshme
ndryshon në sajë të llojit të programit të
përzgjedhur.
Startoni programin
Shtypni butonin me shtypje "Start/Pause" për të
filluar ciklin ; drita përkatëse do të ndizet me ngjyrë
jeshile. Është normale që çelësi i programeve të
qëndrojë i palëvizshëm gjatë ciklit. Simboli për
ciklin aktual dhe koha e mbetur do të shfaqen në
ekran. Nëse keni zgjedhur shtyrjen e programit, në
ekran do të shfaqet numërimi mbrapsht.
Nxehja
Gjatë ciklit, simboli
ndizet kur pajisja arrin
temperaturën e duhur.
Ndërprerja e një programi
Shtimi I teshave
Kur ndizet drita "Shtoni teshat"
, ju mund të
shtoni tesha duke vepruar si më poshtë. Shtypni
butonin me shtypje "Start/Pause" : drita përkatëse
do të pulsojë ngjyrë jeshile ndërsa pajisja është në
pushim. Kapaku mund të hapet vetëm pas afro 2
minutash pasi lavatriçja të ketë ndaluar procesin.
Shtypni butonin me shtypje "Start/Pause" sërish
për të vazhduar programin.
Modifikimi i programit në proces e sipër
Përpara se të bëni ndryshime në programin aktual,
duhet të kaloni lavatriçen në pauzë duke shtypur
butonin me shtypje "Start/Pause". Nëse nuk e
mundur të bëni modifikime, "Err" do të pulsojë në
ekran dhe butoni me shtypje "Start/Pause" do të
pulsojë për pak sekonda. Nëse doni ende të
ndryshoni programin, duhet të anuloni programin
aktual (shihni më poshtë).
Anulimi i programit
Nëse dëshironi të anuloni programin, rrotulloni
çelësin e programit në pozicionin "Stop"
.
Fundi i programit
Pajisja ndalon automatikisht ; butoni me shtypje
"Start/Pause" fiket dhe në ekran pulson "0".
Kapaku mund të hapet vetëm pas afro 2 minutash
electrolux 5