Mbrojtja e ambientit
Për të kursyer ujin dhe energjinë si dhe
për të ndihmuar në mbrojtjen e
ambientit, ju këshillojmë si më poshtë:
• Sa herë të jetë e mundur, përdoreni
pajisjen me kapacitetin e saj të plotë
dhe shmangni ngarkesa të pjesshme.
• Përdorni vetëm programet e
paralarjes dhe njomjes për teshat
shumë të ndotura.
• Përdorni një sasi të përshtatshme
detergjenti për fortësinë e ujit, sasinë
e ngarkesës dhe nivelin e ndotjes së
teshave.
SQ
KUSHTET E GARANCISË
ALBANIA
Electrolux i ofron garancinë e mëposhtme
blerësit të parë të kësaj pajisje:
1. Garancia është e vlefshme për një
periudhë 24 mujore e cila fillon kur
pajisja i dorëzohet blerësit të parë, gjë e
cila verifikohet nga fatura e blerjes.
Garancia nuk mbulon përdorimin
komercial.
2. Garancia mbulon të gjitha pjesët ose
komponentët të cilët nuk funksionojnë si
pasojë e materialit me difekt. Garancia
nuk mbulon difekte të shkaktuara në
pajisje si pasojë e keqpërdorimit,
dëmtimit aksidental, pakujdesshmërisë,
montimit të gabuar, modifikimit të
paautorizuar ose përpjekjës për
riparim,përdorimit komercial ose mos
leximit me vëmendje të manualit të
përdorimit. Kjo garanci nuk mbulon
pjesë të tilla si llampat e ndriçimit, pjesët
prej xhami apo plastike të lëvizshme.
3. Në rastet kur kërkohet riparim, blerësi
duhet të informojë qendrën më të afërt
të servisit. ELECTROLUX ka të drejtën e
përcaktimit të vendit të riparimit ( psh
shtëpinë e klientit, vendin e instalimit
ose repartin ELECTROLUX).
4. Garancia ose zëvendësimi falas përfshin
si punën ashtu edhe materialet.
5. Riparimet e bëra në kohën e garancisë
nuk e zgjasin periudhën e garancisë për
pajisjen. Pjesët e hequra gjatë
riparimeve brenda garancisë bëhen
pronë e ELECTROLUX.
Global Servis sh.a Rr Don Bosko,Pall Vision
plus, Tel: +355 4 270447 www.global-
GARANCIA EUROPIANE
Pajisja është e garantuar nga Electrolux në
secilin nga shtetet e listuar në pjesën e
pasme të këtij udhëzuesi përdorimi, për
periudhat e specifikuara në garancinë e
pajisjes apo nga ligji. Nëse transferoheni në
një shtet tjetër ndër shtetet e listuar,
garancia e pajisjes do të vlejë sipas
specifikimeve të mëposhtme:
• Garancia e pajisjes fillon nga data që keni
blerë pajisjen, datë kjo që mund të
provohet nga një dokument blerjeje, i
lëshuar nga shitësi i pajisjes.
• Garancia e pajisjes është e vlefshme për
të njëjtën periudhë dhe të njëjtin qëllim
përdorimi, si dhe mbulon pjesët e blera,
në vendin e ri të qëndrimit tuaj, për këtë
model të veçantë apo grup pajisjesh.
• Garancia e pajisjes është personale
vetëm për blerësin origjinal të pajisjes dhe
nuk mund t’i kalojë një përdoruesi tjetër.
• Pajisja është instaluar dhe vënë në
përdorim në përputhje me udhëzimet e
lëshuara nga Electrolux dhe është
përshtatur vetëm për përdorim shtëpiak
dhe jo për përdorim komercial.
• Pajisja është instaluar në përputhje me të
gjitha rregulloret në fuqi të shtetit tuaj të ri
të banimit.
Dispozitat e kësaj Garancie Europiane nuk
bien ndesh me asnjë nga të drejtat e
garantuara nga ligji.
16 electrolux