AMBIENTI
Hedhja e pajisjes
Gjithë materialet që përmbajnë simbolin
janë të riciklueshme. Hidhini ato në një vend-
grumbullimi plehrash (pyesni pranë autoriteteve
lokale) për grumbullimin dhe riciklimin. Kur e hidhni
pajisjen, hiqni gjithë pjesët që mund të jenë të
rrezikshme për të tjerët: hiqni kabllin e ushqimit me
energji elektrike nga bazamenti i pajisjes.
Simboli
mbi produkt ose mbi ambalazhin e tij,
tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si
mbeturinë e zakonshme shtëpiake. Përkundrazi, ai
duhet të dorëzohet në pikën e grumbullimit të
pajisjeve të riciklueshme elektrike dhe elektronike.
Duke u siguruar se ky produkt mënjanohet në
mënyrën e duhur, ju ndihmoni në shmangien e
pasojave negative të mundshme për ambientin
dhe shëndetin e njeriut, çka do të shkaktohej
përndryshe nga mënjanimi i papërshtatshëm i këtij
produkti. Për informacione më të detajuara rreth
riciklimit të këtij produkti, lutemi kontaktoni zyrën
tuaj lokale të bashkisë, shërbimin e mbeturinave
shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin.
Mbrojtja e ambientit
Për të kursyer ujin dhe energjinë si dhe për të
ndihmuar në mbrojtjen e ambientit, ju
këshillojmë si më poshtë:
• Sa herë të jetë e mundur, përdoreni pajisjen me
kapacitetin e saj të plotë dhe shmangni
ngarkesa të pjesshme.
• Përdorni vetëm programet e paralarjes dhe
njomjes për teshat shumë të ndotura.
• Përdorni një sasi të përshtatshme detergjenti për
fortësinë e ujit, sasinë e ngarkesës dhe nivelin e
ndotjes së teshave.
SQ
KUSHTET E GARANCISË
ALBANIA
Electrolux i ofron garancinë e mëposhtme blerësit
të parë të kësaj pajisje:
1. Garancia është e vlefshme për një periudhë 24
mujore e cila fillon kur pajisja i dorëzohet
blerësit të parë, gjë e cila verifikohet nga fatura
e blerjes. Garancia nuk mbulon përdorimin
komercial.
2. Garancia mbulon të gjitha pjesët ose
komponentët të cilët nuk funksionojnë si
pasojë e materialit me difekt. Garancia nuk
mbulon difekte të shkaktuara në pajisje si
pasojë e keqpërdorimit, dëmtimit aksidental,
pakujdesshmërisë, montimit të gabuar,
modifikimit të paautorizuar ose përpjekjës për
riparim,përdorimit komercial ose mos leximit
me vëmendje të manualit të përdorimit. Kjo
garanci nuk mbulon pjesë të tilla si llampat e
ndriçimit, pjesët prej xhami apo plastike të
lëvizshme.
3. Në rastet kur kërkohet riparim, blerësi duhet të
informojë qendrën më të afërt të servisit.
ELECTROLUX ka të drejtën e përcaktimit të
vendit të riparimit ( psh shtëpinë e klientit,
vendin e instalimit ose repartin ELECTROLUX).
4. Garancia ose zëvendësimi falas përfshin si
punën ashtu edhe materialet.
5. Riparimet e bëra në kohën e garancisë nuk e
zgjasin periudhën e garancisë për pajisjen.
Pjesët e hequra gjatë riparimeve brenda
garancisë bëhen pronë e ELECTROLUX.
Global Servis sh.a Rr Don Bosko,Pall Vision plus,
Tel: +355 4 270447 www.global-servis.com.al
GARANCIA EUROPIANE
Pajisja është e garantuar nga Electrolux në secilin
nga shtetet e listuar në pjesën e pasme të këtij
udhëzuesi përdorimi, për periudhat e specifikuara
në garancinë e pajisjes apo nga ligji. Nëse
transferoheni në një shtet tjetër ndër shtetet e
listuar, garancia e pajisjes do të vlejë sipas
specifikimeve të mëposhtme:
• Garancia e pajisjes fillon nga data që keni blerë
pajisjen, datë kjo që mund të provohet nga një
dokument blerjeje, i lëshuar nga shitësi i pajisjes.
• Garancia e pajisjes është e vlefshme për të
njëjtën periudhë dhe të njëjtin qëllim përdorimi,
si dhe mbulon pjesët e blera, në vendin e ri të
qëndrimit tuaj, për këtë model të veçantë apo
grup pajisjesh.
• Garancia e pajisjes është personale vetëm për
blerësin origjinal të pajisjes dhe nuk mund t’i
kalojë një përdoruesi tjetër.
• Pajisja është instaluar dhe vënë në përdorim në
përputhje me udhëzimet e lëshuara nga
Electrolux dhe është përshtatur vetëm për
përdorim shtëpiak dhe jo për përdorim
komercial.
• Pajisja është instaluar në përputhje me të gjitha
rregulloret në fuqi të shtetit tuaj të ri të banimit.
Dispozitat e kësaj Garancie Europiane nuk bien
ndesh me asnjë nga të drejtat e garantuara nga
ligji.
electrolux 15